Author: almakos

Izet Mexhiti, kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, ka njoftuar fillimin e një projekti të rëndësishëm për rikonstruksionin dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë. “Sot nisemi me një nga projektet më të mëdha në Çairin e Vjetër: rikonstruksionin e dy kilometrave rrugë. Do të ndërtojmë trotuare të reja, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë moderne, me një investim prej 30.367.000 denarë,” tha Mexhiti. Ai gjithashtu informoi se në mënyrë të paralel po realizohet edhe projekti për ndriçimin publik, me një vlerë prej 7.264.000 denarë. “Ky projekt do të sjellë më shumë siguri dhe kushte më të mira për…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares italiane, e cila ka denoncuar se është përdhunuar nga 26-vjeçari Leonardo Preza, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13 në Durrës, në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit. Në dëshminë e saj, e dhënë në prani të një psikologeje dhe oficerëve të policisë, vajza ka rrëfyer se Preza e ka sulmuar, por pavarësisht tentativave të saj për t’u mbrojtur, ai e ka përdhunuar. “Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe alkool. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp, Muhamet Elmazi, kandidati i VLERËS (VLEN) për Komunën e Sarajit, prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e komunës, duke theksuar dështimet e udhëheqjes aktuale dhe duke premtuar ndryshim rrënjësor. “Elmazi u shpreh: ‘Unë nuk vij sot vetëm si kandidat, por si dikush që ka kaluar nëpër Bojanë, ka dëgjuar problemet e banorëve të Kondovës, ka parë mungesën e investimeve në Radushë dhe Bukoviq, dhe ka ndarë jetën e përditshme me komunitetet e Shishovës, Çajlanës, Gërçecit, Lubinit dhe çdo fshat tjetër të kësaj komune. Ne e dimë se çfarë i mungon Sarajit, sepse jemi pjesë e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të pyetjes nëse do të pranonte debat me kundërkandidatin Izet Mexhiti, tha se ai nuk i ikën debateve, por se debati kyç që i nevojitet shtetit është me Hristijan Mickoskin, regjisorin e VLEN-it. “Unë parimisht nuk ju iki debateve. Kam tentuar që aq shumë të imponoj fushatë pozitive. T’ju tregoj se politika është garë idesh e jo garë për ofendime dhe shpifje. Dje në faqet e kundërkandidatit kanë prerë deklaratën time kur flas për politikën e dy shteteve. Kanë prerë pjesën e Palestinës, e kanë nxjerrë vetëm Izraelin, për…

Lexo më Shumë

Përkthimi në lëvizje është një nga risitë më të fundit që Google ka sjellë për përdoruesit e saj, duke e bërë përvojën e shfletimit më të lehtë dhe më të shpejtë. Funksioni i ri i quajtur “Circle to Search” është një nga arritjet më të rëndësishme të Google, i cili u prezantua së pari me serinë Galaxy S24 të Samsungut. Ky funksion lejon përdoruesit të përkthejnë tekstin ndërsa lëvizin poshtë në një faqe ose kalojnë nga një aplikacion në tjetrin. Për të aktivizuar këtë funksion të ri, përdoruesit duhet të shtypin butonin Home ose shiriti i navigimit, dhe më pas…

Lexo më Shumë

Me largimin gradual të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kosova ka filluar të shohë një dritë në fund të tunelit, pasi janë zhbllokuar fonde të rëndësishme nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Ky zhvillim ka ardhur pas rifillimit të takimeve në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), ku janë aprovuar projekte të reja në fusha kyçe si energjia dhe digjitalizimi. Kjo është një mundësi e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, detaje të sakta mbi projektet konkrete që Kosova ka përfituar nga ky zhbllokim ende nuk janë bërë publike nga Bashkimi Evropian. Kjo lë hapësirë për…

Lexo më Shumë

Kategoritë e dala nga lufta po përballen me një sfidë të madhe: njohjen e të drejtës për pensione të dyfishta. Në një kohë kur shumë prej tyre arrijnë moshën 65-vjeçare, dilema e tyre është se si të përfitojnë nga këto skema pensionale. Vendimet gjyqësore të vitit të kaluar kanë njohur të drejtën për pensione të dyfishta për disa kategori, por çdo individ duhet të ndjekë një proces ligjor për të realizuar këtë të drejtë. Kjo situatë ka krijuar një ngërç të madh për ata që e meritojnë këtë përfitim. Familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat e dhunës seksuale,…

Lexo më Shumë

Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë vijuar protestën në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë. Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre. “Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp, Arbnor Maliqi nga koalicioni VLEN-Çair akuzoi ministrin Bujar Osmani për “mashtrime të përsëritura, lidhje të dyshimta me Beogradin” dhe “punë të vetëdijshme kundër interesave të shqiptarëve”. Maliqi theksoi disa çështje kryesore, përfshirë:  Mohimin e takimeve me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, të cilat sipas tij tashmë janë të dokumentuara;  Takime të shumta të fshehta me zyrtarë serbë (të paktën 11);  Lejimin e kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit përmes kompanisë MTEL gjatë mandatit të Osmanit;  Premtime të pambajtura për ndërtimin e rrugës drejt pikës kufitare në Bllacë. VLEN kërkoi nga Osmani përgjigje publike për këto akuza dhe…

Lexo më Shumë

Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane mbrëmë është regjistruar në vend. Epiqendra e tërmetit rrjedhë nga rajoni epiqendror i Vallandovës, 116 kilometra në juglindje të Shkupit. Observatori sizmologjik sot në mëngjes informoi se tërmeti është regjistruar mbrëmë në orën 02:13 me manjitudë lokale të Rihterit 2,2. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti është ndier në Strumicë dhe rrethinë. MARKETING

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj një marrëveshjeje të nënshkruar mes Fondit Pensional dhe të Sigurimit Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe institucionit homolog të Republikës Srpska, entitetit autonom brenda Bosnjë-Hercegovinës. Në deklaratën zyrtare, Aleanca e cilëson këtë akt si “skandaloz” dhe paralajmëron se bashkëpunimi me një entitet të udhëhequr nga Milorad Dodik, i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht, përbën rrezik për sigurinë dhe orientimin euroatlantik të vendit. “Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një nga autorët e dhunimit të policit të burgjeve në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 Mars 2025. Në pranga ka rënë 38-vjeçari Eldi Nuren, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e momentit kur prangoset nga forcat RENEA. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij në muajin mars 2025, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë, shtetasit me iniciale M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e IEVP Fier.…

Lexo më Shumë