Author: almakos

Alsat 2019-08-21T16:06:52+02:00 Gjuha shqipe do të jetë pjesë e edicionit të festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Për dallim nga vitet e kaluara kur shqipja, të cilën e flasin shumica e qytetarëve të Strugës ishte anashkaluar, drejtuesit e festivalit siguruan se në leximet kryesore të festivalit do të përfshihet edhe shqipja. Këtë vit në drejtim të gjithë përfshirjes dhe një shoqërie për të gjithë dhe përfshirjen e publikut, planifikojmë në programin zyrtar të përfshijmë përveç përdorimit të maqedonishtes dhe anglishtes, siç ka qenë deri tani, edhe gjuhën shqipe dhe frëngjishte, pasi Maqedonia është anëtare e Shoqatës Botërore të Frankofonisë”, tha Todorçe…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes ka ndodhur një incident në një punishte ndërtimi në Gjilan ku ka vdekur një person derisa ishte duke punuar aty.“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën  e Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë. Policia tutje ka bërë të ditur se derisa kishte qenë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-21T15:58:13+02:00 Ka përfunduar konkursi për përzgjedhjen e 13 personave që duhet të punësohen me kontratë të rregullt në Agjencinë për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve. Edhe pse këto punësime bëhen në një institucion që ka për detyrë të merret me zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe, ndër kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët theksohet njohja e mirë e gjuhës maqedonase, por në këtë shpallje askund nuk figuron që kandidatët duhet të njohin mirë edhe gjuhën shqipe. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe Ylber Sela, kontradiktor me kushtet e kërkuara në konkurs. Ai tha se 13 kandidatët që…

Lexo më Shumë

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se ai asnjëherë nuk është intervistuar nga Policia e Kosovës, për  dukurinë “Sim to Sim”. Madje ai ka thënë se ka ndihmuar Policinë e Kosovës në parandalimin e kësaj dukurie.Në një intervistë për EkonomiaOnline, Istrefi ka mohuar deklaratat e disa medieve, të cilat e involvojnë Istrefin në këtë ngjarje. “Kam pas një numër të pyetjeve nga gazetarët se a jam marrë në pyetje prej Policisë së Kosovës ndonjëherë për këtë dukuri, prej kohës sime është ngritë ky nivel i aktivitetit. Dukuria ‘Sim to Sim’, me përgjegjësinë më të lartë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-21T15:41:11+02:00 “Rasti “Reket” ku akuzohet edhe prokurorja speciale Katica Janeva konfirmon se para drejtësisë dhe ligjeve secili është përgjegjës. Rezultati nga hetimi duhet të bazohet në dëshmi dhe parimin e së drejtës. Pavarësisht rrjedhës së rastit, qeveria pret nga të gjitha organet përfshi edhe PSP-në luftë të pakompromisë kundër krimit dhe korrupsionit. Procedurat gjyqësore do të zhvillohen në procedurë të hapur”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë. Loading…

