Një person ka humbur jetën dje në fshatin Llapnasellë të Prishtinës pasi që ka humbur kontrollin derisa po drejtonte motoçikletën e tij dhe ka përfunduar jashtë rrugës, duke marrë kështu plagë vdekjeprurëse.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh. Llapnasellë , Prishtinë (NN) 23.08.2019-02:20. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekje prurës. Me vendim të…
Author: almakos
Alsat 2019-08-24T15:34:21+02:00 Një emigrant ka ndërruar jetë ndërsa 12 të tjerë janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Demir Kapi-Negotinë. Katër prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë sjellë në Klinikën e Shkupit. Nga policia njoftojnë se vetura në të cilën ndodheshin emigrantët ka goditur një automjet tjetër. Shoferi e ka braktisur vendin e ngjarjes, në rrjedhë vazhdon aksioni për ndërmarrjen e masave për gjetjen e tij dhe privimin nga liria – tha Toni Angellovski, Ministria e Punëve të Brendshme. Nga Ministria e Brendshme thonë se po përcjellin situatën dhe nuk presin fluks të ri…
Alsat 2019-08-24T15:27:29+02:00 Të gjitha informacionet e nevojshme shtesë për rastin “Reket”, do t’i dërgohen Këshillit të Prokurorëve Publik, pa rrezikuar hetimin, konfirmoi për Alsat Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Ljubomir Jovevski. Dje prokuroria i dërgoi një raport zyrtar Këshillit në lidhje me zhvillimin e rastit Reket, por nga këshilli thanë se informacionet ishin të jo të plota. Për çështjen nëse shefja e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska do të marrë pjesë personalisht në seancën me kërkesë të Këshillit, Jovevski thotë se për këtë do të konsultohen më tej. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Këshillin për verifikim…
Siç shkruajnë mediat në Serbi, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum Vuçiqit që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq.‘Espreso.rs’ thotë se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiq tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve. Një gjë e tillë ka dështuar jo vetëm për shkak të kundërshtimit të shteteve që e kanë njohur dhe që e mbështesin Kosovën, por edhe për shkak se një ide e tillë kundërshtohet nga faktori politik në Serbi, transmeton Gazeta Express. “Unë e di se nuk…
Ish-kandidati i PDK’së për deputet, Sabri Kiçmari, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish-shefit politik të UÇK’së, Hashim Thaçi se i njëjti kishte bojkotuar luftën e Fehmi Lladrovcit i rënë në luftë.Ai ka thënë se në mesin e vitit 1998 kishte pasur një bisedë me Lladrovcin, i cili kishte shprehur zhgënjimin në Hashim Thaçin. “Kam pasur një bisedë të gjatë me Fehmi Lladrovcin në korrikun e vitit 1998, përmbajtjen e të cilës do ta bëj publike tjetërherë”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë te DPT te Fidani. “Hapësira e Fehmi Lladrovicit pas ardhjes në Kosovë ka qenë jo vetëm e…
Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset se kush do të jetë kandidat për Kryeministër. Ka thënë se LDK do të merr vendim shumë shpejt për këtë temë.“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar, besoj se prononcimet do t’i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim”, ka thënë Osmani kur ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK’së. Ajo s’ka dashur të komentojë pse Lutfi Haziri e Agim Veliu s’morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë derisa ka sugjeruar të pyeten ata…
Alsat 2019-08-24T14:43:41+02:00 “Aleanca për Shqiptarët (ASH) shprehë shqetësimin e sajë për mungesën e informacionit nga ana e MPB-së lidhur me rastin e veturës së inspektorit me të cilën transportoheshin lëndë narkotike.Edhe pas më shumë se një javë organet kompetente nuk japin sqarime se cilat masa ligjore janë ndërmarrë nga ana e kontrollit të brendshëm pranë MPB-së lidhur me rastin e lartpërmendur.Kush është inspektori vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së?”, thuhet në komunikatën për shtyp të ASH-së. “Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka…
Derisa zgjedhjet e parakohshme po afrojnë, gjuha dhe konkurrenca ndërmjet partive politike në Kosovës sa vjen e ashpërsohet.Një gjë e tillë po ndodh edhe me partitë të cilat përfaqësojnë qytetarët serbë në Kosovë. Në një reagim të lëshuar nga partia e Sllobodan Petroviqit, thuhet se Lista Serbe në panik nga humbja e përkrahjes në Kosovës, tashmë ka filluar me gënjeshtra e kërcënime, duke shfrytëzuar madje edhe mediat e afërta me pushtetin në Serbi. Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se ‘Lista Serbe’ ka lëshuar përmes mediave të afërta me pushtetin në Serbi se një anëtar i SLS’së, Mirsolav…
Sindikata e Pavarur e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, përmes një njoftimi për media, pak çaste më parë bën të ditur se nuk do të vazhdojë greva e paralajmëruar ditë më parë.Në njoftim thuhet: Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se pas diskutimeve brenda kompanisë me Sindikatën e Punonjësve të Aeroportit ‘Adem Jashari’ kemi ardhur në një konkludim të përbashkët dhe si rezultat i kësaj greva nuk do të vazhdojë. Të gjitha detajet e tjera janë subjekt i çështjeve të brendshme të kompanisë dhe nuk do të bëhen publike.
Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, ka thënë se të hënën do të përmbyllen diskutimet rreth asaj se kush do të jetë i nominuar i kësaj partie për postin e kryeministrit, shkruan Gazeta Express.Ai gjithashtu ka thënë se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, do të diskutohet edhe për çështjen e koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se sot e kanë rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin që nuk do të ketë koalicion me PDK’në. “Në takimin e sotëm të kryesisë së re u pajtuam në disa çështje. E para rikonfirmuam kryesinë e re,…
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë për të hënën nominimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Gazeta Express.Kjo pasi që për kandidat për kryeministër janë përmendur emrat e Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës, shkruan Gazeta Express. Në rast se nuk do të ketë konsensus në Kryesi të partisë të hënën për ndonjërin prej emrave, atëherë votimi do të kalojë në votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë nuk kanë marrë fare pjesë Lufti Haziri e Agim Veliu, pasi ata janë të pakënaqur me faktin që Vjosa Osmani pritet…
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër-kontroll në trembëdhjetë (13) lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe gjatë operacionit janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar. Personat e dyshuar me iniciale janë: B. M., M/Sh/K i lindur më 1977, F. K.,M/Sh/K i lindur më 1998, B. M., M/Sh/K…

