Alsat 2019-11-06T14:16:30+01:00
Qyteti i Shkupit ka publikuar fotografi nga ndërtimet e çatisë së gjelbër të Qendrës Tregtare të Shkupit.
Çati të gjelbër do të shtrihet në sipërfaqe prej më shumë se 1.800 metra katrorë.
Njoftimi për ndërtimin e çatisë ishte bërë në muajin shkurt të këtij viti. Edhe pse pritej që qytetarët ta shfrytëzonin gjatë verës, punimet ende nuk kanë përfunduar.
Projekti financohet nga Qyteti i Shkupit në bazë të Memorandumit për bashkëpunim midis UNDP-së dhe Qytetit, në kuadër të Programit “Shkupi Rezistent”.
Për Projektin janë siguruar rreth 32 milionë denarë.
Loading…






