Author: almakos

Dita e djeshme shënon 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, që vranë 2977 njerëz në Nju Jork, Pentagon, dhe në një fushë të Pensilvanisë.Sulmet dhe reagimi ndaj tyre i kanë dhënë formë politikës së Amerikës për 15 vitet e fundit, duke lënë pas një komb që është shumë më vigjilent dhe i shqetësuar për terrorizmin. Megjithatë, pavarësisht gjithë atyre që fliten për 11 shtatorin, shumë elementë të sulmeve dhe veprimet çuan drejt kryerjes së tyre janë larguar prej kujtesës së publikut. Ja 10 gjëra që mund t’i keni harruar për 11 shtatorin: 1. Ne nuk e dimë se…

Lexo më Shumë

Gjylata në Kosovë u duhen më shumë se një dekadë për të zgjidhur një kontest pronësor.Gjykatave u duhen 10 vjet për të zgjidhur një kontest pronësor, për këso problemesh tre të vrarë për një javë Mijëra lëndë të kontesteve pronësore vazhdojnë të mbesin pazgjidhura në sirtarët e gjykatave. Nga 13 mijë lëndë që gjenden në punë në të gjitha gjykatat e vendit, më shumë se 11 mijë lëndë vazhdojnë të jenë të pazgjidhura nga gjykatat. Ndërsa, deri në qershor të këtij viti në gjykatat e vendit janë pranuar më shumë se 1, 700 lëndë të kësaj natyre. Vetëm në Gjykatën…

Lexo më Shumë

Në takimin me Vuçiçin në Beograd, Milos Zeman u dëgjua të thotë se “nuk i pëlqen Kosova”Presidenti çek Milos Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve. Në takimin e tij me mikpritësin, zotin Vuçiç në aeroportin e Beogradit ai i tha atij se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”, shkruan Zëri i Amerikës. Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është parë sonte me nje fanelë të veçantë.Ai kishte veshur një bluzë që kishte në gjysmën e saj fanelën e Kosovës, ndërsa gjysmën tjetër fanelën e Anglisë. Ruairi përpos që është një dhëndër i vendit tonë, pasi që gruan e ka nga Kosova, po ashtu ka një lidhje të veçantë me shtetin e Kosovës, gjë të cilën e ka thënë disa herë nëpër intervista. Ai ka përcjellur ndeshjen e sontme mes Anglisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 5-3 për Anglinë. Ndeshja ishte spektakolare dhe kishte shumë gola e raste.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka bërë një gafë sot në rrjetet socialeAi ka postuar një foto ku shihet se është fotografuar me sulmuesin Edon Zhegrova por Haziri ka shkruar se është në fotografi me Mërgim Vojvodën. „#Forca Kosova, #Forca Vojvoda. Ju jeni vet historia, jemi me ju sonte deri në fund”, ka shkruar Haziri. Nuk është hera e parë që politikanë ngatërrojnë ndeshjet e Kosovës. E para kishte qenë ish-presidentja Atifete Jahjaga ku ndeshjen me Maltën e kishte ngatërruar me Azerbajxhanin. /GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump është i gatshëm për një takim pa kushte paraprake me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani, ndërkohë që synon të mbajë politikën e presionit maksimal kundër Teheranit, deklaroi sot sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.“Presidenti e tha qartësisht, ai është gati për një takim pa kushte paraprake, por ne do të vazhdojmë fushatën tonë të presionit maksimal”, tha Steven Mnuchin gjatë një konference për shtyp. Përgjegjësi amerikan i bëri këto komente ndërkohë që paraqiste sanksione të reja kundër organizatave të konsideruara si terroriste, disa prej të cilave janë pran Iranit.

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur luftëtarë të lindur futbollistët e Përfaqësues së Kosovës pas ndeshjes që zhvilluan me Anglinë.“Këta jeni ju, luftëtarë të lindur. Ju, që fëmijërinë e jetuar në kohë të pakohë, e shndërruat në histori për vendin!Faleminderit për emocionet e dhuruara sot dhe gjithmonë. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona”, shkroi Haradinaj në Facebook. Ai ka shikuar ndeshjen që përfundoi 5 -3 për Anglinë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lexo më Shumë

Pijet alkoolike në vendet evropiane paguhen më shtrenjtë nga shtetasit islandezë dhe më lirë në Maqedoninë Veriore, tregojnë të dhënat e Eurostat.Kur bëhet fjalë për vendet e BE-së, pijet alkoolike janë më të shtrenjtat në Finlandë dhe më të lira në Bullgari dhe Rumani. Bazuar në analizën e Eurostat, çmimi mesatar i pijeve alkoolike në vendet më të shtrenjta anëtare të BE ishte dyfishi i çmimit mesatar në BE. Duke krahasuar çmimet e vendit me çmimin mesatar të pijeve alkoolike të BE-së prej 100, rezultatet tregojnë se në vitin 2018 çmimi i alkoolit, verës dhe birrës ishte më i larti…

Lexo më Shumë

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tha të hënën qendra Kappelen në kantonin e Bernit dhe qendra Muttenz në kantonin e Bazel-Landschaft do të mbyllet për momentin.Në një deklaratë, SEM tha se masa do të thotë kursim prej 30 milionë franga zvicerane (27.3 milion €) në vit. Ai do të shohë numrin e shtretërve në sistemin e azilit të Zvicrës i ulur nga 4,000 në 2.200. Rreth gjysma e këtyre 4,000 shtretërve janë aktualisht të zënë. Plani është për qendrat që mbeten të hapura për të funksionuar me kapacitet rreth 80 për qind. Kjo do të lejojë që Zvicra të përpunojë…

Lexo më Shumë

Ka nisur java e dytë e vitit të ri shkollor, por nxënësit e klasave të 8–ta dhe të 9-ta të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë ende nuk janë kompletuar me tekste mësimore.Jo të gjithë nxënësit që i kaluan këto dy nivele të shkollimit nuk I kthyen librat në shkollë. U arsyetuan se ato u ishin vjetëruar tej mase, njofton Klan Kosova. Ata që mbetën pa tekste shkollore s’patën alternativë tjetër përveç se t’i blejnë ato të reja në librari. Mungojnë librat për klasën e 8-ta dhe të 9-ta – 10.09.2019 – Klan Kosova

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se bashkë me Partinë Socialdemokrate sipas një sondazhi ndërkombëtar, por pa e treguar se kush, kanë dalë të parët.“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton mbështetësit, anëtarët dhe opinionin se, sipas sondazhit të fundit, të realizuar nga një kompani kredibile ndërkombëtare, koalicioni AAK-PSD tashmë renditet i pari, me 24.3% mbështetje nga qytetarët. AAK është përpara subjektit të dytë me një diferencë prej 1.2%”. AAK ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi, që sipas tyre në numër gjithnjë e më të madh po i besojnë vizionit të AAK-PSD për Kosovën 100%…

Lexo më Shumë

Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo theksoi sot mosmarrëveshjet e shumta me ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, i shkarkuar nga presidenti Donald Trump.“Ka pasur shumë raste kur Bolton dhe unë nuk kemi qenë dakord, asnjë dyshim mbi këtë”, deklaroi Pompeo gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Ne punojmë shumë afër me presidentin e SHBA-së”, shtoi ai. Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin nga ana tjetër konfirmoi se Trump nuk synon të ndryshojë politikën e tij kundrejt Iranit dhe se është i vendosur të vazhdojë fushatën e tij të presionit maksimal kundër Teheranit. 

Lexo më Shumë