Një grua dyshohet se ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë në magjistralen Gjilan Ferizaj.Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka treguar se ka qenë një vetë aksident që ka ndodhur rreth orës 15 e 45. “Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit” , ka thënë Hashani./GazetaExpress/
Author: almakos
Një grua e moshës 43 vjeçe është vrarë sot në Pejë. Burime të Express kanë thënë se dyshimet e para janë se vrasësi është burri i gruas.Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se një grua e moshës 43 vjeçare është gjetur e vdekur në Pejë. “Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më 1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express. Policia bashkë me autoambulancën…
Adnan Arifi nga Gjilani ka rrëfyer për një përvojë të keqe që ka kaluar në ‘Rrugën e Kombit”. Ai ka treguar se i kishte pëlcitur goma e veturës, dhe se si asnjë makinë me tabela të Kosovës nuk është ndalur për t’i ofruar ndihmë.Arifi ka thënë se veturat me tabela të Kosovës as që kishin marrë mundin të ndaleshin dhe ta pyesnin se çfarë i kishte ndodhur, edhe përkundër faktit se kishte mbetur në mes të rrugës së bashku me familjen. Megjithatë Policia shqiptare i kanë ardhur në ndihmë. Konkretisht ka qenë shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i…
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se është me i qetë pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me PSD’në.Ai sot është relaksuar bashkë bashku me fëmijët e tij duke u ngjitur majë maleve të Sharrit, në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra lartësi mbidetare. Haradinaj thotë se Kosova është e kompletuar me gjithçka. Ngjitja në bjeshkë dhe ecja në natyrë gjatë vikendeve është bërë rutinore për Haradinajn. “Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të…
Alsat 2019-08-24T16:16:01+02:00 Vendi duhet të vazhdojë të zgjidhë të gjitha hetimet e hapura. Oto Graf nga Ambasada gjermane dërgoi këtë porosi nga Ohri, ku foli për mundësinë që vendi të marrë një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Shprehu optimizëm se parlamenti gjerman do të përgjigjet pozitivisht. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë kushtet më të rëndësishme për t’u anëtarësuar në NATO dhe për këtë arsye ne inkurajojmë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të vazhdojë përpjekjet e saj për të përfunduar të gjitha hetimet e hapura, pasi tani është koha për të zgjidhur këtë çështje përgjithmonë dhe…
Alsat 2019-08-24T16:09:44+02:00 Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Arsimit kërcënon me grevë. Mësimdhënësit të pakënaqur me rritjen minimale të pagës prej 5 për qind. Drejtuesi i Sindikatës Jakim Nedelkov i jep edhe një javë afat Qeverisë. Kërkon që Sindikata të jetë pjesëmarrëse aktive në krijimin e buxhetit të arsimit për vitin 2020. Në qoftë se deri me 1 shtator nuk harmonizohen qëndrimet për këtë çështje, 2 shtator kur është edhe dita e parë e shkollës, këshilli i SASHK ka vendosur ta shpallë atë një grevë paralajmëruese që do të thotë se me 2 shtator mësuesit…
Në Iran, përdorimi i automjeteve të ambulancës është bërë veprim i popullarizuar në mesin e shtresës së pasur të popullsisë, të cilët dëshirojnë ta shmangin tollovinë në trafik dhe të arrijnë në destinacionin e tyre sa më shpejt që është e mundur.Kryetari i shërbimit privat ambulantor i Republikës Islamike të Iranit ka pranuar se yjet e filmit dhe profesorët e pasur po i përdorin automjetet mjekësore për këtë qëllim. Dr.Mojtaba Lohrasbi, tha për një agjenci lajmesh: “Forcat policore në Tehran janë shumë të ngarkuara, saqë nuk kanë pasur mundësi të bashkëpunojnë me ne për t’i dhënë fund kësaj dukurie ilegale”.…
Alsat 2019-08-24T16:04:01+02:00 Unë nga shtatori i vitit 2018 deri diku 10 Prill 2019 jam shantazhuar vazhdimisht nga një grup njerëzish që zhvatën një sasi të madhe parash nga unë. Kështu fillon dëshmia e biznesmenit Kamçev para prokurores Villma Ruskoska për çështjen “Reketi”, e cila mund të lexohet nga procesverbali i publikuar nga portali Infomaks. Në fund të faqes, Kamçev tregon gjithashtu se si Boki 13 i ofroi atij projekte dhe ai nuk ka pranuar t’i financojë ato sepse ato ishin joprofitabile dhe tashmë e ka ditur që biznesmenët e tjerë mashtroheshin në mënyrë të ngjashme.Publikimi i dokumentit është dënuar nga…
Alsat 2019-08-24T15:58:26+02:00 Shtatë muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar përgatitjen e programit që ka për qëllim promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare, pasi kjo parashihet në nenin 21 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji do të marrin masa për të promovuar përdorimin e të gjitha gjuhëve zyrtare, si dhe për të garantuar mbrojtjen e gjuhëve të bashkësive të tjera, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare –…
Alsat 2019-08-24T15:50:46+02:00 Zonja Kacarska, ndodhitë e fundit në gjyqësi, konkretisht rasti Reket, sa mund të ndikojnë, që vendi në tetor të mos marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në? Tetori është data kur BE-ja, do ti kthehet çështjes së datës. Ne para rastit Reket, nuk kishim çështje të hapur, që një pjesë e vendeve anëtare mundnin ta kontestonin, edhe pse ekzistonin vende anëtare, që nuk kishin vendosur akoma, për atë nëse do ta mbështesin, fillimin e negociatave, ose jo. Ndjekja e rasteve, dhe zgjidhja e tyre të profilit të lartë, është një nga përcaktimet kryesore të aderimit në BE,…
Një ari ka sulmuar një polic të Kosovës në fshatin Pecaj të Pejës. Përmes një komunikate për media bën të ditur se polici ka arritur të shmangë ariun, e më pas ka pranuar tretman mjekësor.“Viktima mashkull K-Shqiptar zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi që duke trajtuar një rast është sulmuar nga ariu. Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thotë PK. Më herët edhe në qytetin e Prizrenit një ari ka sulmuar bagëtitë ne disa fshatra duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale./GazetaExpress/
Alsat 2019-08-24T15:45:25+02:00 Shënon rritje numri i rasteve urgjente që kërkojnë ndihmë në Klinikën për Psikiatri në Shkup. Ekspertët sqarojnë se stina e verës shkakton shumë kriza tek shumë njerëz, e në veçanti tek personat të cilët kanë probleme psikologjike. Nuk ka të dhëna se cilën moshë apo gjini më së shumti i prek ky çrregullim psikiatrik ndërsa mjekët thonë se ditët e gjata të verës sjellin edhe tentativa të shumta për vetëvrasje. Periudha e verës di të jetë e rrezikshme për pacientët të cilët kanë probleme psikologjike për shkak të shumë aspekteve. Dita është e gjatë, tek numër i madh…

