PDK’ja ka publikuar listën me kandidatët e për deputëtë për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Kësaj liste i prin kreu i PDK’së, Kadri Veseli, e pas tij Hajredin Kuqi e Eliza Hoxha e cila bartë numrin 3.
Pas tyre vijnë Enver Hoxha, Valon Muirati, Besa Ismaili-Ahmeti, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Blerta Deliu-Kodra dhe i fundit me numër dhjetë është Uran Ismaili.
Në listën e kandidatëve për deputetë është edhe Ramë Buja i cili para disa vitesh ishte larguar nga kjo parit. E megjithatë ai sot zë vendin e 28’të në këtë listë.
E në këtë listë gjendet edhe nipi i ish- nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovcit, Valon Grabovci.
Kadri Veseli kishte premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga drejtësia. E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.
Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së




