Kandidati i AKI për komunën e Çairit, sonte së bashku me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Zejd Rexhepi dhe bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, kanë qëndruar në lagjen e Seravës, lagjen e fëmijërisë së Osmanit, i cili këtë takim e ka përshkruar me fjalët:”Kur të njohin që nga fëmijëria dhe prapë të japin besimin, kjo ka peshë të veçantë”. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Faleminderit nga zemra fqinjëve dhe miqve të mi të fëmijërisë që sonte më mbushët me mbështetje dhe dashuri. 🙏Kur të njohin që nga fëmijëria dhe prapë të japin besimin,…
Author: almakos
Me pak orë deri në lansimin e iPhone 17, emocionet janë në kulmin e tyre. Çfarë risish dhe surprizash na pret Apple këtë herë? Një përmbledhje e detajuar e asaj që dimë deri tani është thelbësore për të gjithë adhuruesit e teknologjisë. iPhone 17 do të prezantohet më 9 shtator, me një transmetim të drejtpërdrejtë për publikun. Ky model pritet të sjellë përmirësime të dukshme, duke filluar nga ekranet më të mëdha dhe teknologjitë më të avancuara që Apple ka ofruar ndonjëherë. Një nga risitë më të rëndësishme është ekranin 16 centimetra me 120Hz ProMotion, që do të ofrojë një…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, ku një 17 vjeçar dyshohet se ka sulmuar babanë e tij me thikë. Sipas Prokurorisë, djali e ka goditur të atin disa herë në dhomën e gjumit. Ndërhyrja e shpejtë e nënës ndaloi sulmin, ndërsa babai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike. Ndaj të miturit është ngritur akuzë për “tentativë vrasjeje”, teksa prokuroria ka kërkuar paraburgim. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vijim. MARKETING
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e certifikimit të Listës së Votuesve, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zgjedhjet lokale të planifikuara për më 12 tetor 2025. Ky proces është një nga fazat më të rëndësishme për të siguruar një zgjedhje të drejtë dhe transparente, duke përfshirë të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote. Numri total i votuesve të certifikuar arrin në 2,069,098, një shifër që tregon angazhimin e qytetarëve në procesin demokratik. Ndër këta votues, 2,025,105 janë të regjistruar brenda Kosovës, ndërsa 43,933 janë jashtë vendit. Kjo ndarje tregon se një pjesë e konsiderueshme e…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë pak minuta pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:30 është pranuar një informacion për të shtëna në zonë. Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur një burrë pa shenja jete. “Ekipet mjekësore kanë konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimës, i cili është mashkull,” ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e…
Një moment i jashtëzakonshëm humanitar është vlerësuar si një nga dymbëdhjetë fotografitë më kuptimplota të vitit 2025 nga BBC. Bëhet fjalë për një skenë të kapur gjatë zjarreve të mëdha që përfshinë Greqinë këtë verë, ku një burrë shqiptar shihet duke transportuar një dele në motor, për ta shpëtuar nga flakët. Fotografia është realizuar nga fotoreporteri Thanassis Stavrakis i agjencisë Reuters dhe është shkrepur në zonën e Patrës, në gusht të këtij viti. Imazhi, i mbështjellë nga tymi dhe një sfond zjarri, u bë simbol i guximit dhe ndjeshmërisë njerëzore në një situatë të jashtëzakonshme, ku shumë banorë ishin të detyruar…
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, është shtruar sot me urgjencë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme serioze me zemrën, raporton gazetarja e News24 Klodiana Lala. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore kërkoi ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie gjatë transportit dhe qëndrimit të tij në spital. Në lidhje me këtë situatë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po ndjek nga afër zhvillimet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet shëndetësore për të monitoruar gjendjen e Dumani.
Ndarja nga jeta e regjisorit Dhimitër Anagnosti ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në kinematografinë shqiptare. Aktori Mevlan Shanaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka ndarë kujtime dhe vlerësime për figurën e tij, duke e cilësuar jo vetëm një artist të madh, por edhe një ikonë kombëtare që i dha ekranit shqiptar thellësi dhe dinjitet. Shanaj e përshkroi Anagnostin si njeri kërkues dhe shumë korrekt, që nuk pranonte asgjë sipërfaqësore në procesin krijues. “Me të nuk mund të luaje. Kërkonte gjithmonë të ishe serioz dhe i përgatitur. Çdo karakter që ndërtonte, e kishte të studiuar deri në detaj që…
Me përfundimin e mbështetjes për Windows 10 më 14 tetor 2025, përdoruesit po përballen me një dilemë të rëndësishme: si të mbrojnë pajisjet e tyre nga kërcënimet e sigurisë? Microsoft ka njoftuar se pas kësaj date, Windows 10 nuk do të marrë më përditësime, duke lënë miliona përdorues në rrezik. Çdo kompjuter që vazhdon të përdorë këtë sistem operativ do të jetë i ndjeshëm ndaj sulmeve dhe problemeve të tjera të sigurisë. Ekspertët e teknologjisë paralajmërojnë se vazhdimi i përdorimit të Windows 10 pa bërë asnjë ndryshim është një vendim i rrezikshëm. Kjo mund të çojë në humbje të dhënash…
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka zbuluar detaje të reja nga hetimet më të fundit ndaj rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Sipas Lalës, figura të njohura si Ervis Çela, Franc Çopja, Ermir Ndrejaj (Cinco) dhe të tjerë, janë pjesë e strukturave të fuqishme kriminale, me lidhje të forta në Amerikën Latine, veçanërisht në Paraguay, Kolumbi dhe Brazil. “Ata bënin jetë luksoze, ndërsa pasurinë e fshihnin në mënyra kreative, si groposje nën ullinj, investime në kriptovaluta apo lingota ari,” – tha Lala, duke shtuar…
Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, ka deklaruar se i shumëkërkuari Talo Çela është vrarë në Elbasan. Në një intervistë, Fitim Dumani është shprehur se Talo Çela është vrarë duke ngrënë bukë nga vëllezërit Çopja, në restorantin që këta të fundit kanë në pronësi në Elbasan. “Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët”, është shprehur ndër të tjera, Fitim Dumani gjatë një interviste për gazetarin Flamur Vezaj në podcastin “MaShqip”. Mes të tjerash ai ka pohuar se…
Të dhënat e fundit konfirmojnë atë për të cilën angazhohemi – po e stabilizojmë ekonominë, po krijojmë kushte për një ekonomi që ecë përpara, qytetarët kanë më shumë punë, ndërsa shkëmbimi tregtar po rritet, shkroi sot në një postim në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski. “Shkalla e papunësisë është ulur në 11.5 për qind që është 1 për qind më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024, sot kemi rreth 10.000 punonjës të rinj dhe mbi 7.000 të papunë më pak. Këto janë mijëra familje me siguri më të…

