Author: almakos

“Srpska” e Goran Rakiqit i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimit, rreth asaj se do të pranohet kjo parti në qeveri vetëm në rast se e dëshmon që e pranon Republikën e Kosovës si shtet, shkruan Gazeta Express.Në një komunikatë për media nga kjo parti thonë se nuk janë zgjedhur deputetë për t’i plotësuar dëshirat e liderëve politikë shqiptarë. “Lista Serbe është një parti që përpiqet për interesat e popullit serb dhe jo për t’iu bërë favore dhe për plotësuar kënaqësitë e liderëve të tyre politike. Për këtë gjë ata e kanë Rashiqin, Petroviqin dhe Rada Trajkoviqin dhe të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-09T14:58:17+01:00 VMRO DPMNE ka përgatitur terrenin që pas zgjedhjeve të vitit 2014 të ndryshoj emrin e vendit. Këtë e ka konfirmuar ish deputetja e kësaj partie, Nola Ismajloska-Starova gjatë një interviste për emisionin 360 gradë. Ismajloska tha se para zgjedhjeve të vitit 2014 nga udhëheqësia e partisë i është shtruar pyetja, nëse zgjedhesh deputete a je e gatshme të votosh për ndryshimin e emrit. Ka një moment tjetër që është i papranueshëm për mua. Ajo është hipokrizia e disa prej kolegëve që qëndruan pranë murrit, një pjesë e tyre ishin deputetë në vitin 2014. Kur na kërkohej të ishim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shtetit, Hashim Thaçi e ka veç në opsion para vetes kur të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit. Për herën e parë i duhet ta nominojë për Kryeministër kushdo që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit.Gazeta Express Partisë fituese i duhen 15 ditë për ta çuar për votim në Parlament kabinetin qeveritar. Gjykata Kushtetuese, më 2014 në kohën kur opozita ishte bashkuar kundër partisë fituese, kishte interpretuar procedurat e formimit të Qeverisë. Aty, presidenti s’ka diskrecion të refuzojë këdo që propozon për herën e parë partia fituese e e nominuar për të formuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-09T14:08:10+01:00 Pas takimit të djeshëm në Selinë e BDI-së të disa funksionarëve të kësaj partie dhe punonjësve të doganave, ka reaguar sot Aleanca për Shqiptarët, të cilët, kanë BDI-në se po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zëdhënësi I kësaj partie, Flakron Bexheti, ka kërkuar nga administratorët që të mos bien pre e këtyre presioneve dhe se të njëjtat duhet ti paraqesin në organet e vendit. Nga partia e Selës u shprehën po ashtu se do ta denoncojnë këtë rast në gjitha ambasadat e vendit. Për ne si Aleancë për Shqiptarët, ky moment paraqet…

Lexo më Shumë

Gratë japoneze e kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të kërkuar lejimin e të drejtës për të bartur syze në vendin e punës pas raportimeve se punëdhënësit ua kanë ndaluar një gjë të tillë.Në protestën më të re kundër rregullave të ashpra për dukjen e grave, fjalët “ndalohen syzet” ishin shumë të përdorura në Twitter si reagim ndaj raportimit të një televizioni japonez, ku bizneset ua ndalonin grave bartjen e syzeve gjatë orarit të punës. “Këto rregulla janë jashtë mode”, shkroi një përdoruese e rrjetit Twitter, ndërsa një tjetër tha se arsyen pse ndalohen syzet për gratë janë…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka kritikuar Iranin për trajtimin që po i bën një inspektoreje bërthamore të OKB-së, duke e cilësuar trajtimin ndaj saj si “akt të frikësimit”.Pompeo tha se Teherani ka “ndaluar” një inspektore nga Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore (IAEA), që ishte raportuar se nuk po lejohej që të largohej nga Irani. “Shtetet e Bashkuara mbështesin aktivitetet monitoruese dhe të verifikimit të Agjencisë në Iran dhe jemi të alarmuar për mungesën e bashkëpunimit nga Irani”, tha sekretari amerikan. “Inspektorët e IAEA duhet të lejohet të kryejnë punën e tyre pa u penguar. I bëjmë thirrje Iranit që menjëherë…

Lexo më Shumë

Vetëm përcaktimi i definicionit “ndikim” mund të jetë sfidë, e lëre më matja e tij. Qendra për Gazetari Hulumtuese është duke menduar për këtë çështje thelbësore për organizatat jofitimprurëse të lajmeve.Lindsay Green-Barber A e dini atë thënien “Sikur t’i kisha pesë centë”? Mirë, sikur unë t’i merrja pesë centë sa herë që e kam dëgjuar fjalën “ndikim”, bashkë me fjalët ndikues, i ndikuar, ndikim i madh, etj, që nga koha kur jam bërë pjesë e Qendrës për Gazetari Hulumtuese si analiste e ndikimit të medieve në muajin korrik, do të mund të dilja drejtpërdrejt në pension. Njerëzve u pëlqen shumë…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dje të dyshuarën femër K-Shqiptare në Prishtinë pasi e njëjta ka sulmuar nënën e saj.Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje. DHUNË FAMILJARE Prishtinë 08.11.2019 – 07:15. Është arrestuar e dyshuara femër K- Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (nënën e saj). Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka kritikuar Iranin për trajtimin që ia ka bërë një inspektoreje bërthamore të Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur këtë sjellje si kërcënim të papranueshëm.Kryediplomati amerikan tha se Irani e ka ndaluar në mbajtje këtë inspektore, për të cilën Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se e ka pasur të pamundur të largohet nga republika islamike për shkak të trajtimit të autoriteteve iraniane. Në anën tjetër, Irani njoftoi të enjten se ia ka tërhequr akreditimin kësaj inspektoreje pasi ndaj saj u aktivizua alarmi në hyrjen e impiantit bërthamor të Natanz-it. Organizata iraniane për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-09T09:00:02+01:00 Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të kohëpaskohshme. Në mëngjes do të ketë mjegulla nëpër lugina të caktuara. Gjatë pasdites si dhe gjatë natës pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Në pjesën lindore të vendit do të fryjë erë në drejtim juglindor. Temperatura minimale gjatë ditës do të jetë 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 19 gradë Celsius. Gjatë…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Indisë ka vendosur që hapësira e kontestuar mes hindusëve dhe myslimanëve, e quajtur Ayodhya, i takon komunitetit hindus, i cili dëshiron të ndërtojë një tempull në këtë vend.Ky rast, i cili ndodhet në gjykata për dekada të tëra, shtrihet në rajonin e Uttar Pradeshit, në pjesën veriore të Indisë. Sipas vendimit të gjykatës, edhe myslimanëve do t’u jepet një pjesë e tokës në një vend tjetër për ndërtimin e një xhamie. Shumë pjesëtarë të komunitetit hindus besojnë se në këtë vend është lindur njëri prej figurave më të adhuruara të tyre, “zoti Ram”, siç e quajnë ata.…

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e këtë javë edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë emrat e fundit të liderëve shtetërorë që iu bashkuan valës së individëve të cilët morën ftesë nga Prokuroria Speciale. Përpos tyre, dje ftesë mori edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci. Kësisoj vlerësohet se cak i radhës i Speciales mund të jetë presidenti Hashim Thaçi, i cili përmendet ekskluzivisht në raportin e senatorit Dick Marty.Pas ftesës që mori kryeministri në largim Ramush Haradinaj në korrik të këtij viti nga Prokuroria Speciale, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli të enjten njoftoi se është ftuar për intervistim nga po ky…

Lexo më Shumë