Author: almakos

Aktivistët e Hong Kongut kanë ndalur protestat të mërkurën për të përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe kanë dënuar raportimet e të përditshmes shtetërore kineze, China Daily se ata janë duke planifikuar “terror masiv” në qytetin e territorit kinez.Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protestat që janë nxitur nga një legjislacion i pezulluar tashmë, që parashihte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Protestat më vonë janë zgjeruar, pasi protestuest kanë bërë thirrje për demokraci dhe u kanë kërkuar udhëheqësve komunistë që të largohen nga qyteti. “Fanatikët kundër qeverisë janë duke planifikuar sulme…

Lexo më Shumë

Është mbyllur për publikun gjykimi ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin e njohur “Toka”.Për dallim prej herëve të tjera, që ky proces gjyqësor është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën seanca është mbajtur në Gjykatën e Gjilanit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Një gjë e tillë, ka ndodhur për shkak se Themelorja në Prishtinë nuk ka kushte teknike për dëgjimin e dëshmitarëve përmes vido-linkut, në rastet kur ka shumë të akuzuar. Në këtë seancë, përmes video-linkut,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-11T15:07:18+02:00 Pushteti dhe opozita u përplasën sot për Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, ligji për të cilin ishte në lexim të parë në Komisionin për Sistem Politik.  Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, paralajmëroi amendamente për disa nene të ligjit në fjalë dhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, edhe pse ky i fundit ka tashmë 8 muaj që ka hyrë në fuqi. Një nga vërejtjet e tyre për Ligjin e Gjuhëve  është që nga neni 4 deri në nenin 12 të definohen saktë se cilat institucione, në cilat raste janë të obliguara të zbatojnë këtë ligj. Ndërsa për në…

Lexo më Shumë

Ymer Shahini është deklaruar fajtor para drejtësisë amerikane për konspiracion mashtrues të sigurimeve për mashtrim të investitorëve dhe aksionarëve.Geoffrey S. Berman, prokuror i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, njoftoi të martën se Ymer Shahini e ka pranuar fajin para gjykatësit Peter Kevin Castel në lidhje me rolin e tij në një skemë për mashtrimin e aksionarëve të një kompanie aksionare dhe investitorëve, raporton Gazeta Express. Prokurori amerikan, Geoffrey S. Berman, ka thënë se “Ymer Shahini tashmë e ka pranuar rolin e tij në një mashtrim me shumë miliona dollarë. Ai me vetëdije ka shërbyer si person…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-11T14:52:59+02:00 Shumica parlamentare hodhi poshtë propozimin e opozitës që në seancën e sotme në rend dite të vendoset edhe pika për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva. Arsyetimi i opozitës është se kaluan një javë nga konstatimi i Komisionit për zgjedhje dhe emërime të cilët me vota unanime miratuan kërkesën e Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e Janevës mbi bazën e punës jo profesionale, jo ligjore dhe të pandërgjegjshme. Nga shumica parlamentare thanë se është për shkarkimin e Janevës dhe miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, por duhet pritur epilogu i marrëveshjes mes liderëve. Ditë më parë kreu…

Lexo më Shumë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së.Përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi. Në fillim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka e njoftoi ambasadorin Braathu lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kujtoi dhe rolin këshilldhënës që misioni i OSBE-së do ta ketë për katër Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në këto komuna. “Përgatitja e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-11T14:43:41+02:00 Përfaqësues të Higjienës Komunale gjatë ditës realizuan biseda me pronarët e objekteve tregtare në rrugën e “Plastikave” bul. Nikola Karev. Me këtë rast pronarët e dyqaneve u njoftuan si ta hedhin në mënyrë të drejtë mbetjen e tyre, me qëllim që të parandalohet krijimi i deponive të egra dhe të mbrohet mjedisi i jetësor. “N.P. Higjiena Komunale-Shkup, i përforcoi edhe kujdestaritë në më shumë lokalitetet të këtij rajoni që janë shënuar si pika të zeza me dukuri më të shpeshtë të hedhjes së pandërgjegjshme të mbetjes nga ana e qytetarëve. Në tre ndërrime zbatohen kujdestari tek Teqeja në…

Lexo më Shumë

Sot në Obiliq disa persona janë përleshur, ndërkaq njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësorLajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull).  Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, dje ka mbërrtiur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Gazeta Express.Derisa dje në këtë pritje i kishte pëshpëritur Vuçiqit se nuk i pëlqen Kosova, në një konferencë për media të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji, shkruan telegraf, transmeton Gazeta Express. Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-11T14:10:45+02:00 Tridhjetegjashtë vjeçari N.Q. nga Tetova, gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë ka denoncuar se tek sheshi i qytetit në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur, të cilët menjëherë kanë ikur nga vendi. Nga SAPB Tetovë, konfirmojnë rastin dhe shprehen se po ndërmarrin të gjitha masat për gjetjen e sulmuesve dhe zbardhjen e plot të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Rusia nuk pret që lidhjet e saj me Uashingtonin të përmirësohen papritmas pas daljes së këshilltarit të SHBA për sigurinë kombëtare John Bolton.Presidenti amerikan Donald Trump pushoi papritmas Boltonin në mes mosmarrëveshjeve me ndihmësin e tij se si të merren me sfidat e politikës së jashtme si Koreja e Veriut, Irani, Afganistani dhe Rusia. Ryabkov tha se riorganizime të tilla të stafit në Shtetet e Bashkuara nuk kanë çuar në një normalizim të marrëdhënieve në të kaluarën.  

Lexo më Shumë

Tek varrezat në veri të Mitrovicës, janë duke vazhduar gërmimet për gjetjen e trupit të një personi që ishte zhdukur gjatë kohës së luftës me Serbinë.Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Kushtrim Gara, në një lidhje direkte për Klan Kosova, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve është hasur në mbetje mortore, por është konfirmuar se nuk janë eshtrat e trupit që po kërkohet. “Gërmimet kanë filluar nga ora 10:00. Kërkimet po vazhdojmë për gjetjen e mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës. Deri më tani është hasur…

Lexo më Shumë