Author: almakos

Kosova do të mbajë më 6 tetor zgjedhjet parlamentare, të katërtat me radhë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.Që atëherë asnjë qeveri nuk ka arritur të përmbushë mandatin e plotë katër vjeçar, dhe kjo situatë sipas Agron Demit nga instituti për studime të avancuara GAP, ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Me një vend stabil dhe me një demokraci të vjetër apo qëndrueshme nuk do të duhej të ishin fare problem zgjedhjet e jashtëzakonshme apo mos krijimi i qeverisë për shkak se janë institucionet e pavarura apo rregullatorët e tregut që nuk do të duhej të prekeshin prej…

Lexo më Shumë

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviz ndërmjet 24-28 gradë Celsius”. Në viset malore dhe për gjatë tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Lexo më Shumë

Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Austrisë, reshjet e borës do të vazhdojnë deri të hënën.Reshjet e borës pritet të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zbresin në lartësitë më të ulëta që do të thotë që shumë zona skish duhet të mbulojnë majat e malit, dhe nganjëherë poshtë në nivelin e vendpushimit, deri në 1500 metra, shkruan gazeta “In The Snow”. Aktualisht vetëm pesë akullnajat janë të hapura për snowsports në Evropë, një numër rekord i ulët për 50 vitet e fundit, me të paktën një prej tyre. Kështu që dëbora do të vijë si një lehtësim në…

Lexo më Shumë

Muhamet Hamiti nga LDK-ja, duke u shprehur i bindur se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se puna e parë pasi të marrin pushtetin do të jetë sanimi i dëmeve që janë bërë së fundi nga politika.“Unë kam hyrë në LDK për ta ofruar veten pasi po flasim për vizion rugovian. Ai ka besuar në alternativë dhe edhe sot njerëzit kanë mundësinë që të zgjedhin mes partive. Cilësia e përfaqësuesve të Kosovës ka qenë në rënie prej vitit 1992. Po t’i shihni listat nga ky vit, 92-ta është më e mira”.…

Lexo më Shumë

Nga “zemërimi” i maqedonasve të diasporës nuk kanë shpëtuar as fqinjët (Shqipëria dhe Greqia). Në një prej fotove të mëposhtme duket qartë se mbi flamurin kuqezi janë vizatuar organë gjenitalë mashkullorë.Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë. Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të ri të shtetit me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.”Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit. Mesa duket konflikti i Ballkanit ka plasur në Australi…

Lexo më Shumë

Refugjatët rohinja që jetojnë nëpër kampet e Bangladeshit, janë shprehur të pakënaqur me vendimin për bllokimin e internetit shkaku i shqetësimeve për sigurinë.Autoriteti i rregullatorit telefonik, urdhëroi bllokimin e internetit në zonën e kampit të refugjatëve rohinja. Operatorët telefonik gjithashtu janë urdhëruar që të mos shesin numra telefoni për refugjatët. “Janë më shumë se 1 milion rohinja që jetojnë këtu. Nëse qeveria bllokon rrjetin telefonik, do të kemi probleme. Nuk do të mund të komunikojmë me të afërmit tanë që jetojnë në Mianmar, Arabinë Saudite, Dubai dhe Malajzi. Nuk do të marrim lajme nga ai dhe kjo është problem”, thotë…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, pas takimit që pati me bashkëvendësit e saj në disa fshatra të Mitrovicës, tha se ndjehet e lumtur që mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre më 6 tetor.Ajo u shpreh e bindur se kjo adresë do të jetë LDK’ja, e cila edhe do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. “Fundjavën e përmbylla me takime në Shalë të Bajgorës, Kqiq të Madh dhe në vendlindjen e Babit tim, në Zhabar. Kërkova që entuziazmi i këtyre takimeve, të kthehet në mobilizim masiv qytetar për…

Lexo më Shumë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100)% ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmëruar të reciprocitetit.“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merr një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik. Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu”. Ai ka thënë se arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr. “Arsyet për ta hequr taksën nuk janë…

Lexo më Shumë

Aktivisti politik Muharrem Salihu ka shpalosur problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, numri i të cilëve po zvogëlohet në vazhdimësi.Shqetësuese në atë komunë janë shqiptarët të cilët janë shpërngulur në Kosovë që nga vitit 2015, e të cilët janë  fshirë nga regjistrat civilë dhe nuk janë pjesë e listave për të votuar. Aktivisti politik dhe biznesmeni kosovar, Muharrem Salihu i cili ka udhëhequr një listë qytetare për zgjedhjet e fundit lokale në Medvegjë, ka thënë se rreh 4000 mijë shqiptarët janë fshirë nga regjistrat e të cilët tashmë kanë humbur të drejtën e votës. “ 5000 mijë votues që…

Lexo më Shumë

Që nga viti 1999, rreth 80 mijë personave që kanë punuar në atë kohë, u janë ndalur pensionet të cilat ende i mban Serbia. Shumë nga këta kontributdhënës nuk janë dorëzuar asnjëherë dhe ende shpresojnë se do t’i marrin pensionet.Një prej tyre është edhe Adem Maloku. Që një vit, Sindikata e Pensionistëve të Kosovës ka bërë gati listat me emrat e të gjithë pensionistëve, por drejtuesi i kësaj shoqate thotë se institucionet e vendit e kanë neglizhuar çështjen e tyre, raporton KTV. Sipas Sylejman Metës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të dërgojë një kërkesë në Qeverinë serbe…

Lexo më Shumë

Greva e parë që do ta zhvillojë pilotët e British Airways, që do të nisë nga nesër, do të shkaktojë tollovi në aeroporte dhe të nxjerrë problem për qindra mijëra udhëtarë.Shkaku i pakënaqësive me pagesa, pilotët e agjencisë britanike, do të largohen nga angazhimet e ty, për të realizuar një grevë të njëjtë, nëse problemet e tyre mbesin të pazgjidhura. Të gjithë atyre që kanë rezervuar udhëtimet, u është thënë që t’i ndryshojnë datat, si dhe iu ofrua kompensim, por njëjtë e kanë të vështirë të veprojnë edhe me rezervimet në hotelet për ku do niseshin për pushim, raporton Telgerafi.…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” aty ky para disa ditësh u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë. Automjete të shumta dhe njësite elite  të policisë janë parë ne vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të arrestuar. Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen e para do dite që tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave. Magazina.al ka qenë…

Lexo më Shumë