Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thonë se janë duke u fokusuar në disa çështje, që ishin evidentuar edhe në proceset e kaluara si parregullsi dhe shkelje.Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë. “Demokracia në Veprim”, është një rrjet prej 10 organizatave anëtare dhe 38 organizatave partnere të cilat do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (që bën pjesë në rrjetin Demokracia në Veprim),…
Author: almakos
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma, është njeriu më i pasur në Kinë që prej kur kompania u bë publike.Në anën tjetër, Ma shprehet se ai ishte po aq i lumtur, mbase edhe më i lumtur, kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo e përfundoi kolegjin. Pas diplomimit në vitin 1998, ai punoi si mësues i gjuhës angleze në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou. Sipas një dokumentari mbi jetën e Ma, i quajtur “Krokodil në Yangtze”, në atë periudhë ai arrinte t’i fitonte 12 dollarë në muaj,…
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka vendosur ta largojë nga lista e kandidatëve për deputetë të partisë së tij, Haki Raqin. E ky i fundit nuk po do ta komentojë veprimin e MustafësI kontaktuar nga Gazeta Express për ta komentuar vendimin e Mustafës për largim nga lista e deputetëve, Raqi nuk ka dashur të flasë, duke u arsyetuar se është i zënë. “Jam i zënë për momentin” ka thënë Raqi, në momentin që e ka kuptuar që po kontaktohet nga Express. Më vonë gjatë ditës, Express, ka telefonuar edhe disa herë ish-kandidatin për deputet nga radhët e LDK’së, por i…
Afati për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti, raporton zeri.info.Prej hapjes së afatit deri sot në mesditë KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar për “Zërin” zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor. “Prej 30 gushtit kur ka filluar ky proces dhe deri në mesditën e së dielës (8 shtator) janë pranuar 13 mijë aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, ka thënë…
Florina Krasniqi, Afrim Hoti dhe Fatmir Iska janë kandidatët për deputetë të AAK-së nga Rahoveci.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. Latifi ka kërkuar përkrahje për kandidatët, duke thënë se “ata nesër të na përfaqësojnë denjësisht në Kuvend”. “Florina Krasniqi me numrin 89 në listë, Afrim Hoti me numrin 83 dhe Fatmir Iska me numrin 91 janë kandidatët për deputetë nga Komuna e Rahovecit, nga radhët e koalicionit AAK-PSD. Në listën tonë, të prirë nga Kryeministri Ramush Haradinaj, kemi përzgjedhur njerëz të profileve të ndryshme, por që të gjithë, denjësisht, përfaqësojnë konceptin tonë për Kosovën…
Alsat-M 2019-09-08T16:14:20+02:00 Edhe pas gati tre dekadash nga pavarësia, Maqedonia nuk ka arritur të bëhet shtet i së drejtës, në të cilin mbizotërojnë ligjet, tha për Alsat profesori Bajram Pollozhani. Problemi kryesor për këtë situatë, sipas tij, është mentaliteti dhe mungesa e vullnetit politik për ndërtimin e institucioneve të forta. [embedded content] Nuk po ia dalim disi, për shkak të mentalitetit tonë ballkanik, ose për shkak të subjekteve politike ende të pazhvilluara, parti që pushtetin duhet të konsumojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit si entitet. Për fat të keq, kjo nuk ndodhë. Secila parti që vjen në pushtet, qoftë…
Alsat-M 2019-09-08T16:08:31+02:00 Me intonimin e himnit shtetëror filloi ceremonia e shënimit të ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Në parkun qendror të Shkupit festa u shënua nga qytetarë të shumtë dhe krerët të Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev tha se ardhmëria e vendit nuk i takon asnjë partie politike, por qytetarëve. Zaev iu bëri thirrje opozitës që të përfshihet në proceset e rëndësishme për shtetin. [embedded content] Pikërisht ju qytetarët u bashkuat në një shumicë të zëshme dhe i larguat autokratët. U ngritët kundër ndarjeve dhe kundër interesave të ngushtë partiak, duke dhënë porosi të qartë si neve ashtu edhe…
Rreth një milion njerëz janë mbledhur në Soamandrakizay të Madagaskarit të dielën për ta pritur Papa Françeskun. Ai do t’i vizitojë edhe dy shtete të tjera gjatë qëndrimit në Afrikë.Kjo është vizita e parë e një pape në shtetin ishullor pas tridhjetë vjetësh. Një zëdhënës i Vatikanit tha: “Organizatorët vlerësojnë se në rrugë kanë dalë rreth një milion persona”. Disa thanë se ky është tubimi më i madh i njerëzve në historinë e Madagaskarit. Shumë njerëz e mbanin në duar flamurin e Vatikanit përderisa e përshëndesnin kolonën e veturave, në njërën prej të cilave ndodhej lideri fetar. Papa foli kundër…
Alsat-M 2019-09-08T16:03:08+02:00 Prokuroria Publike do t’i shqyrtojë një nga një lëndët e Prokurorisë Speciale Publike për të konstatuar fazën deri ku kanë arritur. Kryeprokurori Ljubomir Joveski pret që organi akuzës t’i merr lëndët së shpejti. Ai sqaron se para shpërndarjes së lëndëve, Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të prononcohet mbi fatin e prokurorëve special, nëse të njëjtit duhet kthyer nëpër prokuroritë amë ose jo. Hapi i parë është marrja e lëndëve ndërsa më pas, në përputhje me ligjin Prokuroria Publike do t’i shqyrtojë lëndët në bazë të kompetencave të saj. Pres që kjo të ndodh së shpejti. Pas 15 shtatorit,…
Alsat-M 2019-09-08T15:59:14+02:00 Numrat nuk do të jenë problem për shkarkimin e Katica Janevës. Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, duke u thirrur në votimin unanim në komision, beson se të gjitha subjektet do të votojë për shkarkimin e Janevës nga Prokuroria Speciale Publike. Dimovski shton se pushteti duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga monopoli ndaj Prokurorive Publike me qëllim lehtësimin e proceseve. Në bazë të votimit unanim prej 13 votave për në Komision, nuk pres që të ketë ndryshim të qëndrimeve gjatë votimit në seancë plenare kur procedohet shkarkimi i Janevas. Është shumë me…
Një grabitje ka ndodhur të shtunën në Podujevë, ku persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në një marketRasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Podujevë, ku policia bën të ditur se ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market, persona të maskuar dhe me thika në duar e kanë kërcënuar. “Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të maskuar me thika në duar kanë hyrë brenda në një market duke kërcënuar viktimën”, bëhet e ditur në raportin e policisë. Ndërkaq në vendin e ngjarjëes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke…
Alsat-M 2019-09-08T15:41:03+02:00 Prokurori i PSP, Gavrill Bubevski i cili sot morri pjesë në celebrimin e ditës së pavarsisë në Parkune Qytetit, në pyetje të gazetarit, nëse PSP-ja do ti dorëzojë materialet e lëndëve Prokurorisë shtetëror, ai u përgjigj se gjithçka do të veprohet në bazë të ligjit. Ai nuk komentoi nëse pajtohet me vendimin e Janevës, e cila nga paraburgimi ka dërguar pëlqim deri te Prokurori publik republikan, Lubomir Jovevski që të gjitha lëndët e PSP-së tu kalojnë atyre. “Ne do të veprojmë në përputhje me ligjin. Nuk mund të prononcohemi ne si prokurorë nëse pajtohemi ose jo. PSP-në e…

