Alsat-M 2019-09-07T16:15:12+02:00 Kolona të gjata të automjeteve janë evidentuar edhe në vendkalimin kufitar të Maqedonisë së Veriut me Greqinë. Meqë e hëna është ditë jo pune, fundjavën e vazhduar për festën e Pavarësisë, shtetasit tanë kanë vendosur t’a kalojnë në bregdetin e fqinjit jugorë. Sipas autoriteteve, në pikën kufitar Bogorodica-Evzoni, pritja në hyrje dhe dalje është rritur deri në 40 minuta dhe gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar 11.500 automjete. Nga policia kufitare njoftuan se janë duke punuar më kapacitet të plotë, por këto vonesa janë shkaktuar nga fluksi i shtuar i udhëtarëve, të cilët…
Author: almakos
Alsat-M 2019-09-07T16:12:28+02:00 Me dëmtime të rënda në fytyrë dhe krahun e djathtë të thyer, doktori Arben Emurllai vazhdon të kurohet në Repartin e Neurokirurgjisë në Shkup. Gjatë vizitës së tij në Qendrën Klinike Universitare, ai nuk deshi të komentojë para kamerës, por tha se sulmi ka ndodhur për arsye banale nga dy persona brenda 10 sekondash. SPB-Tetovë dje arrestoi sulmuesit duke bërë kallëzim penal kundër dy vëllezërve nga Reçica e Madhe, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “dhunë”, sipas nenit 386, pika 3 e Kodit Penal. [embedded content] A.B. 43 vjeç dhe L.B. 40 vjeç janë privuar nga liria…
Alsat-M 2019-09-07T16:09:01+02:00 Përderisa Ohri është duke u përgatitur për shembjen e objekteve ilegale, komuna e Strugës hesht dhe nuk e shpalos në opinion numrin e objekteve ilegale në territorin e saj. Alsat para disa ditëve dërgoi pyetje pranë Sektorit për marrëdhënie me publikun në komunën e Strugës, por deri në këtë moment nuk ka arritur asnjë përgjigje. [embedded content] Sa objekte ilegale ka vërtetuar monitorimi i inspektimit në territorin e komunës Strugë dhe sa prej tyre janë në rripin mbrojtës të liqenit të Ohrit? A ka dorëzuar komuna Strugë vendime për largimin e platformave, të ndërtuara në liqenin e Ohrit…
Gjykata Themelore e Ferizajt u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, dy të dyshuarve për kryerjen e grabitjes së një banke në Shtime, shkruan Gazeta Express.Ata dyshohet se më 2 shtator të këtij viti kanë grabitur bankën ‘Raiffaisen’ në Shtime, ndërkohë kanë qenë të armatosur. Caktimi i masës së paraburgimit është bërë me kërkesë të Prokurorit të shtetit. Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Ferizaj: Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve K.H dhe A.L, për shkak…
Alsat-M 2019-09-07T15:57:16+02:00 Tejkalimi i dallimeve më të mëdha mes grupeve të punës mbi propozim-Ligjin e Prokurorisë Publike pritet të fillojë pas takimit të liderëve. Alsat nga burime brenda grupeve të punës mëson se pushteti dhe opozita kanë diskutuar edhe për kryeprokurorin. Jo zyrtarisht pushteti është i gatshëm t’i ofrojë opozitës mundësinë për propozimin e kryeprokurorit dhe emërimin e tij përmes Kuvendit dhe Këshillit të Prokurorëve Publik. Në rast se LSDM-ja nuk i ofron opozitës atë që e kishte kërkuar Zaev kur ishte në opozitë, VMRO-DPMNE-ja mësohet se do të kërkojë që me propozimin e tyre të zgjidhet shefi i Prokurorisë…
Alsat-M 2019-09-07T15:49:42+02:00 Prokuroria speciale ende pret shkresë zyrtare nga Prokurori publik i shtetit Lubomir Jovevski, i cili dje deklaroi se do i marrë të gjitha lëndët që do ia dorëzojë PSP-ja. Specialja nuk ka ende qëndrim të prerë nëse Jovevski do e marrë dokumentacionin e plotë bashkë me “bombat” , hetimet dhe procedurat para-hetimore që i zhvillon kjo prokurori. Nga Prokuroria e Jovevskit për momentin vetëm thonë se çdo lëndë e dorëzuar nga PSP do të shqyrtohet veç e veç, do të vërtetohet kompetenca e vërtetë dhe do të shpërndahen nëpër prokurori varësisht nga ajo se për çfarë veprash penale…
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, po shoqërohet nga bashkëshortja e tij Anita, në stadium për ta parë nga afër ndeshjen Kosovë – Çeki, shkruan Express.“Bashkë me Anitën, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. [embedded content] Ndryshe, kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti sot për herë të parë i ka dalë në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll. “Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe…
Alsat-M 2019-09-07T15:48:14+02:00 Liderët do të takohen të martën. VMRO-DPMNE-ja është e gatshme për takim në të cilin do të diskutohet mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, zgjedhjet e parakohshme dhe pikat tjera. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se presin bisedime për të gjitha çështjet e hapura. [embedded content] Jemi të informuar se do të mbahet takim liderësh të martën që vjen. Më shumë detaje nuk kam, por shpresoj se në atë takim do të bisedohen çështjet e hapura si e ardhmja e Prokurorisë Publike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”. – theksoi Igor Nikollov, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv, VMRO-DPMNE Socialdemokratët sot…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate po përcjelle nga afer ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë. Limaj ndjek nga afër pothaujse cdo ndeshje të Kosovës.“Si gjithmonë sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përkrahje të djemve tanë të cilët po na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre. Përpara Kosovë!”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00.Lajmin për Express e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli. Osmanolli ka thënë se personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor. “Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një…
OLYMPUS DIGITAL CAMERA Alsat-M 2019-09-07T15:05:51+02:00 Mc Donald rrjeti i restoranteve për ushqim të shpejtë vite më parë posedonte shtatë restorante në të gjithë vendin, shumica e tyre ishin në Shkup dhe njëri në Tetovë. Mirëpo në vitin 2013 ky rrjet u mbyll për shkak se menaxherët e këtij brendi të njohur botëror për ushqim të shpejtë e humbën licencën. Arsyet për mbylljen e tyre nuk janë edhe sot të qarta mirëpo dihet që në mesin e vendeve që nuk lejohet hapja e këtyre restoranteve e që është i popullarizuar në mbarë botën bën pjesë edhe Maqedonia. Në mesin e vendeve…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të parë i ka dalë në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll, shkruan Express.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se me trup gjendet në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër është në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, ka shkruar Kurti./Gazeta Express [embedded content]

