Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, për Ditën e Ashureve.Ai ka thënë se kjo ditë simbolizon sakrificën për paqe. “Porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore”.
Author: almakos
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019, sipas raportit më të ri të ASK-së.Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it qumësht, djathë dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%), etj. Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it perime me 2.6%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej minus 0.1% në IHÇK. Shkalla vjetore e inflacionit në gusht 2019, me muajin…
Dje është mbajtur seanca e radhës në rastin “Stenta 2” ku janë të akuzuar 42 mjekë nga Prokuroria e Shtetit. Në këtë seancë është deklaruar dëshmitari Abaz OsmaniNë dëshminë e tij, që zgjati afër gjashtë orë, dëshmitari Osmani u është përgjigjur pyetjeve si dhe ka polemizuar me të akuzuarit Gani Bajraktari, Faik Shatri dhe Nexhmi Zeqiri. Ky i fundit kërkoi nga dëshmitari Osmani të përgjigjet për deklaratën e tij kur kishte thënë se nga një kontrollë që kishte bërë te mjeku Tefik Bekteshi, kishte dalë se nuk i kishte gjashtë stenta. Zeqiri kërkoi të dijë nga Osmani nëse një konstatim…
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës nga e mërkura ka mbetur në dorë të Listës Serbe. Pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale, Afërdita Maliqit, vendin e saj e ka zënë nënkryetarja Marijana Adamović-Šimić, e cila mbështetet nga Lista Serbe. Arsye për këtë ka qenë dështimi i Bordit që të zgjedh kryetarin e ri, në mungesë të anëtarëve. Anëtarja Naile Demiri ka treguar për Express arsyen pse nuk ka marrë pjesë nëpër mbledhje dhe dështimin e bordit për të zgjedhur kryetarin e ri.Në pamundësi për të zgjedhur kryetarin e ri, tash e tutje mbledhjet e Bordit të Radio Televizionit të…
Alsat 2019-09-11T16:19:35+02:00 Kaos i vërtetë ka ndodhur mbrëmë në spitalin e dializës në Strugë. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, tavanet kanë lëshuar ujin duke vërshuar hapësirat e objektit të spitalit kurse pacientët me krevate janë nxjerrë në korridor. Kjo mund të shihet nga video amatore që sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale. [embedded content] “Kjo ndodh shpesh…nëse bie një shi pak më i fuqishëm, menjëherë paraqiten probleme. Uji largohet me kova e me legenë. Ndodh që në ndonjë dhomë të ketë të sëmurë, dhe ata duhet t’i reagojnë”. Edhe sot vëreheshin shenja nga tavanet dhe muret e lagur. “Korridoret…
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ato kanë pasur ndikim në gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe se amerikanët nuk kanë qenë viktimat e vetme të tyre.“Njerëz nga 77 shtete kanë vdekur në sulme. Ky ka qenë sulm mbi civilizimin”, ka thënë ai. Ai ka thënë se amerikanët do të kujtojnë gjithmonë mbështetjen që ka pranuar SHBA-ja nga gjithë bota, duke përmendur edhe Kosovën. “Pas sulmit, në gjithë Kosovën njerëzit janë mbledhur në përkrahje të SHBA-së, kanë ndezur qirinj dhe kanë dhuruar gjak. Disa qytetarë të…
Liderët arabë e kanë dënuar planin e Netanyahut për aneksimin e disa pjesëve të mëdha të territoreve palestineze në rast re i fiton zgjedhjet e javës së ardhshme. Ata kanë thënë se ky plan do t’i vriste të gjitha gjasat për paqe.Liga Arabe e mbajti një takim emergjent të martën në mbrëmje pasi kryeministri izraelit njoftoi për planin e tij gjatë një konference për gazetarë. Ministrat e jashtëm të vendeve arabe, të cilët u mblodhën në Kajro të Egjiptit, e dënuan ashpër këtë plan dhe thanë se ai është zhvillim i rrezikshëm dhe agresion i ri i Izraelit përmes shpalljes…
Alsat 2019-09-11T15:59:26+02:00 Asnjë ndërmarrje publike në vend nuk ka procedurë të qartë për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të drejtorëve dhe mbikëqyrësve. Gjetjet e raportit të fundit nga Qendra për Komunikime Qytetare tregojnë se nuk është e qartë se kush po propozon kandidatët. Sipas OJQ-ve është e qartë që këto lista bëhen në selitë e partive dhe kështu partizohet sektori publik. Këto institucione shihen si vende për të fituar një honorar plus ose për përfitime shtesë të kuadrove partiake. Për anëtar të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës i cili mund të vendos për kontrata milionëshe në situata të caktuara, nuk ekziston…
Alsat-M 2019-09-11T15:52:24+02:00 Që të ketë sundim të ligjit nevojitet qeverisje e mirë dhe politikanë të pavarur që janë të gatshëm të zbatojnë reforma. Ky është mesazhi i dërguar nga eksperti ligjor i Komisionit Evropian Rajnhard Pribe në konferencën shkencore ndërkombëtare mbi menaxhimin dhe sundimin e së drejtës. Pribe nuk pranoi të komentojë zhvillimet aktuale politike në vend, por tha në fjalën e tij se megjithëse u vendos sistemi juridik për të patur një gjyqësor të pavarur, ndonjëherë ka probleme. Ndonjëherë keni nevojë për ndryshime në legjislacion dhe për këtë keni nevojë për politikanët. Politikanë të pavarur, që do të bëjnë…
Tri universitetet publike në Kosovë të cilat nuk janë akredituar për vitin akademik 2019/2020, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Agjencia për Akreditim e Kosovës, lidhur me ankesën e parashtruar për mosakreditim.Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Universiteti “Isa Buletini” në Mitrovicë dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren janë tri universitetet të cilat nuk u akredituan dhe të cilat nuk u pajtuan me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë për Akreditim të Kosovës. Pas pranimit të vendimit për mosakreditim, këto tri universite kanë bërë ankesë pranë Agjencisë për Akreditim, por ankesat e tyre nuk janë shqyrtuar ende për shkak se Komisioni për…
Alsat-M 2019-09-11T15:44:07+02:00 Zaev dhe Mickoski janë të zhgënjyer nga qëndrimi i njëri-tjetrit në takimin e një dite më parë, i cili zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit. Qëndrimet e tyre konfuze nuk përputhen mbi atë se ku qëndrojnë dallimet kryesore që sollën dështimin e arritjes së një marrëveshje. Së fundmi, pushteti ka propozuar formimin e një prokurorie të re, në kuadër të Prokurorisë Themelore por që do të funksionojë paralelisht dhe e pavarur nga Prokuroria aktuale për krim të organizuar dhe korrupsion me të cilën drejton Villma Ruskovska. Prokuroria sipas tyre do të quhej Prokuroria për hetimin e…
Alsat-M 2019-09-11T15:38:06+02:00 Libra të grisura e të shkarravitura, pa kopertinë dhe mungesë të njësive mësimore. Kështu duken pjesa më e madhe e librave të arsimit fillor edhe në këtë fillim vit shkollor. Më kritik janë vet nxënësit të cilët ankohen për vështirësi në kryerjen e detyrave të shtëpisë ndërsa shpesh herë edhe detyrohen të bëjnë fotokopje të njësive mësimore që mungojnë. Unë librin e kam shumë të shkatërruar dhe nuk mund të lexoj e as të mësoj, është shumë rëndë për mua. Është i dëmtuar libri i shqipes dhe maqedonishtes”. Të shkatërruar e kam librin e shqipes dhe shoqërisë dhe…

