Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë garuar për vendin vakant të kreut të gjykatës Kushtetuese. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW se në garë morën pjesë 13 kandidatë dhe 6 prej tyre u përzgjodhën për të vazhduar garën. Kandidatët që u përzgjodhën janë: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj. Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.
Author: almakos
Anëtarët e komisionit për mbikqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së intelegjencës i kanë bërë thirje kryetarit të këtij komisioni Skender Rexhepi, njëherit edhe deputet i “ Frontit Europian” që të caktojë seancë urgjente të komisionit. Anëtari i këtij komisioni Ljupço Prenxhov, deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së tha se qëllimi është që të bëhet shqyrtim I plotë I të gjitha dyshimeve për veprime të paligjshme. LJUPÇO PRENXHOV, ANËTAR I KOMISIONIT PËR MBIKQYRJEN E PUNËS SË AGJENCISË PËR SIGURI KOMBËTARE “I bëjmë thirrje publike Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së dhe AI-së, Skender Rexhepit…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Strategjia është hartuar që t’i mbështesë drejtpërdrejt objektivat kombëtare shëndetësore, detyrimet për anëtarësim në BE, si dhe objektivat globale për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Misioni i saj kryesor është transformimi i sistemit shëndetësor në një sistem të qëndrueshëm, të barabartë dhe tejet efikas, me…
Zoran Jovanov, babai i Vasil Jovanov, i cili në fund të janarit përplasi për vdekje Frosina Kulakovën me makinë në një vendkalim për këmbësorë në Shkup, deklaroi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup se nuk ndihet fajtor dhe se nuk e kupton se për çfarë saktësisht akuzohet. Ai akuzohet për veprën penale të rrezikimit të sigurisë në trafik sepse, sipas Prokurorisë, i ka lejuar të birit të tij të drejtojë makinë pa patentë shoferi, gjë që rezultoi në ngjarjen tragjike që djali i tij e shkaktoi duke drejtuar me një shpejtësi që tejkalonte shpejtësinë e lejuar…
Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës. [embedded content] Pamjet tregojnë momentet e konfliltit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 3 persona. Në pak minuta sherri verbal është kthyer në një konfrontim fizik që ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë, të cilët janë larguar të tmerruar.
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje- Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”. [embedded content] Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në arë Tre personat që udhëtonin brenda në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Në dy ditët e fundit, policia ka regjistruar 1103 shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa pesë persona u privuan nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. “Gjatë dy ditëve të para të punës të këtij muaji (01./02. 09.2025) në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të trafikut në rrugët në të gjithë vendin, oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme regjistruan gjithsej 1103 urdhërpagesa bazuar në shkelje të ndryshme të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dhe në një masë më të vogël në bazë të Ligjit për Automjetet”. “369 shkelje u lëshuan bazuar në dispozitat…
Greqi- Policia greke ka goditur një rrjet të gjerë të kontrabandës së karburanteve, duke kryer 22 arrestime deri tani në të gjithë vendin, teksa fijet shkojnë deri në Rumani dhe Bullgari. Policia ka identifikuar një zonë magazinimi në Sindos për transferimin e karburantit nga Rumania, i cili më pas trafikohej ilegalisht, madje duke kryer edhe falsifikime të dhënash dhe markimi. Duke manipuluar sistemin elektronik të pompës, ata shkarkonin në depozitat e makinave më pak karburant nga çfarë paguhej Sipas të njëjtit informacion, rrjeti përdorte tretës të sjellë nga Bullgaria dhe Rumania për të falsifikuar karburantin dhe për ta kanalizuar atë…
MPB Maqedoni njofton se dje (02.09.2025) në orën 10:00 në fshatin Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ndaluan Sh.S. (25) nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës, i cili kërkohej me urdhër arresti bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg për krim të kryer. “Më 02.09.2025 në orën 20:30 në fshatin Sedllarcë e Epërme, rajoni i Tetovës, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë së Kamjanit ndaluan B.Z. (42) nga fshati Sedllarcë e Epërme, i cili kërkohej me urdhër arresti bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin…
Tropojë- Një person i akuzuar për ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur u arrestua nga Agjencia e Mbrojtjes Policore, kurse nën hetim u morën një efektiv policie dhe specialisti i Pyjeve. AMP e Rajonit Kukës-Dibër konfirmoi sot (3 shtator) se ka referuar dosjen për hetime në Prokurorinë Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për të njëjtën akuzë. Kurse në flagrancë u arrestua E.…
Eksponentët e Besëlidhja AKI, Kandidati për kryetar të Shkupit, Zejd Rexhepi dhe bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, mbrëmë janë takuar me legjendën e mundjes, kampionin olimpik nga Shkupi, Shaban Tërstena.Rexhepi për takimin miqësor me legjendën e mundjes, Tërstena, ka shkruar se takimi me të është frymëzim për brezat, shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që e bën të pamundurën të mundur. Shkrimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdi: 𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭ë 𝐦𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝ë𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧 𝐓ë𝐫𝐬𝐭𝐞𝐧𝐚Mbrëmë, kishim kënaqësinë të jemi në konak te njëri prej emrave më të mëdhenj të sportit shqiptar dhe olimpik – Shaban…
Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, në një letër zyrtare drejtuar kolegëve të tij, ministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), shpreh shqetësim për, siç thotë ai në të, refuzimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar Marrëveshjen me Bullgarinë dhe për të përmbushur detyrimet e saj, të miratuara në nivel të Unionit. Letra e Georgievit, përveç ministrave të jashtëm të shteteve anëtare, i drejtohet gjithashtu Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Në letër, Ministri i Jashtëm bullgar përcjell qëndrimin e…

