Author: almakos

Alsat 2019-09-11T12:21:56+02:00 Pas dështimit të mbrëmshëm të takimit të liderëve, kreu i opozitës Hristijan Mickoski ka caktuar një konferencë për shtyp ku pritet të sqaroj qëndrimet e tij rreth mos-arritjes së një marrëveshje me LSDM-në për Ligjin për Prokurori Publike. Paraprakisht për media u prononcua edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili fajin për dështimin e takimit e hodhi tek VMRO-DPMNE-ja. Loading…

Lexo më Shumë

Gjykata më e lartë e Skocisë ka vendosur që pezullimi i punës së parlamentit nga kryeministri britanik, Boris Johnson është i paligjshëm.Një panel prej tre gjyqtarëve ka marrë vendim në të mirë të një grupi politikanësh që kanë sfiduar vendimin e kryeministrit. Ky vendim përmbys një vendim tjetër të gjykatës, e cila ka thënë javën e kaluar se Johnson nuk ka shkelur ligjin. Megjithatë ky vendim nuk do të ndikojë në parlamentin tashmë të pezulluar nga orët e para të së martës. Kjo pasi, gjykata nuk ka dhënë ndonjë urdhër për anulim të pezullimit meqë javën e ardhshme do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar për progresin e Kosovës dhe për orientimin properëndimor të shtetit të Kosovës dhe përkushtimin e institucioneve në zbatimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe proceset tjera me rëndësi për vendin.   Duke falënderuar shtetin francez për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se thellimi i bashkëpunimit në aspektin politik dhe ekonomik…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-11T11:59:34+02:00 Sot në mëngjes në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike ka arritur shkresa e Prokurorisë Publike e nënshkruar nga prokurori publik, Lubomir Joveski, për marrjen e lëndëve. Pak para fillimit të takimit të mbrëmshëm të liderëve, nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se kanë dërguar shkresë në lidhje me marrjen e lëndëve nga PSP-ja. Shkresa për marrjen e lëndëve pason pas njoftimit të mëhershëm që nga paraburgimi e dërgoi prokurorja speciale Katica Janeva, përmes së cilës dha pëlqim që të gjitha lëndët e PSP-së t’i kalojnë Prokurorisë Publike. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-11T11:49:43+02:00 Shumë reagime në rrjetet sociale ka shkaktuar takimi midis kryeministrit Zaev me Majkëll Shtraumetis, i njohur si Big Majk, kultivuesin më të madh botëror të kanabisit. Zaev ka porositur se qëllimi i takimit është për përdorim medicinal i vajit të kanabisit dhe të përforcohet e drejta e eksportit. “Ne nuk i kemi shpallur të gjitha takimet. Unë isha në takim me njeriun, nuk kemi dilema dhe nuk po fshehim asgjë. Qëllimi i takimit ka qenë për vajin medicinal nga kanabisi dhe të përforcojmë të drejtën e eksportit, kjo të përdoret për qëllime medicinale. Z. Big Majk ka kërkuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-11T11:46:24+02:00 Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve të Presidencës së Ursula von der Leyen në Komisionin Evropian. Ajo i ka bërë komentet pas prezantimit të ‘Qeverisë’ së re të Bashkimit Evropian, ku hungarezi László Trócsányi u përzgjodh Komisioner për Zgjerimin. “Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt afër BE-së”, ka deklaruar Von der Leyen, duke shtuar se rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe do të jetë në fokus të presidencës së saj. Sa i përket anëtarësimit të gjashtë shteteve në këtë rajon, kryetarja e KE-së theksoi se rregullat nuk kanë ndryshuar. “Rregullat tona…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-11T11:37:39+02:00 Vërtetimi i rekomandimeve të qeverive dhe ministrive përgjegjëse të dy vendeve për përmirësimin e librave shkollor të historisë së klasës së gjashtë dhe të shtatë, sipas sistemit arsimor bullgar dhe atij maqedonas për ngjarjet e periudhës së gjysmë shekullit të kaluar, por edhe debati lidhur me Goce Dellçevin janë temat që do të diskutohen nga anëtarët e Komisionit të përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në takimin e shtatë radhazi, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Sofje të Bullgarisë./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka bërë thirrje që të ndihmohet i riu Astrit Islami që është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute.“Astrit Islami është një i ri që është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute. Nga kolegia ish-deputete, Ganimete Musliu, jam ftuar që të ndihmojë në rastin e tij. Për shërim, Astritit i duhen 110 mijë euro, shumë e madhe dhe e papërballueshme për familjen e tij.  Unë do t’i përgjigjem kësaj thirrjeje për ndihmë. Dëshiroj nga thellësia e zemrës që të mblidhen paratë e nevojshme, Astriti të shërohet dhe t’i kthehet familjes e jetës së tij…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-11T11:30:09+02:00 Ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve dhe më vjen keq që keni qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, tha zaev në pres konferencën pas takimit të liderëve maqedonas që u zhvillua mbrëmë. “I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundër për të arritur marrëveshje, për ti dhënë deklaratat e para” ka thënë Zaev. Mbrëmë gazetarët e të gjitha medieve në Maqedoninë e Veriut që ishin prezent i kishin pritur krerët e partive maqedonase për deklarata, mirëpo nuk…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-11T11:24:49+02:00 Gruevizmi vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit, kërkesa kundër çdo logjike, kundër BE-së, kundër NATO-s, kundër vlerave dhe principeve, kështu kryeministri Zoran Zaev sot ka filluar pres-konferencën dhe vlerësoi takimin e mbrëmshëm të liderëve maqedonas, por siç theksoi ai, kushtin e vetëm e ka vendosur kreu i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski Unë jam plotësisht i dëshpëruar, kisha shpresë se mundemi të ndryshojmë rrjetin dhe të dalin nga lëkura e paraardhësve të tyre. Jemi munduar që të gjejmë gjuhë të përbashkët, mirëpo VMRO-DPMNE kërkone me çdo kusht lëndët e PSP-së të jenë nën kontrollin e tyre, të ndalojnë…

Lexo më Shumë

Teksa zyrtarët amerikanë dhe ata rusë ngrisin dilema rreth vërtetësisë së raportimeve të mediave amerikane se dy vjet më parë CIA ka nxjerrë nga Rusia një person që pretendohet se ka ofruar informacione sekrete për presidentin rus, Vladimir Putin, përpjekjet për ta identifikuar këtë njeri kanë çuar drejt një prone rreth një orë larg në jugperëndim të Uashingtonit.Askush nuk është përgjigjur kur një gazetar i Radios Evropa e Lirë i ka rënë ziles në adresën e shtëpisë, 78 Partridge Lane në Staford të Virxhinias, e cila sipas të dhënave publike është në pronësi të Oleg Smolenkovit, emri që është përmendur…

Lexo më Shumë