Alsat 2019-11-06T15:12:20+01:00
Para syve të policisë qytetarët vazhdojnë të përdorin vendkalimin e jashtëligjshëm në Bulevardin “Krste Misirkov” për të kaluar rrugën. Policët në terren ndalonin ndonjë veturë për kontroll, por nuk merreshin aspak me kalimtarët që shkelin ligjin, rrezikojnë veten, automjetet dhe shkaktojnë kaos.
“Ndërkohë që gjatë 60 minutash në këtë mbikalim në Bit Pazar kanë kaluar vetëm 2 persona, në pjesën poshtë në rrugë, ku nuk ka as vija të bardha dhe as semafor kanë kaluar dhjetëra të tillë dhe shpeshherë kemi parë se veturat me shpejtësi janë afruar shumë pranë tyre”.
Megjithatë edhe pse ekziston mbikalimi, qytetarët thonë se ai është në gjendje të mjerueshme, i pa pastruar, me erë të tmerrshme, dhe me ashensorë jofunksional që përdoret si depo mallrash për kioskën që ndodhët pranë vendkalimit, cili gjithashtu ka bllokuar edhe kalimin e lirshëm të qytetarëve.
“Këtu kaluat, apo jo? – Po. A e dini qe nuk ka vija të bardha dhe as semafor? Po. Pse për shembull nuk kaloni atje tek vijat e bardha? – Për t’i rënë pak më shkurt”.
“Unë mendoj se këtu duhet të vendoset një semafor ose fundja le ta mbyllin totalisht dhe njerëzit le të shfrytëzojnë urën. Përderisa tani kaloj u ndjeva i rrezikuar, sepse një veturë po vinte me shpejtësi. Komuna është indiferente ndaj problemeve të shoqërisë”.
“Po duhet të vendosin semafor, shenja duhet të vendosin. Më lart i kanë vendos, por këtu duhet t’i vendosin. Po atje lart ka, ama këmbët e mia nuk ecin. Unë jam plak”.
“Për këtë vendin këtu duhet ose të vendosin semafor ose ta vizatojnë. Kjo bën pengesë shumë”.
Keni rrezikuar ndonjëherë të aksidentoheni ndokënd këtu?- Po. Urën e kanë vendos lart vetëm për të vendosur reklama, për të marrë para”.
“Përse zgjodhe të kalosh nëpër urë? – Zgjodha sepse atje poshtë është rrezik. Kjo urë duhet të pastrohet. Shikoni si është, vjen erë e tmerrshme. Si të kalojë njeriu këtu, patjetër të kalojë këtu. Për shkallë mundim, por ka ashensor, por ai nuk punon”.
Ky vendkalim shumë herë është mbyllur me fjalë, por asnjëherë me vepra. Neglizhenca e institucioneve ka bërë që vitet e fundit dy persona edhe të aksidentalen për vdekje. Premtimi i fundit i kryetarit të Qytetit të Shkupit se ky kalim do të mbyllej, ishte më 22 gusht të këtij viti, por siç u pa tashmë diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Atje do ta mbyllim atë kalimin e jashtëligjshëm me qëllim që t’i shmangim fatkeqësitë, vitin e kaluar kishim fatkeqësi në komunikacion me pasoja të dëmshme. Gjatë rikontruimit do të hiqet ai kalim joligjor tek ura për këmbësorë -tha Petre Shilegov, kryetarë i Qytetit të Shkupit.
Sot Qyteti i Shkupit nuk kishte përgjigje në pyetjen nëse planifikojnë dhe kur të mbyllin këtë vendkalim, por edhe largimin e të gjitha kiosqeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve. Nga komuna e Çairit shfajësohen duke ia hedhur përgjegjësinë Qyteti të Shkupit, por shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë për vendosjen e rregullit në komunikacion.
Evi Shkopi
Loading…




