Author: almakos

Kandidati i VV’së për deputet Hekuran Murati, përmes një reagimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër Ramush Haradinajt, i cili premtoi se koalicioni AAK-PSD do të rritë pagat në vend çdo vit, nëse e merr pushtetin pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.“Synojmë çdo vit rritjen e pagave për 10 për qind”, kishte deklaroi Haradinaj. Ndërsa Murati tha se ligji e përcakton qartë se sa mund të rritet paga për një vit të caktuar. “Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë e përcakton qartë se sa mund të rriten pagat në një vit të caktuar”,…

Lexo më Shumë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka pyetur kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Ramush Haradinajn, se pse nuk e ka marrë vetë në dorë dialogun kur e ka ditur që bisedimet për copëtim të Kosovës kishin filluar“”Haradinaj: Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës”. Atehere, pse tentuat të bartni udhëheqjen dialogun tek Presidenti me rezolutën e prillit 2018? Pse nuk e morët vetë në…

Lexo më Shumë

Me qindra banorë të Bahameve, të cilët i mbijetuan uraganit “Dorian”, janë larguar për t’i shpëtuar kaosit dhe shkatërrimit që ka mbetur në vendin e tyre.Uragani kaloi mespërmes ishullit këtë javë, duke lënë pas një valë shkaëtrrimesh dhe një krizë humanitare. Numri zyrtar i të vdekurve arriti në 43 të premten, por shifra pritet të vazhdojë të rritet. Turma njerëzish u panë të mblidhen e të largohen në masë nga dy ishujt e goditur më rëndë, Abako i madh dhe Bahama e madhe.

Lexo më Shumë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka ngushëlluar familjen e parashutistit Artan Venhari. Ai ka shtuar se ai ishte njëri nga djemtë më të mirë të Prishtinës dhe humbja e tij është e dhimbshme dhe tragjike për shkak se vdiq nga ajo që e pati pasion tërë jetën, fluturimin në qiell.“Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell. Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan” shkroi Haradinaj. Artan…

Lexo më Shumë

Albin Gashi, i biri i avokatit të njohur Tomë Gashi, iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.Këtë e ka bërë të ditur, Kurti përmes një shkrimi në Facebook.Kurti njoftoi për kandidatin e ri për deputet të kësaj partie duke thënë “u dyfishova si Albin”. Ai shtoi se së bashku do të punojnë gjatë e do të korrin fitore. Edhe avokati Tomë Gashi zëshëm mbështet Vetëvendosjen, përderisa ka lënë të hapur mundësinë e aderimit në këtë parti. Në qershor 2017 u dyfishuam si VETËVENDOSJE!, kurse në shtator 2019 u dyfishova si Albin. Postimi i plotë Albin Gashi na u bashkua në Lëvizje dhe është…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni të cilën ai e udhëheq garon me kandidatët më të mirë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.Njerëz me vlera të larta, të cilët, Limaj thotë se e meritojnë mbështetjen e qytetarëve. “Socialdemokratët dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit. Boshti ynë politikë angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE”, shkruan Limaj. Më tutje, Limaj shkruan se koalicioni NISMA-AKR-PD premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët e vendit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicionin me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt e sheh si krah për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 6 tetorit.Sipas Qeveria e re duhet të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor. “Detyrë kryesore e çdo qeverie që do të formohet si rezultat i këtyre zgjedhjeve do të jetë spastrim i rrugës për të filluar dialogu. Kërkesa që vjen nuk është vetëm që vjen prej një njeriu, që është kyç i SHBA-së për Ballkanin”, ka theksuar ai duke u ndërlidhur në takimin që…

Lexo më Shumë

Kosova sipas gjasave nuk do të pranohet në Interpol, në mbledhjen e kësaj organizate që do të mbahet në tetor.Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili sikur ia ka kushtuar gjithë potencialin që ka këtij misioni, është aq i sigurt se pranimi i Kosovës në Interpol nuk do të ndodhë, sa që thotë se “nëse ndodh kjo unë do të japë dorëheqje”, raporton agjencia e lajmeve e Beogradit, B92. Ai rikujton se 15 vende tashmë kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shton se së shpejti do të ketë edhe vende të tjera që do ta bëjnë këtë…

Lexo më Shumë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se e vlerëson sit ë shenjtë besimin për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës për një vizion të qartë profesional e politik.“E vlerësoj të shenjtë besimin për të përfaqësuar, andaj afrohem para jush, jo për të eksperimentuar përfaqësimin, por me provën e punëve të kryera dhe vizionin e qartë profesional e politik. Para se të isha pjesë e ekzekutivit, në zgjedhjet paraprake kam kërkuar besimin për të adresuar vizionin tim pse qëndroj në politikë, çfarë vlera e…

Lexo më Shumë

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje ka ndërruar jetë. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që një familjar e kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit.Pasi filloi përleshja, të dy kishin përdorur armë të ftohta, e njëri nga ta kishte përdorur edhe thikën, duke i dhënë goditje fatale. Burime të Gazetës Express kanë treguar se i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete, e më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës. Ngjarjen për…

Lexo më Shumë

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjanit. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje ka ndërruar jetë. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që një familjar e kishte vendosur karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit.Pasi filloi përleshja, të dy kishin përdorur armë të ftohta, e njëri nga ta kishte përdorur edhe thikën, duke i dhënë goditje fatale. Burime të Express kanë mësuar se i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës. Ngjarjen për Express e ka…

Lexo më Shumë

Selman Rexhepi, bashkë me familjen e tij, që nga paslufta, është shpërngulur nga Medvegja në Kosovë.Megjithatë, thotë se do të udhëtojë për në vendlindje për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, raporton KTV. Por, shumë qytetarë të Medvegjës të cilët janë shpërngulur në Kosovë, kryesisht në Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat civilë. Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve, Muharrem Salihu, ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak. Njohës të zhvillimeve në Luginë,…

Lexo më Shumë