Alsat 2019-09-09T11:29:21+02:00
Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, në një intervistë për AA, ka komentuar integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e Turqisë me popujt e Ballkanit e në veçanti me shqiptarët. Gashi mes tjerash komentoi edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se epilogu i këtij dialogu do të duhet të jetë njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.
“Unë mendoj që në Ballkan nuk mund të ketë paqe afatgjate pa implikimin e Turqisë në rajon. Mendoj se jo vetëm që implikimi i Turqisë do ta ndihmonte, lehtësonte arritjen e marrëveshjes por do ta ndihmonte edhe palën shqiptare duke i ditur raportet e mira që i ka shteti turk me kombin shqiptar edhe me Kosovën në përgjithësi. Por, ajo nga ana tjetër mund të jetë edhe një garant i paqes duke qenë anëtare e NATO-s dhe një partner i fuqishëm me SHBA-të në NATO”, theksoi Gashi.
Loading…




