Mijëra protestuar kanë dalë të dielën në rrugët e Hong Kongut. Ata i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që ta “çlirojë” qytetin e kontrolluar nga Kina.Policia u përkujdes që ta kontrollonte turmën e protestuesve, të cilët mbanin në duar çadra dhe pankarta të ndryshme. Ata u dëgjuan duke brohoritur “Luftojmë për liri, qëndrojmë për Hong Kongun” dhe “Rezistoji Pekinit, çliroje Hong Kongun”. Muajin e kaluar, presidenti amerikan tha se Kina duhet ta zgjidhë problemin e Hong Kongut në mënyrë humane para se të arrijë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, të shtunën…
Author: almakos
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se “sot përjetuam ‘patriotizëm’ se jo mahi”.Ai i është referuar kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera të cilët i ka kritikuar për atë që ai e ka quajtur “patriotizëm” për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë. “Protagonistët kryesor të këtij “patriotizmi” ishin “kandidatët për kryeministër”. Këtë “patriotizëm” këta kandidatë e shfaqën gjatë dhe pas ndeshjes futbollistike Kosovë- Çeki. Sa hipokrizi e madhe!”. “Disa nga këta “kandidat për kryeministër” e kanë shkatërruar perspektivën qytetarëve të Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës e disa “kandidat për kryeministër” nuk e njohin fare shtetin e Kosovës.…
Pas shkaktimit të dhjetëra viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale në Ishujt Bahamas dhe Shtetet e Bashkuara, stuhia “Dorian” tashmë ka arritur në Kanada, më saktësisht në provincën Nova Scotia.Stuhia e fuqishme e goditi qytetin Halifax të shtunën me erëra që arritën shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë. Kjo erë i nxori me rrënjë dhe i la pa energji elektrike më shumë se 450 mijë shtëpi. Ministri kanadez për siguri publike, Ralph Goodale, tha se autoritetet do ta angazhojnë ushtrinë për të marrë pjesë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit. Prishja e motit në Kanada erdhi pasi e njëjta…
“Policia e Kosovës me punën e saj ka bërë që të ulet dukshëm kontrabanda në veri të vendit. Policia ka arritur që veprat penale vetëm këtë vit t’i ulë në 20 për qind”, kështu tha ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një intervistë për Ekonomia Online.“Policia e Kosovës ka qasje të mirë në veri, kontrabandë nuk ka sikurse ka pasë më herët sepse nuk mund të eliminohet as te ne as në krejt botën, por duhet t’i minimizojmë këto dukuri negative. Kosova dhe Policia ka arrit që brenda këtij viti t’i ulë të gjitha veprat penale…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se i ka anuluar bisedimet sekrete të paqes me liderët e talibanëve pasi ky grup e mori përgjegjësinë për një sulm në Kabul të Afganistanit. Në mesin e 11 viktimave të këtij sulmi ishte edhe një ushtar amerikan.Ai tha në Twitter se liderët talibanë do të takoheshin me të për bisedime të paqes në kampin “David” në Shtetet e Bashkuara të dielën, por i anuloi ato pasi talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin afgan, Kabul. “Nëse ata nuk mund të pajtohen për një armëpushim gjatë këtyre bisedimeve…
Mbreti Salman i Arabisë Saudite e ka zëvendësuar ministrin e deritashëm të energjisë me njërin nga djemtë e vet. Ai e ka caktuar princin Abdulaziz bin Salman në njërën nga pozitat më të rëndësishme të qeverisë mbretërore.Ministri i ri i energjisë është vëllai i madh i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, dhe ka përvojë në industrinë e naftës në Arabinë Saudite. Ai ka shërbyer si ministër shtetëror për çështje të energjisë nga viti 2017. Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes Al Saud, e cila është në pushtet, ta mbajë postin e ministrit të energjisë në…
Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ishte në rrezik nga rënia mbrëmjen e së shtunës pasi ministrja e punës dhe pensioneve, Amber Rudd, dha dorëheqje dramatike nga kabineti dhe u tërhoq nga Partia Konservatore. Ajo tha se nuk mund të qëndronte më tutje përderisa deputetët besnikë u dëbuan nga partia.Në letrën e dorëheqjes, ajo e akuzoi kryeministrin Johnson për sulm ndaj demokracisë dhe vandalizëm politik për shkak të përjashtimit të 21 anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët i dhanë mbështetje një projektligji për parandalimin e Brexit-it pa marrëveshje. Rudd i tha kryeministrit se i është bashkuar kabinetit qeveritar në mirëbesim,…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.Ceremonia e nominimit do të mbahet në Salla 1 Tetori në Prishtinë, ora 19:00. Një ditë më parë, koalicioni AAK-PSD e ka nominuar Ramush Haradinjan për kryeministër.
Avokati që mbrojti reperin gjatë akuzave për një sulm në Suedi është qëlluar për vdekje në Stockholm.Henrik Olssen Lilja, i cili mbrojti fillimisht reperin ASAP Rocky gjatë akuzave për një sulm në Suedi, është plagosur në Stokholm. Siç raporton “Forbes”, Lilja u qëllua në gjoks dhe në kokë nga një mashkull ende i paidentifikuar. Që nga momenti i sulmit, policia ka arrestuar disa të dyshuar për marrje në pyetje. Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin dhe ta përplasë atë në tokë para se ta gjuante me armë të paktën dy herë.
Një 12-vjeçar thotë se është me fat që është gjallë pasi një sustë metalike nga një trampolinë iu ngul në shpinë.Jamie Quinlan, nga Lincolnshire, po hidhej nga një trampolinë kur susta metalike iu ngul në kurriz. Ai tha se kishte një ndjesi shumë të çuditshme në shpinë, ndjekur nga shumë dhimbje. Ndërsa babait të tij, Ian gati sa nuk i pushoi zemra dhe u ul në gjunjë kur pa incidentin. Jamie u shpreh se: “Jam me fat që susta u shkëput pasi gjërat mund të kishin shkuar akoma më keq.” Djali u dërgua në spital me sustën ende të ngulur në…
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se përfaqësimi dhe pjesëmarrja e grave në aktivitetet e partisë së cilës i takon është shumë e rëndësishme.“Sot, së bashku me Arbenin dhe Hatixhen, mbajtëm takim me vajzat e gratë aktiviste në Prishtinë. Diskutuam lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë, rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të tyre në aktivitetet e Lëvizjes, folëm për Rezolutën për gratë të miratuar në KP dhe për atë se si do të duket Kosova me qeverisjen e Lëvizjes të cilës do t’i prijë Albini” shkroi ajo. Haxhiu…
Përgjatë gjithë rrjedhës së lumit të fshatit Zllatar në Ferizaj, derdhen ujërat e zeza.Sipas banorëve, kjo gjendje është tash e tri vjet. Emerllah Topalli tregon për problemet e vazhdueshme që kanë me rrjedhjen e ujërave të zeza. E, rrjedha e lumit vazhdon edhe në fshatin Dardani. Edhe në këtë fshat, rrjeti i kanalizimit është i kyçur në lumë, raporton KTV. E, sipas kryetarit të fshatit, problemi i pazgjidhur i ujërave të zeza ka lënë të papunuara shumë toka bujqësore. Më tutje, ai tregon se kanë kërkuar nga Komuna e Ferizajt të punohet një mbledhës i ujërave të zeza, që do…

