Author: almakos

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 të tjerë kanë pësuar lëndime nga një tërmet që mbrëmë kishte goditur Kinën, përcjellin mediet e atjeshme.Siç shkruan CCTV, dy persona të lënduar janë në gjendje kritike, ndërsa nga dridhjet janë shkatërruar më shumë se 17 shtëpi, ndërsa më shumë se 200 kanë pësuar dëmtime. Ekipet e krizave menjëherë kanë reaguar dhe po kërkojnë për të lënduar të mundshëm. Epiqendra e tërmetit ka qenë një thellësi prej 10 kilometrave të provincës Seçuan dhe tërmeti ka qenë 5,4 ballë M5.4 earthquake hits Weiyuan County in SW China’s Sichuan Province

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-09T12:16:07+02:00 Nesër do të zhvillohet takimi i liderëve në Qeveri ku pritet të arrihet marrëveshje finale për Ligjin për prokurorinë publike. Siç mëson Alsat, nesër në ora 20.00 është caktuar takim liderësh  që do të mbahet në Qeveri. Në takim pjesëmarrjen e tij siç mëson Alsat jozyrtarisht e ka konfirmuar edhe kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hrisitijan Mickovski. Në takimin e liderëve pritet të që arrihet marrëveshja finale për Ligjin e ri për Prokurori Publike dhe me këtë të vuloset fati i Prokurorisë Speciale. Në takim pritet që të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje do të ishte “dështim” për të cilin do të ishin përgjegjëse qeveria britanike dhe ajo irlandeze.Johnson është në Dublin për takimin e tij të parë të drejtpërdrejtë me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, prej kur ka nisur udhëheqësinë në muajin korrik. Ai ka thënë se beson që marrëveshja është ende e mundshme përmes një samiti të Bashkimit Evropian në muajin tetor. Megjithatë, Varadkar, ka thënë se nuk ekziston diçka e tillë si “ndarje e pastër” në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-09T12:00:22+02:00 Ka filluar rinovimi i dritareve në njërën pjesë të obektit të shtëpisë së pleqve, me çka do të mundësohet efikasitet më i madh energjetik për banorët e kësaj shtëpie. Shtëpia e pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë ka ndarë më shumë se 2 milion denarë për rikonstruktim të dritareve dhe rinovime të tjera me qëllim krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj shtëpie. Punimet pritet të përfundojnë deri në fund të muajit. Për përmirësimin e kushteve higjenike është porositur edhe makinë për larjene  dyshemesë, vendosja e pllakave bekaton, rregullimi i hapsirës së parkingjeve. Për momentin shërbimet…

Lexo më Shumë

Së paku gjashtë persona kanë vdekur nga një stuhi e fuqishme që e goditi pjesën jugore të Krimesë. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e emergjencave.Një person është nxjerrë pa shenja jete nga uji në qytetin Vidradniy, ndërsa dy të tjerë nuk kanë mundur të nxirren nga uji për shkak të kushteve të rënda të stuhisë me erëra të forta, të cilat e arritën shpejtësinë deri në 22 metra në sekondë. Dy trupa të pajetë janë parë afër një kështjelle, ndërsa trupi i një burri të vdekur u nxor nga uji në Massandra. Autoritetet thanë se stuhia ishte e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-09T11:46:05+02:00 Paraditen e sotme në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të pakta dhe me erë të lehtë jugore. Derisa gjatë pasdites mundësia për vranësira të shtuara do të rritet, shirëra të rrëmbyeshëm pritet të kaplojnë vendet malore. Temperatura maksimale do të sillet nga 24 deri në 31 gradë celsius. Gjatë ditës së sotmë në Shkup pritet që të mbizotërojë mot jostabil me shi dhe vetëtima. Për nesër dhe të mërkurën parashikohet që mot jostabil të mbizotërojë që nga orët e hershme të mëngjesit me shirëra të kohëpaskohshme. Dhe nga e…

Lexo më Shumë

Një 15 vjeçar ka vdekur pasi e ka zënë rryma në Prizen.Sipas policisë, i mituri dyshohet të ketë qenë duke u pastruar në banjo kur edhe është kapur nga energjia elektrike. Rasti është i konfirmuar edhe në raportin e policisë së Kosovës. “Lidhur me rastin më 08.09.2019 nga spitalin e Prizrenit është njoftuar se viktima mashkull K-Shqiptar  i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-09T11:29:21+02:00 Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, në një intervistë për AA, ka komentuar integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e Turqisë me popujt e Ballkanit e në veçanti me shqiptarët. Gashi mes tjerash komentoi edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se epilogu i këtij dialogu do të duhet të jetë njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. “Unë mendoj që në Ballkan nuk mund të ketë paqe afatgjate pa implikimin e Turqisë në rajon. Mendoj se jo vetëm që implikimi i Turqisë do ta ndihmonte, lehtësonte arritjen e marrëveshjes por do ta ndihmonte edhe palën shqiptare duke i…

Lexo më Shumë

Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident trafiku që përfundoi me fatalitet në rrugën Malishevë –Rahovec.Deri te aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit të veturës, i cili u përplas me një kamion. Ngasësi i veturës, që dyshohet se edhe shkaktoi këtë aksident mbeti i vdekur, shkruan Indeksonline. Viktima është 28 vjeçari, Egzon Bytyqi nga fshati Shkozë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Shkozë.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Prishtinës në orët e para të mëngjesit të së dielës ka pasur të shtëna me armë zjarri.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një parking të banesave, derisa nuk raportohet për të lënduar apo edhe të arrestuar. “Prishtinë 08.09.2019 – 01:45.Raportohet se në parking të banesave janë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”.

Lexo më Shumë

Presidenti i rrëzuar i Sudanit Omar al-Bashir ishte i vetmi që kishte hyrje në dhomën e Pallatit Presidencial ku u gjetën miliona monedha vendase dhe të huaj, tha një dëshmitar mbrojtës dhe ish-kreu i Zyrës së Presidentit në seancën e fundit gjyqësore të liderit.Dëshmitari tha që ai personalisht u dha një total prej 10.65 milion euro (11.8 milion dollarë) subjekteve të ndryshme, përfshirë nënkryetarin e Forcave të Ndihmës së Shpejtë dhe Universitetin Ndërkombëtar të Afrikës në Khartoum.Bashir, i cili u rrëzua në një grusht shteti ushtarak në prill pas një kryengritjeje të gjatë popullore, po përballet me akuza për korrupsion…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-09T10:42:27+02:00 Më 09.09.2019 në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje nga vendi, është privuar nga liria G.K. (33) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollimit të procesverbaleve operative është konstatuar se G.K. kërkohet nga Interpoli i Greqisë. G.K. është dorëzuar në SPB-Kumanovë për procedura të mëtejshme. Loading…

Lexo më Shumë