Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka bërë një gafë sot në rrjetet sociale
Ai ka postuar një foto ku shihet se është fotografuar me sulmuesin Edon Zhegrova por Haziri ka shkruar se është në fotografi me Mërgim Vojvodën.
„#Forca Kosova, #Forca Vojvoda. Ju jeni vet historia, jemi me ju sonte deri në fund”, ka shkruar Haziri.
Nuk është hera e parë që politikanë ngatërrojnë ndeshjet e Kosovës.
E para kishte qenë ish-presidentja Atifete Jahjaga ku ndeshjen me Maltën e kishte ngatërruar me Azerbajxhanin. /GazetaExpress/



