Author: almakos

Kalaja e ndërtuar në mesjetë do të vazhdojë të restaurohet nga kompania serbe pavarësisht se institucionet e Kosovës thanë që do të kërkojnë ndërprerjen e kontratës me të. Në zyrën e BE’së kanë thënë se autorizimi për rifillimin e punimeve do të merret  nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe se në javën e dytë të shtatorit kompania “Koto” do të krijojë një program të ri pune.Ky ishte veprimi i fundit që kompania serbe “Koto” ndërmori në kalanë e Artanës, gjatë së hënës. Pas kësaj, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve urdhëroi pezullimin e punimeve të rehabilitimit, pasi që këto ndërhyrje…

Lexo më Shumë

Krahas studimeve, e ka nisur edhe një angazhim shtesë. 23-vjeçari Shkumbin Demolli, po synon postin e deputetit me Partinë Euro-Atlantike, që drejtohet nga Milaim Zeka.Ky thotë se iu dha mundësia, pas disa hezitimesh nga partitë që u përkiste më parë, duke shpresuar se do të bëhet ligjvënësi më i ri. Demolli fillimisht ishte anëtar i Vetëvendosjes, e më vonë kishte aderuar në Nisma, por edhe këtë parti e la në momentin kur Nisma hyri në koalicion me PDK’në e që për Demollin ishte e papranueshme. Sot është pjesë e partisë së Milaim Zekës dhe synon postin e deputetit.Numri 40 i…

Lexo më Shumë

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën ka disa ditë që kanë nisur mësimin.Por, ndryshe nga shtatori i kaluar, nxënësit e ciklit të ulët e kanë filluar vitin e ri shkollor pa kifle dhe qumësht. Kjo, pasi Komuna nuk ka arritur ende të nënshkruajë kontrata për furnizim me këto produkte. Vetë nxënësit thonë se kiflet dhe qumështi u ndihmojnë të largojnë urinë dhe të jenë më të përqendruar në mësim. Komuna thotë se vonesat janë bërë nga Autoriteti Qëndror i Prokurimit, i cili ka marrë në kompetencë procedurat e prokurimit për furnizim me këta artikuj ushqimorë. Në një…

Lexo më Shumë

Shumë afër një porti në Georgia të Shteteve të Bashkuara, një anije që transporton mallra e ka humbur kontrollin dhe u rrotullua.Nga anija që po lundronte me 23 anëtarë ekuipazhi dhe një pilot, janë nxjerrë të palënduar të gjithë pos katër prej tyre që janë të zhdukur. Rojat bregdetare, kanë kërkuar ndihmën e të gjitha njësiteve shpëtuese, që të intervenojnë për t’i gjetur të zhdukurit, si dhe të fikin zjarrin që ka kapluar një pjesë të anijes së gjatë 200 metra, raporton Telegrafi. Deri më tani, ende nuk dihen arsyet e fundosjes së pjesshme, derisa është sërish duke qëndruar në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj në konventën për nominimin e Kadri Veselit si kandidat të PDK-së për kryeministër ka thënë se PDK do t’i fitojë këto zgjedhje fuqishëm dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.“PDK është partia më e madhe në vend. Jemi partia më e madhe shqiptare dhe qytetare në Ballkan, por PDK është mbi të gjitha parti e shpresës, e zhvillimit, dhe nëse ka një njeri që i beson Kosova është Kadri Veseli dhe Kadri Veseli i beson Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në fjalimin e tij. “Jam krenar që e njoh Kadri Veselin që…

