Ka pasur pak deklarata për modën në të kaluarën në mbledhjet e grupit G7. Por këtë vit, udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës do të përkrahen nga më shumë se 20 firmave të rrobave për t’i luftuar ndryshimet klimatike dhe për ta mbrojtur biodiversitetin.
Në mesin e kompanive të veshjeve që do të zotohen për rroba më të qëndrueshme janë: Gucci, Kering, H&M dhe Inditex. Ato do t’i bashkojnë forcat për ta mbrojtur mjedisin, përfshirë edhe mbrojtjen e oqeaneve.
Marrëveshja që pritet të nënshkruhet këtë fundjavë vjen pas reagimeve të shumta të të rinjve se industria e modës është duke ndikuar më shumë negativisht në ndryshimet klimatike sesa industritë e lundrimit dhe aviacionit së bashku. Nëse nuk merren masa, deri në vitin 2050, industria e veshjeve do të jetë përgjegjëse për 25 për qind të karbonit të liruar.
Gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të përdorin rroba të vjetra dhe të dorës së dytë. Pritet që tregu i rrobave të dorës së dytë t’ia marrë anën tregun të rrobave të reja në vitet e ardhshme dhe të jetë 50 për qind më i madh deri në vitin 2028.
Reagimet për dëmtimin e mjedisit i kanë detyruar kompanitë e veshmbathjeve që t’i përshpejtojnë planet për rroba më të qëndrueshme dhe të bëhen bashkë për të bërë ndryshime në fabrika dhe furnizues në mbarë botën, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.



