Novelisti austriak, Peter Handke, të cilit iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, e ka pranuar se ka pasur pasaportë të Republikës Federale të Jugosllavisë.Ai ka thënë se kishte pasaportë, por e ka mohuar të ketë pasur edhe nënshtetësinë jugosllave, shkruan Tanjug. “Unë nuk kam nënshtetësi Jugosllave, thjesht mora pasaportën time për të udhëtuar”, ka thënë ai për Veçernje Novosti. Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka gjetur se Peter Handkes i është ofruar pasaporta Jugosllave, pikërisht në kohën kur në Kosovë po përfundonte lufta. “Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada Jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në…
Author: almakos
Alsat 2019-11-08T08:16:31+01:00 Në vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme. Intensitet më të madh të reshjeve do të ketë në pjesën lindore të vendit. Ndërsa në pjesën juglindore të vendit do të ketë kushte për stuhi të vogla. Do të fryjë erë e dobët në drejtimin jug-lindor. Loading…
Vetëm 13 nga 39 gra do të ulën në ulëset e Kuvendit të Kosovës duke iu falënderuar kuotës gjinore.Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, në këto zgjedhje do të ketë më së paku gra të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore. Që para shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë në vazhdimësi është bërë thirrje që të garantohet përfaqësim më i madh i grave në politikë dhe në vendimmarrje. Marrë nga të dhënat e dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit, sipas kuotës numrin më të madh të deputeteve e ka PDK-ja. 6 nga 8 gra janë zgjedhur deputete duke u thirrur…
Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit në të cilat koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun. Por gjithsesi ende do të merren parasysh ankesat. Berisha ende beson që Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit. “”Më kujtohet një vendim për mua në vitin 2017. Mua nuk mu lejua që të kandidoj për kryetar të Prizrenit apsi isha deputet. Por Supremja ndërhyri dhe më lejoi këtë”, tregon ai. “Unë besoj ende që ka…
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka udhëtuar drejt qytetit Tampere të Finlandës për të marrë pjesë në mbledhjen e 30-të të Këshillit të Partive të Gjelbra të Europës.Atje ajo do të takohet me liderët e partive të gjelbra nga e gjithë kontinenti i vjetër. Këtë njoftim, Pacolli që ka marrë votat e nevojshme nga ana e votuesve për të qenë përsëri deputete në Kuvend, e ka bërë në faqen e saj në Facebook. “Për 3 ditë do të kem mundësi të takoj liderë të partive të gjelbra nga e gjithë Evropa ku do të reflektojmë…
Alsat 2019-11-07T21:40:52+01:00 Nevzat Bejta në një përplasje me Skënder Rexhepin e Alternativës në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se shtyrja e zgjedhjeve të prillit ekziston si mundësi, nëse deri në atë muaj nuk jemi bërë pjesë e NATO-s. Megjithatë, ky version kundërshtohet nga Skender Rexhepi, nga Alternativa, I cili thotë se shtyrja e zgjedhjeve nuk ka të bëjë me NATO-n, por me frikën e BDI-së për të humbur të njëjtat. Arsyeja e BDI-së që do të shtyjë zgjedhjet është frika se mund t’i humbin ato. Por qofshin në prill apo kur do të mbahen zgjedhjet ndryshimi do të ndodhi.…
Një këshilltare për çështjet e jashtme të nënpresidentit Mike Pence po dëshmon sot pas dyerve të mbyllura në hetimin që ka në shënjestër Presidentin Donald Trump dhe që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij.Jennifer Williams ka qenë një ndër ata që kanë dëgjuar telefonatën e Presidentit Donald Trump në korrik, ku ai i kërkonte Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy që të niste një hetim që mund ta ndihmonte politikisht zotin Trump. Hetuesit e Dhomës së Përfaqësuesve po përpiqen të mësojnë se sa dinte nënpresidenti Pence rreth përpjekjeve të zotit Trump që Ukraina të hetonte një prej rivalëve të…
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale ka çuar në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.“Kosova tash po i vuan pasojat e një gjykate të padrejtë dhe diskriminuese! Pavarsishtë bindjeve politike e partiake une vlersoj kontributin e çdo luftëtari në luftë dhe jam i bindur se do ta mbrojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së!”, është shprehur Selmanaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet. “Kushdo që i gëzohet ktyre ftesave sikur kjo ndaj…
Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive. Në takimin e gjashtë me radhë, i cili zgjati rreth tre orë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike. “Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3…
Figurave të larta të luftës së UÇK-së që janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në Hagë, u është shtuar edhe emri i Kadri Veselit.Emri i tij përmendet në disa raste, në raportin që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale – atij të Dick Martyt. Për herë të parë, në raport, te gjetjet nga hetimi në terren, në pikën 68, emri i Veselit përmendet si pjesë e Grupit të Drenicës, që pretendohej se udhëhiqej nga Hashim Thaçi, pjesë e të cilit ishin edhe Xhavit Haliti, Azem Syla e Fatmir Limaj, raporton KTV. Të gjithë emrat e lartshënuar, raporti…
Alsat 2019-11-07T19:07:00+01:00 Presidenti francez Emanuel Makron deklarohet i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, vetëm nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e zgjerimit dhe vazhdohen reformat e brendshme. Por, ai kundërshton anëtarësime të tjera në union, pa reformim thelbësor duke thënë se BE-ja ndodhet në buzë të greminës. Makron madje vlerëson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të mbështeten më te Shtetët e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s duke e konsideruar Aleancën të vdekur si tru. Këto deklarata Makron i ka bërë për revistën britanike Ekonomist. [embedded content] Emanuel Makron: Nëse bëhen reformat…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka komentuar rezultatet e AAK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.Lekaj tha se bazuar në punën e Ramush Haradinajt si kryeministër kanë pritur të marrin më shumë vota. “Sa i përket procesit zgjedhur ne kemi pritur më shumë. Nuk e kemi marrë atë që e kemi pritur, duke u bazuar në punën e kryeministrit Haradinaj kemi pritur më shumë. Ne 15 deputetët e AAK-së që jemi zgjedhur do të jemi zë i qytetarëve.”, tha Lekaj. Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë opozitë e fuqishme e Qeverisë Kurti.…

