Mundësi shqiptar Trim Ismaili do të garojë nesër, më 10 korrik, në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski”.
Garat në kategorinë 79 kilogramë nisin në ora 11:00, ndërsa Ismaili e fillon rrugëtimin nga faza e 1/8 së finales, ku pret fituesin e përballjes mes mundësit të Izraelit dhe atij të Italisë.
Në rast se kalon këtë sfidë, Ismaili do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku e pret përfaqësuesi i Ukrainës.
Pas një periudhe përgatitore intensive, Trim Ismaili udhëton drejt këtij kampionati në formë shumë të mirë, me objektivin për të arritur sa më larg dhe për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e tij në arenën evropiane.


