Kosova solidarizohet me Amerikën, në shkolla ligjërohet për 11 Shtatorin Nuk janë në detyrë, por kanë ndezur sirenat e mjeteve të tyre. E një situatë e njëjte ishte krijuar para 18 viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 11 shtator, 2001 Amerika u sulmua nga një grup terroristësh. Këta terroristë arritën të shkatërrojnë dy kullat binjake në SHBA. [embedded content] E gjatë këtij sulmi humbën jetën rreth 3 mijë persona, në mesin e tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesëtare të policisë, zjarrfikës e ambulanca dolën sot në sheshin “Bill Clinton”, për tu solidarizuar me miqtë Amerikan. Në këtë…
Author: almakos
Mjekra e bardhë, syzat e mëdha, karroca me rrota. Megjithatë, nuk i shpëtoi dot syrit të mprehtë të stafit të aeroportit, teksa përpiqej të udhëtonte nga India për në Nju Jork.Oficeri i kishte kërkuar personit të ngrihej pak mbi karrocë, me ndihmën e të tjerëve, por aty kishte vënë re që rrënjët e mjekrës së bardhë ishin në fakt të zeza. Veç kësaj, ai nuk e shihte oficerin në sy por ia shmangte shikimin gjatë gjithë kohës. Ai dorëzoi një pasaportë sipas së cilës quhej Amrik Sing, i lindur në vitin 1938. Por sado që maskimi ishte i mirë, prap…
Mes lotësh e dhimbjeve, Driton Berisha pranoi eshtrat e babit të tij, për të cilin nuk kishte ditur asgjë për 27 vjet. Këtë të martë, shteti i Bosnjës ia dorëzoi familjes eshtrat e Rifat Berishës, i cili ishte vrarë në luftën e fundit në këtë shtet.Dritoni ishte vetëm 7-vjeçar kur e kishte parë për herë të fundit babanë e tij, raporton KTV. Ai inkurajon të gjithë ata që ende i kanë familjarët e zhdukur, që të mos dorëzohen dhe t’ kërkojnë ata. Dritoni shton se për këtë nuk u ka ndihmuar fare Qeveria. Rifat Berisha kishte imigruar në Slloveni në…
Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi sot ministri i Financave në çastin që qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”, pas një mbledhje të qeverisë mbi këtë çështje. Ky aeroport, më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë.
Justin Trudeau ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme në Kanadë dhe ka shpërbërë parlamentin e këtij vendi.Kryeministri kanadez u takua me Guvernatoren e Përgjithshme, Julie Payette, që ushtron detyrën e presidentes së shtetit, që i dha bekimet e saj formale për fushatën gjashtëjavëshe të zgjedhjeve të përgjithshme. “Kanadezët do të drejtohen kutive të votimit më 21 tetor,” tha z.Trudeau jashtë rezistencës zyrtare të znj.Payette në Otavë. “Kemi bërë shumë këto katër vitet e fundit, por e vërteta është se sapo kemi filluar.” Ai tha se kanadezët ose duhet të zgjedhin mes politikave të dështuara të vjetra, ose të vazhdojnë…
Alsat 2019-09-11T19:07:24+02:00 Takimin e mbrëmshëm ndërmjet shefit të qeverisë Zoran Zaev dhe kreut të opozitës Hristian Mickovski e kritikuan ashpër partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se në takim të liderëve duhet të marrin pjesë krerët e katër partive më të mëdha politike në vend. Kryetari i këtij subjekti Zijadin Sela tha se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të arrihet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së. Ai tha se nuk do të votojë për Ligjin për prokurori publike nëse nuk përfshihen amendamentet e tyre. Sipas Selës PSP-ja duhet të ruhet ndërsa me të të udhëheq prokurori i…
