Author: almakos

Alsat 2019-11-07T18:09:56+01:00 Që nga kjo pasdite uji i pijshëm në qytetin e Strugë ka filluar të vijë i turbullt dhe autoritet kanë njoftuar të ndalohet konsumimi e i tij për shkak të ndotjes së madhe që ka pësuar. Shkak për ndotjen e tij, sipas autoriteteve, është bërë shiu i rrëmbyeshëm që prej disa orëve vazhdon në këtë qytet dhe intensiteti është shumë i lartë. Siç shihet edhe në foto uji që rrjedh nga çezmat e qytetit të Strugës ka ngjyrë të verdhë në kafe, për shkak të ndotjes. Nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellës Kanalizimeve Strugë informon të gjithë përdoruesit e…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër faktit se Shkupi zyrtar kishte bërë një marrëveshje historike me Greqinë sa i përket emrit, Maqedonisë së Veriut nuk i janë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas vetos së Francës.  Një gjë e tillë kishte rezultuar me dorëheqje të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.E këto zhvillime pashmangshëm kanë afektuar edhe zhvillimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, i cili numëron ditët e fundit në këtë pozitë, ka thënë se arritja e një marrëveshje me Kosovë-Serbi nuk do të kishte sens nëse nuk do të ekzistonte një perspektivë e qartë Evropiane…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-07T16:17:41+01:00 Kështu filloi Komisioni për sistem politik ku, deputetët duhej të diskutonin për Propozim ligjin për avancimin e nëpunësve në administratë, të propozuar nga deputetët e pushtetit. Por debati joformal, vazhdoi edhe në pres qendrën mes deputetit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski dhe atij të VMRO-DPMNBE-së Vllatko Gjorçev, ku nuk munguan as akuzat dhe fyerjet. [embedded content] Deputetët e VMRO-DPMNE-së, akuzuan kolegët e pushtetit se kanë tentuar të mbajnë seancë të Komisionit pa opozitën dhe të bllokojnë dorëzimin e amendamenteve, duke vepruar në mënyrë antiligjore. Por nga LSDM thonë se nuk janë të vërteta akuzat e opozitës,  e cila ka…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Komoran-Drenas, në mes të tri automjeteve, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, dhe sipas informatave të KosovaPress-it, ishte e përfshirë edhe autoambulanca. Me rastin po merret njësiti i trafikut

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-07T16:09:22+01:00 Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të nxisë nismën për ndryshimin e modelit zgjedhor nga model me gjashtë në një njësi zgjedhore por vazhdimisht përsërit se ai dhe partia e tij nuk janë iniciator. Ai beson se në Kuvend mund të krijohet shumica e nevojshme për këto ndryshime. I pyetur nëse mund të sigurohen edhe votat me Badenter, Zaev deklaroi. [embedded content] Mendoj se ka. Unë nuk jam iniciator dhe tani që them “mendoj se ka” nuk jam shumë i sigurtë. Partia më e madhe me më shumë vota nga bashkësitë është BDI por mendoj se në Kuvend jam 23…

Lexo më Shumë

Sipas mediave italiane, një foshnje e porsalindur është braktisur në një spital në Torino. Foshnja e lindur kërkon një përkujdesje të veçantë pasi duhet të jetë në kontakt me rrezet e diellit.Foshnja 4-muajshe e quajtur Giovannino ka një sëmundje të rrallë të quajtur “Harlequin ichthyosis”, një gjendje gjenetike, e cila shkakton një lëkurë të trashë dhe të hollë. Infermierët janë kujdesur për të, që nga ardhja në jetë në muajin Gusht. Gjendja e tij prek një në një milion dhe shkaktohet si rezultat i një geni të dëmtuar. Prindërit e vogëlushit nuk u kthyen më për ta kërkuar apo për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-07T14:51:05+01:00 Ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Mileski, është në të njëjtën linjë me ligjvënësit e pushtetit që dje në Kuvend propozuan ndryshime ligjore, me të cilat do tu lejohen komunave të shpenzojnë edhe më shumë. Edhe Milevski, ashtu si dhe ligjvënësit, thotë se fondet e kufizuara në arkat komunale, janë shkaku i zvogëlimit të zbatimit të projektit në nivelin lokal. Sipas tij, nevojitet një mekanizëm tjetër mbrojtës, që do të mbrojë qytetarët nga luksi i kryetarëve. Unë do të apeloja te kryetarët e komunave të sigurojnë që të mos ketë ngarkim të mëtejshme të buxhetit. Por, ky kufizim që…

Lexo më Shumë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar mjeku Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.“Mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.​Ai ​njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve”. ​SHSKUK dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-07T14:03:33+01:00 Kryeministrat e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Kirjakos Micotakis dhe Zoran Zaev, do të kenë takim bilateral në margjinat e „Thessaloniki Summit 2019”, që të enjten dhe të premten e ardhshme më 14 dhe 15 nëntor të vitit 2019 do të mbahet në Selanik, informon korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Takimin zyrtarisht e kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek, ndërsa përveç Zaevit, pjesëmarrjen në Samit, Micotakisi do ta shfrytëzojë për takim edhe me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov. Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrit të RMV-së dhe të Greqisë, pasi të parin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur statistikat e Qeverisë së tij përgjatë vitit 2017-2019.Haradinaj ndër tjerash tregoi se si po shkon procesi i liberalizimit të vizave dhe ku ka ngecur ky proces. ”Liberalizimi i vizave është vonuar shumë, jemi të pakënaqur pë faktin që është vonuar kaq shumë. Megjithatë procesi është në finale të veten, në ditët e para të Qeverisë së re mund të ndodh liberalizimi i vizave”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë. “Pra një pjesë e punës mund…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-07T13:04:21+01:00 Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor është garancia e vetme për zhvillimin e këtij rajoni. Hahn tha se duhet bërë gjithçka e mundur për të tejkaluar vakuumin, i cili është krijuar pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Motivimi më i madh i këtyre vendeve është mundësia e anëtarësimit në BE, tha Hahn. “Ballkani Perëndimor nuk është një periferi e Evropës, por pjesë e Evropës. Nuk mund të kemi një situatë ku…

Lexo më Shumë

Dardan Molliqaj ishte një ndër figurat kryesore politike në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Molliqaj ishte po ashtu një ndër politikanët më të zëshëm edhe sa ishte në Vetëvendosje, por edhe një ndër më të dashurit.Molliqaj në zgjedhjet e qershorit 2017 arriti t’i merrte hiç më pak se 49 mijë e 26 vota, duke qenë deputeti i tretë më i votuar brenda atij subjekti politik prapa Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit. Por, ngritja e tij meteorike në skenën politike nuk zgjati shumë pasi Molliqaj ishte në mes të një lufte fjalësh me ish partinë e tij që si duket…

Lexo më Shumë