Policia ka arrestuar një nga autorët e dhunimit të policit të burgjeve në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 Mars 2025. Në pranga ka rënë 38-vjeçari Eldi Nuren, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e momentit kur prangoset nga forcat RENEA. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij në muajin mars 2025, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë, shtetasit me iniciale M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e IEVP Fier.…
Author: almakos
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator), rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat, ndërsa raportohet për 4 të plagosur. Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas SHMU. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.
Përdoruesit e iPhone janë të tronditur pasi një postim viral në X zbuloi diçka të habitshme në aplikacionin Clock – diçka që është fshehur në sy të publikut për vite me radhë. Një zbulim i fundit ka bërë që shumë përdorues të shqetësohen për mënyrën se si funksionon aplikacioni i orës në iPhone. Një përdorues në X ka zbuluar se opsioni për zgjedhjen e kohës së alarmit nuk është një listë e zakonshme me numra, por një listë e gjatë që përfundon saktësisht në orën 4:39 pasdite. Kjo ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe habish mes përdoruesve. Kur vendosni një…
22:42 | 5 Shtator 2025Q LHëna do të marrë një ngjyrë të kuqe të habitshme për disa njerëz në mbarë botën falë një eklipsi total hënor në fundjavën e parë të shtatorit. Një eklips hënor ndodh kur Toka ndodhet midis Hënës dhe Diellit, duke bërë që hija e planetit tonë të bjerë mbi sipërfaqen e Hënës dhe ta kthejë atë në një ngjyrë të kuqe. Çdo eklips hënor është i dukshëm nga gjysma e Tokës, sipas NASA-s. Kur është eklipsi total hënor i shtatorit? Sa do të zgjasë? Eklipsi do të ndodhë më 7-8 shtator, varësisht nga zona kohore. Në…
Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka shpallur kandidaturat për tre komuna, si dhe ka kërkuar mobilizim maksimal për referenduminne 19 tetorit. Sipas tyre, referendumi i 19 tetorit do të jetë momenti historik i popullit, dita kur do të vendoset fuqishëm për rikthimin e dinjitetit në shtet. Kumtesa e plotë e BDI-së në vijim: Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, konvokoi sot mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike, mbi mobilizimin maksimal të Aleancës Kombëtare për Integrim si dhe mbi fitoren plebishitare dhe gjithpopullore në referendumin e 19 tetorit. Në…
Lideri i Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, është zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Kumanovës, ndërsa për Qendrën partia ka propozuar Miroslav Labudoviq, zëvendësministër i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. Në seancën e mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror u vendos që ZNAM-i të garojë vetë në zgjedhjet lokale të ardhshme me lista të veta për këshilltarë në më shumë se 50 komuna. “Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë fillon një kapitull të ri në veprimtarinë e saj politike. Përfaqësuesit tanë në vetëqeverisjen lokale treguan se si në mënyrë të vërtetë menaxhohen…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit. Policia bën me dije se sot rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D. Burime për News24 bëjnë me dije se dyshohet për një konflikt të çastit mes disa personave, ku shkak mund të jetë bërë parkimi i automjeteve. Njoftimi i policisë Kukës/…
Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka bërë një deklaratë që ka tronditur botën e teknologjisë: teoria e ashtuquajtur “internet i vdekur” mund të ketë një farë të vërtete. Kjo teori konspirative sugjeron se shumica e përmbajtjes në internet është gjeneruar automatikisht nga kompjuterët, duke e bërë atë të duket si një botë e gjallë, ndërsa në të vërtetë është e vdekur. Një ide e tillë ngjall kuriozitet dhe shqetësim për mënyrën se si ne e perceptojmë informacionin online. Megjithëse kjo teori ka hasur shumë kundërshtime, zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale dhe rritja e numrit të “botëve” në platforma…
Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së janë vizituar lagjen Dyqanxhik. Në këtë takim me banorët, Mexhiti theksoi se qytetarët e Çairit meritojnë jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme dhe jo fjalime boshe për satelitë e astronomi që i servon kandidati i BDI-së, Bujar Osmani. “Ata tjerët në zgjedhje lokale flasin për Borrellin dhe Lajqakun, e kur u deshtë për Mitrovicën ai shkoi në Azerbajxhan, ai shkoi në Kiev, ai shkoi në Ukrainë por nuk e pa të udhës që me Borrellin të shkojë në Veri të Mitrovicës, por…
Një ekip hetuesish nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) sot ishin në në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) në kuadër të procedurës parahetimore për pretendimet për dëgjime të paligjshme, ku, siç njoftoi PTHP NKOK, u dakordua dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja, që ka të bëjë me pretendimet e përmbajtura në raportet e dorëzuara deri te PTHP NKOK. “Në kuadër të ditës së sotme të punës, të dy institucionet demonstruan një qëndrim korrekt dhe profesional me qëllim të zbatimit efikas të kompetencave ligjore dhe mbrojtjes së…
Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Lamtumirë Astrit Koçibelli.Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.” Koçibelli ishte një nga zërat më të veçantë të serenatës, duke i dhënë jetë këngëve që mbajnë frymën…

