Author: almakos

I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, është liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS). Hajdari e kuptoi se vuan nga kjo sëmundje gjatë kohës sa vuante dënimin në burg, por familjarët e tij ankohen duke thënë se Hajdari u neglizhua shumë nga organet e drejtësisë përkundër ankesave të bëra. Kjo është hera e dytë që Hajdari lirohet nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, kjo do të thotë se mbajtja e tij në burg është kundër të drejtave të njeriut.Ai është i dënuar në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-06T19:12:38+01:00 Ndonëse shumë prej komunave janë futur në borxhe të mëdha, deputetët e e shumicës parlamentareplanifikojnë që të ndryshojnë mekanizmin mbrojtës i cili parandalon në të ardhmen që komunat të mos vazhdojnë me grumbullimin e borxheve të reja, që ishte miraruar nga ish-ministri i Financave Dragan Tevdovski. Në vend se parashikimet vjetore të të ardhurave t’i projektojnë me rritje prej më së shumti 10 për qind nga shpenzimi mesatar në tre vitet e fundit, tani deputetët e BDI-së dhe LSDM-së propozojnë që komunat të  shpenzojnë edhe deri 30 për qind më shumë sesa mesatarja trevjeçare. Kjo do të thotë…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.Përveç takimit me komisionarin Hahn, ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zëvendës presidenti i Parlamentit Wieland, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller. Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u prit nga sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.  Në këto takime, Osmani…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar që qeveria e ardhshme të mos ketë më shumë se 12 ministri, ndërkohë përjashtohet mundësia që stafi civil nëpër të reduktohet.Nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi, thotë se do të ketë riorganizim të ministrive, por përjashton mundësinë që do të ketë largime nga puna për shkak të këtij riorganizimi. Ai thotë se ky konsolidim ka të vetmin qëllim rritjen e efiçiencës dhe uljen e shpenzimeve në nivel ministror. Zvogëlimin e numrit të ministrive hap pozitiv e sheh Jeton Mehmeti nga Instituti GAP, i cili thotë se shihet një përkushtim nga LVV dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-06T16:15:10+01:00 Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar thotë se është shumë herët të flitet për metodologjinë e re të zgjerimit të Unionit. Politikat e larta sipas tij duhet ti lihen Brukselit. Ai tha se BE-ja do të vijojë mbështetjen financiare përmes fondeve të ndryshme më qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, pavarësisht datës së negociatave. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.Inspektorët komunal bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore. Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit  po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunalë dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-06T15:12:20+01:00 Para syve të policisë qytetarët vazhdojnë të përdorin vendkalimin e jashtëligjshëm në Bulevardin “Krste Misirkov” për të kaluar rrugën. Policët në terren ndalonin ndonjë veturë për kontroll, por nuk merreshin aspak me kalimtarët që shkelin ligjin, rrezikojnë veten, automjetet dhe shkaktojnë kaos. “Ndërkohë që gjatë 60 minutash në këtë mbikalim në Bit Pazar kanë kaluar vetëm 2 persona, në pjesën poshtë në rrugë, ku nuk ka as vija të bardha dhe as semafor kanë kaluar dhjetëra të tillë dhe shpeshherë kemi parë se veturat me shpejtësi janë afruar shumë pranë tyre”. Megjithatë edhe pse ekziston mbikalimi, qytetarët thonë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktvendimin dënues ndaj tre të pandehurve Sh.B., N.B dhe S.B.“Të dyshuarit me datë 01.09.2016 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin S.Q. zyrtar nëAgjencionin Pyjor të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik, me ç’rast i dëmtuari nxjerrë revolen dhe shtënë në ajër, me qëllim të frikësimit, i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh.B. dhe S.B. Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marr revolen nga i dëmtuari dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-06T14:16:30+01:00 Qyteti i Shkupit ka publikuar fotografi nga ndërtimet e çatisë së gjelbër të Qendrës Tregtare të Shkupit. Çati të gjelbër do të shtrihet në sipërfaqe prej më shumë se 1.800 metra katrorë. Njoftimi për ndërtimin e çatisë ishte bërë në muajin shkurt të këtij viti. Edhe pse pritej që qytetarët ta shfrytëzonin  gjatë verës, punimet ende nuk kanë përfunduar. Projekti financohet nga Qyteti i Shkupit në bazë të Memorandumit për bashkëpunim midis UNDP-së dhe Qytetit, në kuadër të Programit “Shkupi Rezistent”. Për Projektin janë siguruar rreth 32 milionë denarë. Loading…

Lexo më Shumë

Një djalë 13 vjeç, i cili i mbijetoi sulmit të kartelit të drogës në Meksikë, i fshehu gjashtë të afërm në shkurre dhe eci 23 kilometra për të kërkuar ndihmë nga dikush.Tetë fëmijë i mbijetuan sulmit të së hënës në veri të Meksikës, ku u vranë tri gra dhe gjashtë fëmijë të tjerë. Viktimat ishin anëtarë të familjes LeBaron, të cilët janë të lidhur me një komunitet kishtar të vendosur në Meksikë para disa dekadave. Ministri meksikan i sigurisë tha se kjo familje mund të jetë bërë viktimë e bandave të drogës në mënyrë aksidentale pasi ata mund të kenë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-06T12:50:04+01:00 Sasia e madhe e pajisjeve të rrezikshme dhe eksplozive të locuara mes vendbanimeve Novo Sellë dhe Vollkovë, të Shkupit, që për disa vite paraqiste një nga vatrat më ndotëse dhe më të rrezikshme për mjedisin jetësor, sigurinë edhe për shëndetin e qytetarëve, janë mënjanuar nga territori i shtetit tonë. Siç kumtoi sot Sektori qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, për mënjanimin e disa tonëve naftë raketore të vjetruar për raketa që shpërndajnë retë dhe material tjetër shpërthyes, pronë e ish kompanisë SHA “Teas Temko”, të cilët me vite qëndronin në deponi në vendbanime, fillimisht janë kërkuar 850.000 euro. “Por,…

Lexo më Shumë

Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, ishte i acaruar, i trembur nga tradhtarët, ndonjëherë i maskuar si një bari – por gjithnjë i varur nga një rreth i ngushtë i njerëzve të tij të besueshëm.Sipas një shkrimi të publikuar nga The Associated Press, bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se ai ishte i fiksuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe duke u përpjekur të gjejë siguri në qytete dhe shkretëtira në Sirinë lindore pranë kufirit Irakian ndërsa pronat e ekstremistëve u shkatërruan. Në fund të fundit, udhëheqësi brutal një…

Lexo më Shumë