Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderoi për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në.Ministri Gashi fillimisht e ka falënderuar Ambasadorin O’Connell për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në Trashëgiminë Kulturore. Gjatë këtij takimi, ministri Gashi, ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm mes MKRS-së dhe ambasadës në aktivitet e projekte të shumta të përbashkëta, dhe me këtë…
Author: almakos
Alsat 2019-08-21T14:17:56+02:00 “Duke pas parasysh se Prokurori Publik ka sjell vendim për zgjerimin e hetimit edhe ndaj prokurores speciale. Prokurori Publik ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë”, tha Joveski sipas të cilit Prokurori Publik ka pranuar ndikimin e të dyshuarit duke ndërprerë paraburgimin dhe duke i shqiptuar masën e paraburgimit shtëpiak. “Kanë marrë 1 milion euro, ndërsa derisa i dyshuari ishte në paraburgim nga bashkëshortja e tij kanë marrë 500 mijë euro. Me vetë faktin se ka propozuar që t’i ndërpritet paraburgimi dhe ti shqiptohet masë më e butë paraburgim shtëpiak,…
Ka pasur pak deklarata për modën në të kaluarën në mbledhjet e grupit G7. Por këtë vit, udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës do të përkrahen nga më shumë se 20 firmave të rrobave për t’i luftuar ndryshimet klimatike dhe për ta mbrojtur biodiversitetin.Në mesin e kompanive të veshjeve që do të zotohen për rroba më të qëndrueshme janë: Gucci, Kering, H&M dhe Inditex. Ato do t’i bashkojnë forcat për ta mbrojtur mjedisin, përfshirë edhe mbrojtjen e oqeaneve. Marrëveshja që pritet të nënshkruhet këtë fundjavë vjen pas reagimeve të shumta të të rinjve se industria e modës është…
Alsat jozyrtarisht mëson se përveç Katica Janëvës janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, mes tyre edhe dy politikanë.
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi, thotë se është duke e hetuar rastin e krijuar në aeroportin e Prishtinës pas grevës së punëtorëve.“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Departamenti për Siguri Publike, përmes Inspektorëve për siguri të aviacionit civil të cilët kanë qenë prezent dhe janë duke e përcjell situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë periudhës së mbajtjes së grevës nga ana e personelit të aeroportit. Inspektorët për siguri të aviacionit civil të MPB-së janë duke e hetuar rastin në fjalë dhe pas përfundimit të hetimit do të hartojnë raport zyrtar”, thuhet në…
Në Jabllanicë të Pejës dje janë çrrënjosur 755 bimë kanabis sativa, bën të ditur Policia e Kosovës.Më 20.08.2019 në vazhdën e hetimeve është zhvilluar një operacion ku janë çrrënjosur 755 bimë kanabis sativa me gjatësi 1 metër deri në 2.5 metra të cilat janë shkatërruar me anë të djegies në vendin e ngjarjes”, Policia njofton se personat e dyshuar lidhur me rastin nuk dihen.
Alsat 2019-08-21T13:10:26+02:00 Forca policore kanë ndërhyrë në shtëpinë në Kozle dhe po arrestojnë prokuroren speciale, Katica Janeva. Raportohet se për Katica Janevën dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarishtë ekzistojnë edhe dëshmi. Loading…
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc – Zllakuqan i Klinës, investim i MIT.Ministri Pal Lekaj, i premtoi kryetarit Elezi dhe banorëve të Klinës, se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave. Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT e financon me 367 mijë euro, në kuadër të…
Një video brutale po qarkullon në rrjetet sociale. Në të shihet se si një 29-vecar kosovarë e godet me grushte e shqelma një vajzë të mitur, vec 7-vjecare e cila i përket komunitetit ashkali. E gjitha ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të komunë së Istogut. I dyshuari 29-vjecari me iniciale L.D është arrestuar nga policia.[embedded content] “Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog. Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23…
Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Ksenija Bozhoviq, ka deklaruar se në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq janë përfshirë të gjithë, të huajt, shqiptarët dhe serbët. Ajo gjatë një interviste për KosovaPress, u shpreh skeptike se do të gjendet ndonjëherë autori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.Sipas saj, hetimet rreth kësaj vrasje që nga fillimi kanë shkuar keq. “Pas tërë kësaj kohe dhe në bazë të komplet procedurës se si ka shkuar deri tash, si dhe mënyrës së kryerjes së likuidimit, ne dyshojmë se këtu janë të përfshirë të huajt, shqiptarët dhe serbët… Hetimi që nga dita e…
Alsat 2019-08-21T12:30:20+02:00 Bisedimet mes grupeve punuese të Qeverisë dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilën zgjidhet e ardhmja e PSP-së, është në status kuo dhe tani për tani nuk është paraparë ndonjë takim i ri.Nga Ministria e Drejtësisë thonë se për momentin nuk ka ndryshime sa i përket bisedimeve rreth ligjit për Prokurori Publike dhe se për sot nuk është caktuar asnjë takim për grupet punuese. Edhe pse priteshe që grupet punuese të dy partive të bisedojnë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi, ndërsa takimi i fundit u mbajt në korrik dhe që atëherë pozitat…
Alsat 2019-08-21T12:22:03+02:00 Paraqitja e irredentizmit dhe shkelja e sundimit të së drejtës mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi procesin qasës në BE për shtetin fqinj, ka thënë ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistën për gazetën greke “Real njuz” dhe shton se qeveria aktuale greke “e ndjek çdo hap të qeverisë së Shkupit”, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Shkup. Varviciotis e ka përsëritur qëndrimin se kanë trashëguar marrëveshje të keqe që qeveria e SIRIZA-s e ka nënshkruar “duke u tërhequr nga armët negociuese dhe pozicionet nacionale të vendit, konstatuar me Marrëveshjen e…