Lexo më Shumë

Pas takimit që e pati me Dardan Sejdiun e PSD-së, Ilir Deda deputet i Alternativës u takua sot gjatë ditës edhe me Vjosa Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, deputeti Deda, derisa, i njëjti ka shkruar se janë gati për shpërbërjen e Kuvendit. Ky mbishkrim si duket nuk i ka pëlqyer deputetes së PSD-së, Shqipe Pantina, që ka komentuar në foto e çuditur ‘Shpërbërjes???’, derisa, termi i saktë sipas saj është ‘Shpërbërje’. Ndryshe, Deda gjatë ditës është takuar edhe me deputetin Dardan Sejdiu, që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-21T15:24:51+02:00 Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në një konferencë për shtyp pas arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva deklaroi se sot përfundon karriera në Prokurori dhe karriera politike e bashkëpunëtores së Zaevit, respektivisht ajo e Katica Janevës. Ai mes tjerash thekson se Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar. “Arrestimi i Katica Janevës nuk duhet të shndërrohet në aksion për shpëtimin e Zoran Zaevit, por duhet të shihet se cili ka qenë roli i të gjithë atyre që kanë qenë të afërt të “Lidhjes ndërkombëtare”. Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Nepalit e kanë ndaluar përdorimin e shisheve plastike në rajonin e Everestit në përpjekje për ta zvogëluar sasinë e mbeturinave që lihen nga alpinistët.Ky vendim do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të vlejë për komunën Khumbu Pasang. Një zyrtar lokal i tha një agjencie të lajmeve se ky hap do të ndikojë që rajonin malor të pastër për periudhë më të gjatë kohore. Autoritetet së fundi i kanë larguar 11 tonë mbeturina nga Mali i Everestit. Të gjitha shishet plastike dhe objektet e tjera më të vogla nga plastika do të ndalohen…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-21T15:10:43+02:00 Prokuroria Publike për Krim të Organizuar sot kërkoi paraburgim për prokuroren speciale, Katica Janeva, pasi është zgjeruar hetimi për rastin “Reket”, ndërsa Janeva u arrestua sot pasdite. Sipas hetimit, Janeva ka përfituar 298,000 denarë pronë, kryesisht në mobilje dhe gjësende. Janeva, sipas Prokurorisë, kishte për qëllim të lehtësonte pozicionin e Kamçevit duke e zëvendësuar paraburgimin e tij me arrest shtëpiak në rrethana të pandryshuara, ku pastaj Kamçevi duhej të transferohej në dëshmitar të mbrojtur ose ti ofrohej marrëveshje, të kthente pasaportën dhe të paguante një dënim minimal për rastin “Perandoria”. Sot gjatë bastisjes në PSP është konfiskuar një…

Lexo më Shumë

Përparim LekaQeveria e Kosovës i kishte paguar kompanisë Bechtel Enka 53 milionë euro nga buxheti i shtetit për dështimin e përmbushjes së obligimeve në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Por tani Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se i gjithë procesi është nën hetim. Në qershor të vitit 2018, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj kishte thënë se Bechtel Enkas duhet t’i paguhen 53 milionë euro shtesë për autostradën Prishtinë –Shkup. ” Për shkak të pagesave që s’kishim buxhet e që kontrata të jetë valide e zgjatëm deri më 1 qershor të 2019, jo për të kryer punimet…

Lexo më Shumë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dënon sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj fëmijës K.M, 7- vjeçare, nga një person i moshës madhore në Komunën e Istogut.KOMF kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërrmarrin masat sipas legjislacionit në fuqi për ndëshkimin e personit të dyshuar për ushtrim të dhunës.  Sipas informacioneve të publikuara në media, raportohet që “7-vjeçarja, bashkë me disa fëmijë të tjerë, kohë pas kohe, paraqiteshin në afërsi të dyqanit për të kërkuar lëmoshë. Ndërkaq, sipas pronarëve të vetë dyqanit, fëmijët nuk shkaktonin ndonjë problem.” Prandaj, KOMF kërkon nga Qendra për Punë Sociale në Komunën e…

Lexo më Shumë

Një tren i shpejtë në Japoni ka lëvizur me shpejtësi prej 280 kilometrash në orë, ndonëse një prej dyerve të tij kishte mbetur e hapur.Për fat të mirë, asnjëri nga 340 pasagjerët nuk është lënduar, ndërsa vozitësi i trenit bëri një ndalje emergjente kur vërejti shenjën se një derë e trenit është e hapur. Udhëtarët e trenit “Hayabusa 46” mbetën të bllokuar në një tunel për 15 minuta derisa drejtuesit e trenit i kryen kontrollet e nevojshme. Kompania “East Japan Railway” njoftoi se një pastrues ka harruar ta mbyllë pajisjen që e hap derën në mënyrë manuale. Mediet japoneze raportuan…

Lexo më Shumë