Alsat-M 2019-09-11T15:52:24+02:00
Që të ketë sundim të ligjit nevojitet qeverisje e mirë dhe politikanë të pavarur që janë të gatshëm të zbatojnë reforma. Ky është mesazhi i dërguar nga eksperti ligjor i Komisionit Evropian Rajnhard Pribe në konferencën shkencore ndërkombëtare mbi menaxhimin dhe sundimin e së drejtës. Pribe nuk pranoi të komentojë zhvillimet aktuale politike në vend, por tha në fjalën e tij se megjithëse u vendos sistemi juridik për të patur një gjyqësor të pavarur, ndonjëherë ka probleme.
Ndonjëherë keni nevojë për ndryshime në legjislacion dhe për këtë keni nevojë për politikanët. Politikanë të pavarur, që do të bëjnë reformat e duhura dhe që do të kenë vullnetin politik ”.
Merrni shembujt e mirë dhe jini të vetëdijshëm se ka lidhje mes sundimit të së drejtës dhe funksionimit të demokracisë. S’mund të keni menaxhim të mirë pa sundim të së drejtës dhe nuk mund të keni sundim të së drejtës pa menaxhim të mirë. Këto janë të ndërlidhura mes vete”. – theksoi Rajnhard Pribe,
Akademiku Vllado Kambovski, mesazhet për sundimin e të së drejtës i ndërlidhi me gjendjen aktuale me PSP-në. Ai porositi politikanët që edhe njëherë të emërojnë prokuror të ri në vendin e Katica Janevës.
Në qoftë se Kuvendi nuk e miraton ligjin e prokurorisë deri më 15 shtator kur të mbarojë afati i ish-prokurores speciale, ligji për prokurorinë speciale do të mbetet në fuqi. Kjo do të thotë që procedura për zgjedhjen e një prokurori të ri duhet të fillojë menjëherë.”- u shpreh Vlado Kambovski
Në konferencë morën pjesë shumë profesorë të huaj dhe vendas si Florian Bieber, Besa Arifi, Akademik Abdulmenaf Bexheti, dhe Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, të cilët thanë se sundimi i ligjit është një fillim fondamental i negociatave me Bashkimin Evropian dhe shtoi se është i sigurt se tetori do të jetë historik për Maqedoninë e Veriut.
Alsat
Loading…