Alsat 2019-09-11T11:13:51+02:00 Sipas kryeministrit Zaev, gjatë konferencës për shtyp në qeveri, Marrëveshja për Prokurorinë Publike mbrëmë dështoi sepse opozita kërkoi që të gjitha rastet e PSP-së të transferoheshin në Prokurorinë Publike, e cila më pas të drejtohet nga një njeri me propozim të opozitës. Zaev tha se një propozim i tillë është i papranueshëm për qeverinë sepse, siç tha ai, do të çonte në bllokim PSP-së. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-09-11T11:05:38+02:00 Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes tij dhe opozitës për fatin e PSP-së. Ai tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritëm dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”. Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në kët mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen…
Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, ka njoftuar Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Mali më i lartë në Suedi e ka humbur këtë titull dhe faj për këtë kanë ndryshimet klimatike. Shtresa e akullit që ndodhet në këtë majë ka filluar të shkrihet për shkak të rritjes së temperaturave. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe shkencëtarët.Maja e malit Kebnekaise, i cili shtrihet në skajin verior të Suedisë, tashmë gjendet në lartësi prej 2095.6 metrash, e cila është shifra më e vogël që është matur ndonjëherë dhe 1.2 metër më pak se një majë tjetër në pjesën veriore. “Për herë të parë nga viti 1880m mund të themi me siguri se kjo…
Alsat 2019-09-11T10:49:03+02:00 Prokuroria speciale kërkoi shtyrjen e gjykimit për herë të parë pasi prokuroria e rregullt njoftoi se do të merrte përsipër çështjet. Prokurori Burim Rustemi sugjeroi që situata e re do të duhet të vonojë TNT derisa të vendoset se cili prokurori do të përfaqësojë çështjen në gjykatë. Mbrojtja dhe të pandehurit rënë dakord për propozimin. Rasti TNT ka të bëjë me prishjen e kompleksit të kozmosit të biznesmenit Fiat Canoski, ku janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit Mile Janakieski dhe ish kryetari i bashkisë së Gazi Babës Toni Trajkovski. Loading…
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se mashkulli K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij ditën e djeshme në Prishtinë.I dyshuari është arrestuar, pasi si pasojë e sulmit fizik viktima femër K/Shqiptare ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaExpress/
Alsat-M 2019-09-11T10:24:11+02:00 Të gjithë ata që kanë sigurim nga 1 tetori 2019 do të mund që barnat e tyre ti tërheqin nga barnatorja vetëm me reçetë dhe letërnjoftim ose pasaportë, kanë njoftuar nga Fondi shëndetësor. Loading…
Beteja e Koshares është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ajo u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”. Po në këtë vend ishte bërë edhe thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo thyerje shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës brenda Kosovës, transmeton Gazeta Express. Një video e publikuar në Facebook, shfaq çlirimtarët duke kënduar teksa luftonin me armikun. Shikojeni më poshtë: [embedded content]
Alsat 2019-09-11T10:15:45+02:00 “Është e rëndësishme që Ligjin ta miratojmë para tetorit, ajo që mbrëmë ka pas një takim maratonë paraqet një mundësi që të gjendet mënyrë për të arritur deri tek zgjidhja e problemit. Jam optimist se do të gjendet një mënyrë dhe vullnet politik që të gjendet një zgjidhje. Besoj që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë këto bisedime dhe të arrihet zgjidhje”, deklaroi Bujar Osmani, zv. kryeministër. Osmani flet edhe për mospjesëmarrjen e BDI-së në takim. “Në takim nuk ishim prezent sepse vlerësojmë se nuk jemi pjesë e problemit”, tha Osmani. Loading…
Alsat 2019-09-11T10:04:52+02:00 Për shkak të xhirimit të filmit të DFPU “Vertigo Visual” SHPK Shkup, qarkullimi në bulevardin Ilinden në Shkup do të bllokohet prej orës 21 deri në orën 6 të mëngjesit në afërsi të parkut të qytetit. Për këto arsye, siç informojnë nga MPB-ja qarkullimi do të riorientohet në rrugët dytësore. MPB-ja apelon qytetarët të respektojnë urdhrat që i kanë dhënë efektivët e policisë nëpër këto rrugë. Loading…
22 vjet pasi e kishte xhiruar gjendjen e vështirë në Kosovë, në vitin 1997, kameramani Chris James mbrëmë e xhiroi Kombëtaren e Kosovës duke e zhvilluar një ndeshje kundër Anglisë, në stadiumin “St.Mary’s”.Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, ishte paraprirë nga shumë histori për luftën në Kosovë në fund të viteve të 90-ta dhe rolin e Britanisë së Madhe në bombardimet e NATO-s, shkruan Gazeta Express. Historia e ngritjes së Kosovës si shtet dhe si ekip kombëtar u rrëfye nga shumë media britanike sportive, mirëpo kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk…
Alsat-M 2019-09-11T09:52:27+02:00 Këshilli gjyqësor e ka shkarkuar Kryetarin e Supremes, Jovo Vangellovskin përshkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Në vend të tij në gjykatën Supreme është emëruar gjykatës nga gjykata e njëjtë, Faik Arsllani. Arsllani nda Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka paraqitur, patundësi në Gradec, shtëpi prej 189m2, dhe objekt pune në Shkup në emër të gruas së tij në vlerë prej 6 milionë denarëve. Ai po ashtu ka paraqitur edhe dy prona, banesë në Gostivar, posedon librezë për para ku ka arritur të kursejë vetëm 5000 dollarë dhe posedon makinë Passat./Alsat Loading…