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) i ka hequr për herë të parë shtetësinë zvicerane një personi me dy shtetësi.Kjo ka ndodhur pasi që personit në fjalë i ishte shqiptuar një dënim me burg shumëvjeçar për shkak se kishte bërë propagandë për një organizatë terroriste islamike dhe kishte rekrutuar luftëtarë për të, thuhet në një komunikatë të SEM. I dënuari kishte përkatësi shtetërore turke krahas asaj zvicerane. Sipas SEM me veprimet e lartpërmendura, janë përmbushur kushtet për marrjen e masës në fjalë. Sipas Ligjit Federal, (Neni 42) pasaporta zvicerane mund t`i mefrret një personi me dy shtetësi kur ai u shkakton…
Autoritetet kineze njoftuan se do të përjashtojnë një pjesë të vogël të produkteve amerikane nga tarifat e vendosura së fundmi si kundërpërgjigje ndaj një lufte të përshkallëzuar tregtare mes dy fuqive botërore ekonomike.Ministria e Financave e Kinës publikoi një listë me 16 produkte, të cilat nuk do t’i nënshtrohen tarifave shtesë, përfshirë karkalecat, vajin industrial, një makineri e përparuar për të luftuar kancerin, vajit lubrifikant e përbërje të tjera kimike. Vendimi për përjashtimin e tyre hyn në fuqi më 17 shtator dhe do të mbetet në fuqi për një vit. Për më shumë se një vit Uashingtoni dhe Pekini janë…
Andin Hoti, kandidat për deputet nga radhët e PDK, ka thënë se qytetarët ia kanë frikë Vetëvendosjes.Duke përmendur shembuj se si qytetarët kanë dashur të largohen nga Kosova nga frika që mbjellte VV me protestat e dhunshme, ish-deputeti i PDK-së, ka thënë se vlerësimi i votuesve për VV-në nuk ka ndryshuar. Ndërkohë gjatë debatit në emisionin Frontal të T7, Andin Hoti nga PDK dhe Artan Abrashi kanë komentuar listat e partive të tyre. Andin Hoti nga Partia Demokratike ka thënë se lista e tyre është e pastër, pasi që nuk ka asnjë person me aktakuzë. “PDK me këtë listë, duke…
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, po e sheh si një lajm jashtëzakonisht të mirë për Kosovën, shkarkimin e John Boltonit nga Administrata Amerikane, kjo pasi që ajo thotë se ai ka pasur qëndrim kundër Kosovës qysh herët, dhe se fundi është angazhuar edhe për të shtyrë përpara idenë e korrigjimit të kufijve. Mirëpo analisti Ilir Ibrahimi thotë se vendimi i Trump për shkarkimin e Boltonit nuk duhet të përbëjë lajm për Kosovën, pasi sipas tij Bolton ka qenë njeriu më anti-rus në administratën e presidentit amerikan. Madje Ibrahimi thotë se Bolton është etiketuar gabimisht si përkrahës i idesë për korrigjim të kufijve…
Ende pa filluar me zbatimin e marrëveshjes për unifikimin e misioneve diplomatike e konsullore midis Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë është shtuar konfuzioni nëse një marrëveshje e tillë është e nevojshme dhe e duhur.Hezitimet për këtë marrëveshje, janë pikërisht përbrenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila edhe e kishte arritur marrëveshjen me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, tashmë në largim, Behgjet Pacolli, thotë se marrëveshja e arritur është ratifikuar sipas nenit 18.2 të Kushtetutës nga presidenti i Republikës së Kosovës dhe është shpallur në gazetën zyrtare. Ai tha se në momentin e…
Sonte në emisionin “Pressing” të Televizionit T7 do të jetë përballja e radhës e partive politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit. Emisioni nis në orën 20:30 dhe do të transmetohet LIVE në gjitha platformat; kabllore dhe ato online. Të ftuar janë: Haki Abazi, aktivisti i shquar i shoqërisë civile që iu bashkua Lëvizja Vetëvendosje; Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, Dardan Molliqaj nga Koalicioni AAK-PSD, Endrit Shala nga Koalicioni NISMA-AKR.Për rreth dy orë, përfaqësuesit e partive politike do të debatojnë në emisionin “Pressing” për gjitha temat kryesore të fushatës; prej listave zgjedhore, te kandidatët për postin e…

