Author: almakos

Duket si një përrallë e vërtetë.Gietorn është fshati që do të donte ta vizitonte të paktën një herë në jetë çdo njeri, për faktin se në këtë fshat nuk lejohen makinat dhe brenda tij duhet të përdorësh vetëm mjete lundruese. Fshati ndodhet në provincën holandeze të Overijselit, ndërsa ka shtëpi, hotele, muze dhe restorante. Fshati i ndërtuar me bukuri përrallore ka marrë jo më kot nofkën “Venecia Holandeze”. Përveçse në verë, kur gjelbërimi e bën çdo gjë më të bukur, fshati tërheq turistë edhe në dimër, pasi kanalet ngrijnë nga i ftohti dhe bëhen vende ideale për patinazh.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-08T12:26:36+02:00 Makina është rrokullisur në rrugën Mavrovë –Dibër me çka lëndime kanë pësuar dy shtetas të Shqipërisë. Një makinë ka humbur drejtimin me çka ka dalë nga rruga. Sipas informatave personi me iniciale Xh.B(19) është dërguar për në spitalin e Ohrit, ndërsa personi tjetër me iniciale T.E (34) është dërguar në spitalin e Gostivarit për trajtim./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Teatrot e Kosovës kanë nisur sezonin e vjeshtës, duke u premtuar adhuruesve vepra teatrale nga regjisorë kosovarë dhe të huaj.Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi tha për Radion Evropa e Lirë se në repertorin e këtij teatri do të shfaqen vepra të ndryshme dhe programi do të jetë tejet i pasur për publikun. “Në repertor kemi shfaqje të realizuara në sezonin pranverorë të këtij viti, pra nga vepra “Karnevalet e Korçës” e deri tek “Sfinga e gjallë” me autorë Rexhep Qosjen dhe regjisore Blerta Neziraj, një shfaqje tepër e suksesshme. Kemi edhe disa shfaqje nga fundi i vitit të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-08T12:13:53+02:00 Në vitin 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë për shtet tonin, të pavarur. Pastaj, sfida e madhe, në vend të arsyes për ndarje, u bë arsyje e bashkimit, të gjithë u mblodhëm përreth idesë për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane, thotë Stevo Pendarovski në urimi për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore. Me kalimin e viteve, siç thekson presidenti, ne kemi pasur ulje dhe ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku i kemi kapërcyer të gjitha. “Në vitin 1991 zgjodhëm pavarësinë, në vitin…

Lexo më Shumë

Ish-Nënkryetari i PDK’së nuk do të jetë kandidat as kësaj radhe për deputet. Adem Grabovci e ka konfirmuar se pengesë për kandidimin është aktakuza në rastin “Pronto”. Partia e Kadri Veselit ende po i mban të fshehur emrat e kandidatëve për deputetë.Gazeta Express Njeri prej njerëzve kryesor të PDK’së ka vendosur të mos jetë pjesë e listës së deputetëve të partisë. “Nuk do të jem kandidat për deputet. Shkak është aktakuza”, ka thënë Grabovci, në një përgjigje të shkurtër për Express. Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së është duke u ballafaquar me një aktakuzë të ngritur Prokuroria Speciale për aferën…

Lexo më Shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar disa statistika për tre mujorin e dytë të vitit 2019 për hotelieri.   Në statistikat e publikuara, shihet se numri i vizitorëve vendor në hotele ka pësuar paksa rënie gjatë këtij viti. ASK në statistikat e publikuara ka përfshirë muajt prill, maj dhe qershor, shkruan Indeksonline. Përgjatë këtyre muajve, 24 mijë e 113 qytetarë kanë vizituar hoteleritë. Numri më i madh i vizitorëve ishte në regjionin e  Pejës, ku për 3 muaj 7493 qytetarë kishin vizituar hotelet në këtë regjion. Në të njëjtën periudhë në vitin 2018-të, numri i vizitorëve në hotele ishte 25 mijë…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar rënien e disa dëshmorëve në Dukagjin, duke thënë se rënia e tyre shënon fillimin e ofensivës së shtatorit dhe ishin ditë vendimtare për rrjedhën e luftës së UÇK-së dhe të vendit tonë.“Trimat e lirisë, dolën ngadhënjyes përballë armikut, e sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë”, ka shkruar ai. Postimi i plotë i Haradinajt: Familja Zeneli e Jabllanicës dha shumë për çlirimin e vendit. Dritan Zeneli, ushtarak profesionist, teknik i aviacionit, i përndjekur nga regjimi i atëhershëm, u bashkua me kauzën e lirisë që nga fillimi. Ai i stërviste në…

Lexo më Shumë

​Një foshnje e porsalindur që nuk mori frymë për 28 minuta kur lindi, mbijetoi mrekullisht.Eva lindi me kordonin e kërthizës të lidhur fort rreth qafë. Vajza nuk mori frymë për gati gjysmë orë pas lindjes, por arriti të sfidojë çdo shans. Mjekët i thanë Alex Kellyt dhe bashkëshortit të saj Marc se vajza ishte shumë e dobët. Gjithashtu u thanë se nëse do mbijetojnë do kishte dëmtime në tru. “Të marrë një fëmijë me tru të dëmtuar në shtëpi është makthi më i keq i çdo prindi,”-tha Kelly. Ndërsa prindërit qëndronin pranë inkubatorit të saj, Eva filloi të tregonte shenja…

Lexo më Shumë

Autoritetet japoneze i kanë filluar përgatitjet për t’u përballur me tajfunin “Faxai” të dielën duke i anuluar fluturimet dhe lëvizjet e trenave në Tokio. Pritet që rajoni i kryeqytetit japonez të goditet nga erërat me shpejtësi deri në 216 kilometra në orë dhe reshjet e mëdha të shiut në natën e së dielës.Agjencia Japoneze e Meteorologjisë njoftoi se niveli i reshjeve në 24 orët e ardhshme mund të shkojë deri në 30 centimetra. “Shiu dhe era mund të fillojnë papritmas dhe të shkaktojnë stuhi në det. Ekziston rreziku edhe për erëra me shpejtësi rekorde në kryeqytet dhe në rajone të…

Lexo më Shumë

Më 2 qershor të këtij viti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte prezantuar Xhavit Drenorin si anëtarin më të ri të partisë. Kurti kishte shkruar se Drenori na sjell më shumë dije, përvojë, energji dhe punë në Lëvizje ditën kur edhe e kishte prezantuar si prurje të re në VV. Drenori për Gazetën Express ka treguar përvojën e tij me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe shefin e shtabit zgjedhor të VV-së, Besnik Bislimi në kohën kur po përpiloheshin listat për kandidatë për deputetë nga kjo parti.Xhavit Drenori ishte asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas nga viti 2013 deri…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-08T10:30:51+02:00 Republika e Maqedonisë Veriore sot e shënon 28-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”. Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-08T10:28:19+02:00 Për shkak ditës së festës shtetërore 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, nesër autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, informon NPQ Shkup. “Teleferiku për në Vodno do të punojë me orar të zakonshëm, ndërsa sipas itinerarit të së dielës do të qarkullojnë edhe autobusët e linjës 25, 25A dhe 25 B. Transporti në linjat përkatëse për të gjithë udhëtarët do të jetë falas sipas vendimit të Këshillit Qytetit të Shkupit për transport falas të dielën në linjat përkatëse për të gjitha kategoritë e udhëtarëve”, njoftoi NQP Shkup. Kujdestare do të jenë tre…

Lexo më Shumë