Anija iraniane që po transporton naftë nëpër Detin Mesdhe është nisur drejt Turqisë pasi u lëshua nga autoritetet e Gjibraltarit. Lundrimin e saj e kanë kundërshtuar Shtetet e Bashkuara, të cilat dyshojnë se nafta do të dërgohet në Siri.Ekuipazhi i anijes “Adrian Darya 1”, e ndërroi destinacionin në Sistemin e Identifikimit Automatik, duke e vendosur në të qytetin turk, Mesrin. Ekspertët thonë se ekuipazhi mund të vendos në këtë sistem çfarëdo destinacioni dhe të mos e dërgojnë anijen në atë vend. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar urdhër për sekuestrimin e anijes dhe ua ka tërhequr vërejtjen shteteve të tjera që…
Author: almakos
Afër 6 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.Ndonëse, ditë më parë është shpërndarë Kuvendi, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për KQZ-në derisa të ketë një opinion këshillues nga Gjykata Kushtetuese. Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna, thotë se zyrtarë të departamentit të buxhetit në Ministri të Financave dhe zyrtarë të KQZ-së kanë pasur takime të përbashkëta të cilët kanë harmonizuar draft buxhetin dhe shuma e mjeteve të parapara për organizimin e zgjedhjeve është 5 milionë e 894 mijë e 730…
Partia e Isa Mustafës me gjasë do ta caktojë sot kandidatin për Kryeministër. Në garë për të marrë besimin e LDK’së për të garuar për Shef të Qeverisë së ardhshme janë: Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lutfi Haziri.Agim Veliu bashkë me Lutfi Hazirin e kanë betejën e fundit për t’u treguar se mund të vendosin diçka në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Pasi u eliminuan për garën për Shef të Partisë, Veliu e Haziri do të shihet nëse do të kenë fuqinë për të shtyrë kandidatin e tyre për Shef të Qeverisë së ardhshme. Agim Veliu s’ka…
Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë thënë se një pacient ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë të traktit respirator, të cilët e kishte marrë nga thithja e të ashtuquajturave cigare elektronike.Agjencia për shëndetësi në Illinois të Shteteve të Bashkuara tha se pacienti është mes moshës 17 dhe 38 vjeçare. Rasti u shënua në kohën kur është shënuar rritje e numrit të sëmundjeve të mushkërive në ShBA. Mjekët thonë se kjo po shkaktohet nga përdorimi i cigareve elektronike. Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve njoftoi se rreth 200 persona në Shtetet e Bashkuara janë shtrirë në spital për shkak të thithjes…
Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë.Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale. Të gjitha këto skema, buxhetit të Kosovës, vitin e kaluar i kanë kushtuar më shumë se 416 milionë euro, apo 20 për qind të shumës së përgjithshme, thuhet në një hulumtim të Institutit për Studime të…
Alsat 2019-08-24T09:47:32+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot do ta vizitojë rajonin e Pellagonisë, më saktë komunat Prilep dhe Novac.Në Prilep, kreu i ekzekutivit do të marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit në përdorim të eko autobusëve të transportin publik në Komunën e Prilepit, ndërsa në Novaci së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, do të bëjnë inspektimin e përparimit të punëve në gazsjellësin magjistral, pjesa Negotinë – Kavadar – Prilep – Manastir. Loading…
Alsat 2019-08-24T09:43:00+02:00 Pas negociatave të shumta me Ministrinë e arsimit dhe shkencës , SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të filloj më datën e paraparë 2 shtator por të shkohet në grevë. SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%. Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi u mundua që t bind udhëheqësin e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, megjithatë SASHK qëndroi në vendimin e prerë për grevë. Ata…
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vitin 2019-të po e cilëson si vit të dështimeve ekonomike.Sipas tij, vitet 2018-2019 janë vitet më fatale për ekonominë. Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka përmendur disa indikatorë të cilët tregojnë gjendjen aktuale ekonomike në vend, transmeton Klan Kosova. “Viti 2019 ka qenë bashkërisht me vitin 2018, vitet më fatale për zhvillim ekonomik. Ju po e shihni në çfarë trendi janë investimet e huaja direkte, çfarë trendi dhe niveli është imazhi i Kosovës”. Gërxhaliu tha se shkalla e ulët e papunësisë, rënia e investimeve, largimi i të rinjve e kanë…
Adelina Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7 ka rrëfyer për jetën e saj ndër vite, duke treguar se a i kanë kërkuar haraç, kërcënimet që ka pasur për mbështetjen ndaj Presidentit Ibrahim Rugova si dhe përkrahjen për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani e cila është përfolur si kandidate për Kryeministre.Ajo tregoi se asaj nuk i është kërkuar asnjëherë para që të lejohet të këndojë. “Jo mua nuk më kanë qitë haraç, e as familjes sime” tha ajo, shkruan Express. Ajo ka thënë se gjatë kohës sa po qëndronin në Rambuje, presidentit të Kosovës ia kanë shkelur këmbën…
Gjendja e vështirë financiare si dhe numri i të punësuarve ka bërë që faza e privatizimit të Telekomit të Kosovës të shihet me dyshime, pa një ristrukturim fillestar të kësaj ndërmarrjeje.Ky proces i nisur në tetor të vitit të kaluar nuk pritet të përfundojë brenda 6 muajsh, e gjithë kjo pasi ende nuk ka përfunduar faza përmbyllëse e përzgjedhjes së kompanisë e cila do ta bëjë ristrukturimin e Telekomit. Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, thotë se në gjendjen të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, nuk mund të flitet për privatizim, pa u krijuar një qëndrueshmëri brenda kësaj ndërmarrje.…
19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë në muajin shtator, sipas vendimit të kreut të kësaj komune Qëndron Kastrati për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato, por edhe numrit të vogël të nxënësve.Por, ky vendim po kundërshtohet ashpër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), e cila ka dalë kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, në një intervistë për EO, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme, nëse ky vendim nuk anulohet. “Ne nga ajo mbledhje dolëm bashkërisht me vendimin e cili përkrahet edhe nga SBAShK-u…
Mërgimtarët po presin deri në gjashtë orë në kufi Pritjet e gjata dhe kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe këtë të shtunë.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 6 orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 5 deri në 10 minuta. Ndërkaq kolona në dalje të Kosovës në këtë pikë është mbi një kilometër e gjatë. Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritja është deri në 1 orë e 20 minuta, në Mutivodë pritja është deri një orë, ndërsa në pikën…

