Alsat-M 2019-09-08T15:59:14+02:00
Numrat nuk do të jenë problem për shkarkimin e Katica Janevës. Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, duke u thirrur në votimin unanim në komision, beson se të gjitha subjektet do të votojë për shkarkimin e Janevës nga Prokuroria Speciale Publike. Dimovski shton se pushteti duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga monopoli ndaj Prokurorive Publike me qëllim lehtësimin e proceseve.
Në bazë të votimit unanim prej 13 votave për në Komision, nuk pres që të ketë ndryshim të qëndrimeve gjatë votimit në seancë plenare kur procedohet shkarkimi i Janevas. Është shumë me rëndësi të dihet nëse LSDM-ja është e gatshme të heq dorë nga monopoli dhe kontrolli ndaj Prokurorive Publike dhe PSP-së për disa vite. Ata i kanë shfrytëzuar Prokuroritë për t’i fshehur skandalet e tyre dhe për t’iu hakmarrë ndaj pushteti të kaluar”. – theksoi Ilija Dimovski, Kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime
Kryeministri Zoran Zaev thotë të kundërtën. Sipas tij, punën jo profesionale dhe jo ligjore të Katica Janevës duhet ta konstatojë vendimi gjyqësor. Zaev shton se zgjidhjet më të mira do të gjinden përmes rrugëve ligjore.
Do t’i shohim të gjitha arsyet para se të marrim vendim. Arsye si veprimet jo ligjore dhe jo profesionale nuk i pranojmë sepse këto duhet vërtetuar me vendim gjyqësor, qofshin edhe të pandërgjegjshme apo jo etike. Besoj se të gjitha zgjidhjet do të gjenden përmes ligjit. Duhet t’i japim shansin negociatave dhe ligjit dhe të mos shpejtojmë me dorëheqje ose shkarkime”.- u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër
Që në ditën kur kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i dorëzoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publik Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, deputeti Dimovski kërkoi konsensus simetrik mbi shkarkimin e Janevës mes katër partive politike më të mëdha në Kuvend. Nga Xhaferi kërkoi ta njoftojë cilat janë katër subjektet më të mëdha, por rezultoi që vendin e katërt e ndajnë tre subjekte politike. Për këtë arsye deri në thirrjen e seancës konsensus do të pretendohet me të gjitha subjektet parlamentare. Seanca për shkarkimin e Janevës pritet të thirret të martën, ndërsa subjektet jo zyrtarisht janë marr vesh për mënyrën e diskutimit.
Adrian Kerimi
Loading…




