Alsat-M 2019-09-07T16:15:12+02:00
Kolona të gjata të automjeteve janë evidentuar edhe në vendkalimin kufitar të Maqedonisë së Veriut me Greqinë. Meqë e hëna është ditë jo pune, fundjavën e vazhduar për festën e Pavarësisë, shtetasit tanë kanë vendosur t’a kalojnë në bregdetin e fqinjit jugorë. Sipas autoriteteve, në pikën kufitar Bogorodica-Evzoni, pritja në hyrje dhe dalje është rritur deri në 40 minuta dhe gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar 11.500 automjete. Nga policia kufitare njoftuan se janë duke punuar më kapacitet të plotë, por këto vonesa janë shkaktuar nga fluksi i shtuar i udhëtarëve, të cilët u nënshtrohen kontrolleve të detyrueshme në hyrjes në Zonën Shengen.
Siç kumtojnë nga AMSM, intensiteti i trafikut në rrugët që të qojnë drejt kufirit jugorë është rritur dje në mbrëmje dhe vazhdon edhe sot. Ata bëjë thirrje që vozitësit të kenë kujdese dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, duke pasur parasysh edhe lagështin e rrugëve nga shiu i mbrëmshëm.
Adnan Qaili
Loading…



