Author: almakos

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër nga koaliconi AAK-PSD, në një tubim madhështor që është mbajtur në Pallatin e Rinisë. Ai ka mbajtur edhe një fjalim, pasi që është nominuar për pozitën që e ka mbajtur për dy vite, ku ka folur edhe për përpjekjet për ndarjen e Kosovës.Ai fjalimin e ka nisur duke përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë. “Nuk mundem me fillue fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj. Pas kësaj, ai ka bërë një historik të përpjekjeve të Kosovës për çlirim e pavarësim. “Kur ne ishim duke mbrojtë…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, në tubimin për zyrtarizimin e kandidaturës nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se kur e mori postin e kryeministrit, atëkohë punonte një dialog i rrezikshëm për ta copëtuar Kosovën.“Me marrjen e pushtetit në shtator të vitit 2017, atë kohë një dialog veç punonte për me e coptu Kosovën”, ka thënë Haradinaj. Përveç kësaj Haradinaj tregoi edhe sukseset e qeverisë së tij. “Në shtatorin e 2017’së, Kosova ishte në terr atëherë kur po hynim në dimër. Kosova nuk e kish ushtrinë e vet, Kosova nuk e kish Trepçën, pasuritë e tjera të…

Lexo më Shumë

Koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re ka publikuar listën e plotë të emrat e atyre që do të garojnë për deputetë nga radhët e këtij koalicioni.Këtij koalicioni do t’i prijë Fatmir Limaj, ndërsa i dyti në listë do të jetë kreu u AKR’së, Behgjet Pacolli. Në këtë listë mungon kreu i PD’së, Ferid Agani. 1 Fatmir Limaj 2 Behgjet Pacolli 3 Albulena Balaj 4 Bilall Sherifi 5 Zafir Berisha 6 Mirlinda Sopi – Krasniqi 7 Islam Pacolli 8 Endrit Shala 9 Shqipe Kupina 10 Haxhi Shala 11 Valdrin Lluka 12 Valdete Bajrami 13 Enver Hoti 14 Skender…

Lexo më Shumë

Termocentrali “Kosova e Re”, mund të dështojë të ndërtohet në rast se vijnë në pushtet kundërshtarët e këtij projekti, ka thënë ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.Ai tha se me tërheqjen e qeverisë nga kontrata, buxheti i vendit do t’i humb afro 20 milionë euro. Në anën tjetër shoqëria civile po e konsideron këtë projekt si të dëmshëm për vendin. “Normalisht ata që kundërshtojnë këtë projekt mund ta tërheqin nëse vijnë në pushtet. Mirëpo kjo e ka një kosto financiare, 19,7 milionë është çmimi i kostos që i kushton buxhetit të vendit në rast se tërhiqet me gabim…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren sot rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin, Artan Venhari, shkruan Express.Lajmin për vdekjen e tij e ka tronditur edhe Mytaher Haskukën, që me sa duket ishin miq. “Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa e festu fitoren… Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, i guximshëm… pak janë si ti, që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i…

Lexo më Shumë

Dy tifozë e kanë grushtuar një tifoz çek, i cili e kishte flamurin e vendit të tij të lidhur në shpinë, në Prishtinë, duke e lënë atë të shtrirë në tokë.Videoja e këtij incidenti është publikuar në një faqe në Facebook, të quajtur “Plisat”. Mirëpo, pas disa minutave videoja u fshi, raporton Gazeta Express. Në këtë video shihet se tifozi çek fillimisht ua zgjat dy tifozëve të tjerë dorën për t’u përshëndetur, para se këta dy të fundit ta sulmojnë atë. I gjithë incidenti ndodhi pas ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët siguruan fitore me…

Lexo më Shumë

Ministri në detyre i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fitores së Kosovës në lojën me Çekinë.Pacolli tha se këta të rinj janë aktualisht talentët më të mëdhenj të Evropës. “15 ndeshje pa humbje nuk është fat, është aftësi. Përpara Kosova, jemi të parët! Fitore historike”, ka shkruar Pacollinë rrjetin social Facebook.

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren sot rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin, Artan Venhari, shkruan Express.Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti Ilir Deda. “Shumë herët na la Artan Venhari! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjetë në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun!”, ka shkruar Deda. [embedded content] Ndërkohë, rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli. Osmanolli ka thënë se personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për…

Lexo më Shumë

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në qendër të Lipjanit. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, raporton Express.Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën Lidhja e Prizrenit, neëLipjan. Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë…

Lexo më Shumë

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur në qendër të Lipjanit sot rreth orës 15:00.Policia e ka konfirmuar për Express se nga kjo përleshje ka mbetur i vdekur një person dhe se një tjetër ka përfunduar me lëndime në kokë. Express do të iu mbajë të informuar për këtë rast.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-07T16:20:07+02:00 Rreth 700 shtëpi dhe mijëra banorë të “lagjes 146” të Tetovës, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, rrugët janë të shkatërruara, ndërsa mungon edhe kanalizimi. Banorët thonë se disa herë iu janë drejtuar organeve komunale, por asnjëherë nuk është marrë nismë për zgjidhjen e problemeve. [embedded content] Kemi mungesë rrugët, ujin, gjithçka mungon këtu, komuna nuk reagon aspak te ne. Ujë nuk kemi aspak hiç, me puse mbytemi dhe rrugën në hall janë shihni vetë. Gati 20 vite i kërkojmë këto gjëra, 20 vite”. Shkojmë në komunë na thonë keni ndërtuar në të zezë, a kur…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, duket se i ndjek me vëmendje ndeshjet e përfaqësueses  së Kosovës në futboll.Edhe sot në ndeshjen për kualifikimet Euro 2020 kundër Çekisë, Balje ka thënë se Kosovës sot i duhet fitorja. Ish-deputetja e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqëson komunitetin boshnjak, shpreh mbështetjen e saj të pa rezervë për kombëtaren e Kosovës. “Përfaqësuesja Jonë e pamposhtur. Djema, sot na duhet fitorja ! Unë jam me Ju !”, ka shkruar ajo. . [embedded content]

Lexo më Shumë