Alsat 2019-11-08T14:53:27+01:00 Qendra rajonale e Shëndetit Publik në Ohër njofton se uji i turbullt në ujësjellësin e Strugës është dyfish më e madhe sesa niveli i lejuar. Nga atje apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm. Pasi që vazhdimisht përsëritet problemi me ndotjen e ujit, mund të them se nuk ndërmerret asgjë. Ne vetëm shohim se cila është cilësia e ujit dhe në bazë të kësaj mund të supozojmë se nuk është zgjidhur, se nuk është punuar në këtë rast, që uji të jetë i pastër në çdo kohë”-tha Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik. Edhe qytetarët e…
Author: almakos
Njësia e hetimeve në Stacionin Policor në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit B. H. i lindur në vitin 1970 dhe M/Sh/Kosovar dhe F. H. i lindur në vitin 1976 M/Sh/Kosovar janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit. Urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i…
Alsat 2019-11-08T14:14:53+01:00 Nga Gjykata Penale në Shkup informojnë se është pranuar aktakuza për rastin “Reketi”, kjo erdhi pasi që Këshilli për vlerësim të aktakuzës solli vendim në bazë të raportit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ligji për Procedurë Penale nuk parasheh ankimim kundër këtij vendimi. Pasi të jetë aprovuar aktakuza, do të ngrihet rast penal, ndërsa sipas sistemin AKMIS do të përcaktohet veprimet e mëtutjeshëm, dhe pasi të jetë caktuar seanca dëgjimore publike, palët dhe publiku do të njoftohen me kohë”, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup. Në rastin “Reketi” të akuzuar janë…
30 punëtorë janë bllokuar si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Gjermani, ku raportohet se disa prej tyre edhe janë plagosur.Punëtorët ngecën 700 metra nën tokë në zonën e Tojts Shentalit. Zjarrfiksit dhe punonjësit e emergjencave bashkërenduan përpjekjet për t’i nxjerrë të mbijetuarit nëpërmjet tunelit të minierës. Për fat të mirë, të gjithë u nxorën në kohë dhe të plagosurit janë duke marrë tretmanin mjekësor, teksa raportohet se vetë një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Alsat 2019-11-08T13:02:29+01:00 Ministria e Arsimit dhe SASHK-ut kanë arritur marrëveshje për rritje të pagave prej 10% duke filluar nga 1 janari i vitit 2020. Ministri i arsimit, Arbër Ademi tha se kjo është rritje historike, dhe me këtë vendim do te kthehet dinjiteti i mësimdhënësve, ndërsa theksoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me SASHK-un për të zgjidhur të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me fushën e arsimit. Ndërsa kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se kërkesa e tyre për rritje të rrogave prej në janar është plotësuar. “Këtë që e njoftojmë sot është…
Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ai do të intervistohet më 19 dhjetor, raporton Express.Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook. “Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci. Ndryshe, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli./Express [embedded content]
Alsat 2019-11-08T11:57:37+01:00 Pas rënies së murit të Berlinit para 30 viteve liderët perëndimor vazhdimisht e theksojnë qëndrimin se nuk ekziston problem i kontinentit evropian që nuk mund të zgjidhet përmes përpjekjeve së bashku me Bashkimin Evropian ose me zgjerimin e projektit evropian. Por, ajo fotografi shumëvjeçare supozohet se ndërrohet si rezultat i kombinimit të problemeve të brendshme në BE dhe indiferenca amerikane. Mund të duket e çuditshme kur Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë anëtarësimin e ndonjë klubi tjetër. Por, nga pozita e liderit në NATO, e cila paraqet organizatë udhëheqëse të sigurisë evropiane, SHBA-ja gjithmonë ishte mbështetës i përpjekjeve evropiane…
Serbia është duke vazhduar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, duke blerë artileri të rëndë e madje edhe sisteme të ndryshme raketore. Për këtë çështje, Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, nga Shkupi kishte paralajmëruar sanksione për Beogradin, ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kishte thënë se veprime të tilla të Serbisë janë kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.Besnik VELIU Lidhur me këtë çështje në një intervistë për Gazetën Express, ka folur eksperti britanik për çështje që ndërlidhen me sigurinë dhe konfliktet, James Ker-Lindsay. Ai thotë se është e kuptueshme që çdo zhvillim në Serbi të shihet si diçka drejtuar…
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate e ka ofenduar Albin Kurtin, kreun e Vetëvendosjes, derisa ka folur për komandantët që pasluftës u bënë milionerë, raporton Gazeta Express.Berisha derisa ka folur për Kurtin tha se ka disa shqipfolës që nuk po lodhen duke sulmuar në mënyrë të padrejtë luftën e UÇK-së. “Albini për komandantat vetëm mundet me ja dhanë ni zhiletë edhe me kry atë punën që duhet me kry, sepse poshtërsia më e madhe qëndron aty se për 20 vite është vjellë vner jo veç me Albinin se me këtë mas pakti, besoni se Serbia ka fillu me u lodhë t’u…
Alsat 2019-11-08T10:05:28+01:00 Zv/kryeministri për çështje evropiane në Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për AA ka folur lidhur me 12 prillin, datën e dakorduar për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, Osmani thotë se më e rëndësishme është të përmbyllet procesi i integrimit të vendit në NATO. “Ajo çfarë është konstante, është nevoja e të pasurit parlament funksional në ditën kur duhet të ratifikohet protokolli i NATO-s tek ne dhe ku mbyllet procesi. Prej asaj dite, duhet të numërohen afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve. Për momentin, parashikimet janë se deri në shkurt Spanja mund ta…
Konkludimi i Komisionit Evropian, më 22 tetor, se Kroacia është e gatshme të bashkohet me zonën Shengen, qëllimisht anashkalon provat e dëbimit të dhunshme të migrantëve në kufijtë e saj, tha organizata Human Rights Watch (HRW).Sipas kësaj organizate, planet e Komisionit Evropian dërgojnë mesazhin se abuzimet serioze të të drejtave të njeriut, nuk janë pengesë për pranimin në Shengen. “Komisioni Evropian duhet të hetojë situatën në vend që ta shpërblejë Kroacinë”, thotë HRW. “Kthimi i paligjshëm dhe i dhunshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve nga ana e Kroacisë duhet ta skualifikojë atë nga hyrja në Zonën Shengen” tha Lydia Gall, studiuese…
Alsat 2019-11-08T08:41:38+01:00 Të punësuarit në arsim sot, sipas paralajmërimeve, duhet të kuptojnë nëse do të fitojnë rritje të re të rrogave, për të cilën Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës insiston të fillojë nga 1 janari, dhe jo nga prilli i vitit 2020, siç ju ofroi Qeveria. Në ora 11:30, sot në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është caktuar takim mes ministrit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Ademi dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, mbrëmë paralajmëruan se sot mund të pritet vendim përfundimtar. Ndërkohë, edhe SASHK-u, vendosi grevën e paralajmëruar për të hënën (11 nëntor) ta pezullojë,…

