Author: almakos

Gjatë një ngjarjeje në Podujevë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet nga gazetarët për mundësinë e shkollimit të vajzës së tij jashtë vendit, duke ngjallur një diskutim të gjerë mbi investimet në arsim në Kosovë. Kurti, i cili është i njohur për angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve për fëmijët në Kosovë, refuzoi të komentonte për vajzën e tij. Ai theksoi se prioriteti i tij është të sigurojë arsim cilësor për të gjithë fëmijët e vendit, duke i dhënë një mesazh të fortë përkushtimi ndaj politikave arsimore. “Unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe po bëjmë…

Lexo më Shumë

Në Samitin Global të NVM-ve në Davos, ambasadorja Elvana Shala theksoi rolin e rinisë, diasporës dhe ndërmarrjeve të vogla si motor i zhvillimit ekonomik dhe imazhit të ri të Kosovës. Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission, Elvana Shala, ndodhet në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në edicionin e parë të Samitit Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Ky samit organizohet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror dhe ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e NVM-ve në zhvillimin ekonomik global. Shala, para një audience ndërkombëtare, theksoi se Kosova ka…

Lexo më Shumë

Radmilla Shekerinska, zëvendës-sekretare e përgjithshme e NATO-s, do të realizojë një vizitë zyrtare në Bullgari më 7 dhe 8 shtator, sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Aleanca. Gjatë qëndrimit të saj, Shekerinska do të vizitojë ushtarët e Grupit Luftarak Multinacional të NATO-s “Bullgaria”, të vendosur në bazën ushtarake të Novo Sellës. Ajo do të jetë e pranishme gjithashtu në ushtrimin ushtarak të NATO-s për përgjigje të shpejtë, të koduar “Bullgaria 2025”, i cili zhvillohet në Qendrën e Trajnimit Profesional në qytetin Montana. Në kuadër të agjendës së vizitës, Shekerinska do të mbajë edhe një fjalim në Klubin Atlantik të…

Lexo më Shumë

Vjeshta sjell me vete një atmosferë magjike, ditët shkurtohen dhe ajri freskohet, duke na ftuar drejt reflektimit. A e dini se hënat e plota kanë një ndikim të thellë në shpirtin tonë? Për mijëvjeçarë, fazat e hënës kanë shënuar ciklet e jetës njerëzore që ishin thelbësore për bujqësinë, gjuetinë dhe ritualet shpirtërore. Hënat e plota, në veçanti, kanë pasur gjithmonë një rol të veçantë, të lidhura me pjellorinë, emocionet, hyjninë, transformimin dhe lidhjen me universin. Nga qytetërimet e lashta te ritualet moderne, hëna e plotë mbetet një udhërrëfyes i çmuar për t’u rilidhur me veten. Çfarë do të thotë kjo…

Lexo më Shumë

Një ngarkesë me speca të kuq të eksportuar nga Shqipëria në Slloveni është tërhequr me urgjencë nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin. Sipas autoriteteve sllovene, bëhet fjalë për pesticide si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar. Produkti ishte importuar në Slloveni nga 24 gushti deri më 4 shtator, dhe ishte shpërndarë në kuti kartoni dhe plastike. Klientët këshillohen ta kthejnë produktin ose ta hedhin. Kompania Geaprodukt, që ka importuar specat nga Shqipëria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e menjëhershme të tyre nga tregu dhe ka kërkuar nga klientët që…

Lexo më Shumë

Autoritetet rregullatore europiane vendosën të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh (rreth 3.5 miliardë dollarë) ndaj Google, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të rregullave të konkurrencës së Bashkimit Europian. Sipas Komisionit Europian, Google ka favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital në dëm të konkurrentëve të saj. Kjo është hera e katërt që Google gjobitet për praktika të tilla, megjithatë Komisioni Europian ka hequr dorë nga kërcënimet e mëparshme për ndarjen e këtij gjiganti teknologjik. Përveç gjobës, Komisioni urdhëroi Google të ndërpresë praktikat e “vetë-preferencimit” dhe të marrë masa për të eliminuar konfliktet e interesit në zinxhirin e…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, përfshirë drejtuesit e Apple, Meta, OpenAI, Microsoft dhe Google, u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë për një darkë zyrtare me presidentin amerikan, Donald Trump. Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin mes sektorit privat dhe qeverisë amerikane, duke theksuar rëndësinë e inovacionit në ekonominë moderne. Gjatë këtij takimi, liderët e teknologjisë shprehën mbështetje të fortë për agjendën pro-biznes të administratës Trump. Ata e vlerësuan përpjekjen e tij për të krijuar një klimë më të favorshme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e risive teknologjike në Shtetet e…

Lexo më Shumë

Afera e përgjimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, gjatë kohës kur VMRO ishte në opozitë ka tensionuar situatën në kuvend dhe është duke e përplasur pushtetin dhe opozitën vazhdimisht. Seanca e planifikuar për ditën e sotme e komisionit për mbikqyrjen e punës së agjencisë për siguri kombëtare, e përcaktuar nga kuvendi ditën e djeshme, pa ndonjë njoftim zyrtar sot u anulua. Deputeti I “Frontit Europian” Skender Rexhepi I cili është edhe kryetar I këtij komisioni sot deklaroi që ai ka anuluar këtë seancë për shkak se siç bëri të ditur ai sipas rregullores kuvendi nuk ka të drejtë të caktojë seancë…

Lexo më Shumë

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Rimini të Italisë, si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytet. I dyshuari ishte i papunë, por jetonte në hotel dhe jeta që bënte ra në sy të efektivëve. Ata e panë afër hotelit në lëvizje të dyshimta të riun, në zonën e Miramare, kur i kërkuan e ndaluan për një kontroll rutinë. Ai u shfaq nervoz, teka u përpoq që t’i gënjente karabinierët, por pa sukses. Në çantën e tij u gjetën disa doza kokainë me peshë 6 gramë, kurse në dhomën e hotelit ku po qëndronte, një…

Lexo më Shumë

Edhe një i akuzuar në rastin e djegës së diskotekës “Pulse” në Koçan. Ekipi i Prokurorisë që merret me këtë rast, ka ngritur aktakuzë ndaj siç njoftojnë ata pronarit real të Kompanisë së Sigurimit “Rubikon Security Solution”, që ishte përgjegjëse për sigurinë e diskotekës. Ai akuzohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Prokuroria Themelore Publike “Edhe ai akuzohet edhe për kontributin e tij të veçantë, sepse së bashku me disa persona përgjegjës dhe zyrtarë, për të cilët është ngritur aktakuzë dhe është në fazën e vlerësimit, si dhe persona të tjerë aktualisht të panjohur, nuk ka…

Lexo më Shumë

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani). Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr. Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve. BBC, duke komentuar për këtë fotografi…

Lexo më Shumë

Komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjike ka përcaktuar metodologjinë e punës, e cila do të jetë bazë për analizën jo vetëm të 8 rasteve tashmë të dorëzuara, por edhe të të gjitha rasteve që do të dorëzohen ose përcaktohen nga komisioni i brendshëm, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. “Transparenca është kyçe në gjithë procesin. Ndiqen standardet ndërkombëtare si pika referimi. Presim që komisioni i brendshëm të përcaktojë faktet lidhur me tetë rastet dhe të veprojë mbi bazën e provave mjekësore. Qëllimi jonë i fundit është që së bashku të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe të vendosim një bazë…

Lexo më Shumë