Lexo më Shumë

PDK’ja ka publikuar listën me kandidatët e për deputëtë për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Kësaj liste i prin kreu i PDK’së, Kadri Veseli, e pas tij Hajredin Kuqi e Eliza Hoxha e cila bartë numrin 3.Pas tyre vijnë Enver Hoxha, Valon Muirati, Besa Ismaili-Ahmeti, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Blerta Deliu-Kodra dhe i fundit me numër dhjetë është Uran Ismaili. Në listën e kandidatëve për deputetë është edhe Ramë Buja i cili para disa vitesh ishte larguar nga kjo parit. E megjithatë ai sot zë vendin e 28’të në këtë listë. E në këtë listë gjendet edhe nipi…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-08T19:22:54+02:00 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo uroi sot Maqedoninë e Veriut për 28 vjetorin e pavarësisë dhe e siguroi për mbështetjen amerikane në hapat e saj për t’u bërë pjesë e “familjes euroatlantike. Sekretari amerikan i shtetit vlerësoi angazhimin e vendit ndaj parimeve demokratike, shtetit ligjor, përgjegjësisë së qeverisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Ndërsa festojmë Marrëveshjen historike të Prespës, ne vazhdojmë të punojmë krah për krah për të mbështetur aspiratat e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtarë e plotëfuqishme e NATO-s dhe BE-së. Përkushtimi juaj i vazhdueshëm ndaj parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit kontribuon jo vetëm…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. E në mesin e kësaj liste gjendet edhe emri i Shqiptar Demaçit, i biri i Adem Demaçit.Në listën e PDK-së, janë gjithsej 110 kandidatë, ndërsa “Dekada e re” nuk dallon nga ajo e vjetra, ashtu siç pretendonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. PDK, është partia e cila pas tri ditësh dorëzimi të listës në Këshillin Qendror Zgjedhor e ka publikuar listën, të cilën e ka mbajtur shumë fshehtë nga qytetarët. Kadri Veseli ka premtuar se në listat…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo parti për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti.Kësaj liste i prinë kryetari i partisë, Kadri Veseli. Kurse numrin dy e barët Hajredin Kuqi Në fund të listës është lënë Donjet Bislimi. PDK është partia e fundit që ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Kjo është lista e plotë me 110 kandidatë: 1              Kadri      Veseli 2              Hajredin Kuqi 3              Eliza       Hoxha 4              Enver    Hoxhaj 5              Valon    Murati 6              Besa      Ismaili-Ahmeti 7              Memli   Krasniqi 8              Bedri     Hamza 9              Blerta    Deliu-Kodra 10           Uran     …

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar në Zvicër në kohën kur ka nisur fushata elektorale në Kosovë.Por, atje Kurti ka gjetur përkrahës të shumtë të partisë së tij. Në videon e siguruar nga Express, lideri i VV’së shihet teksa kalon nëpër një turmë njerëzit që i kërkojnë atij të bëjnë selfie. Albin Kurti ka premtuar se posa të marrë pushtetin do të veprojë për t’i çliruar institucionet nga krimi e korrupsioni. Ka premtuar edhe përkrahje për mërgimtarët.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-08T17:55:07+02:00 Nga “zemërimi” i maqedonasve të diasporës nuk kanë shpëtuar as fqinjët (Shqipëria dhe Greqia). Në një prej fotove të mëposhtme duket qartë se mbi flamurin kuqezi janë vizatuar organë gjenitalë mashkullorë. Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë. Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të ri të shtetit me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.” Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit. Mesa duket konflikti i Ballkanit…

Lexo më Shumë

Me këtë intervistë të Ish-Presidentit të Republikës në periudhën 2002-2007, Dr. Alfred Moisiu, bota.al nis serinë e intervistave dhe refleksioneve me titull: “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”, në kuadër të Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke, një projekt i cili përkon edhe me 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Presidenti Moisiu flet në lidhje me atë ngjarje të jashtëzakonshme historike, e cila shënoi fundin e regjimeve komuniste në Evropën lindore, për shpresat që ndryshimet epokale ngjallën tek shqiptarët, si dhe për tre dekadat e tranzicionit të vështirë të Shqipërisë.Z. Moisiu, ky vit shënon 30 vjetorin…

Lexo më Shumë