Mesazhet telefonike që arritën në telefonat e dhjetëra mijëra amerikanëve këtë javë i kanë habitur shumë ata.Këto porosi ishin nisur në ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt, por çuditërisht arritën tetë muaj më vonë. Ky problem u paraqit në shumicën e kompanive kryesore telefonike në Shtetet e Bashkuara dhe nga ky defekt preku telefonat e prodhuesve “Apple” dhe “Samsung”. Kështu, mijëra klientë të kompanive telefonike “T-Mobile”, “AT&T”, “Sprint” dhe “Verizon” publikuan shkrime në Twitter për ta shfaqur pakënaqësinë e tyre për pranimin e këtyre mesazheve. Disa u ankuan se ish të dashurve u kanë shkuar në telefon porosi të…
Author: almakos
Alsat 2019-11-10T14:45:21+01:00 Ka shënuar rritje prej mbi 50% numri I ankesave për diskriminim ose ngacmim në vendin e punës për shkaqe të ndryshme, ndërsa gjithashtu janë evidentuar ankesa të shumta të qytetarëve për punën e gjyqësorit. Sipas Avokatit të popullit Ixhet Mehmeti gjykatat nuk e pranojnë institucionin që ai udhëheq si mik edhe pse zyra e që përfaqëson ai i ndihmon ata të marrin vendime gjyqësore në një mënyrë më të lehtë dhe më të mirë. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Memeti gjithashtu shfaqi shqetësimin edhe për rritjen e numrit të ankesave të prindërve për ushtrimin e bullingut…
Mungesa e investimeve kapitale nga viti në vit po e përcjell vazhdimisht komunën e Prishtinës, shfrytëzimi i vetëm 9 milionë euro nga 49 milionë gjithsej, në këta nëntë muajt e fundit të vitit 2019, po konsiderohet dështim dhe keqmenaxhim nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti.Opozita në kryeqytet dhe ata që e monitorojnë punën e ekzekutivit thonë se gjithë këto mjete të tepruara do të duhej të shfrytëzoheshin në shumë dikastere tjera. Gjitha këto akuza, i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i arsyeton me vonesat në prokurim dhe zvarritjet në projektet të vjetra. Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,…
Alsat 2019-11-10T13:37:06+01:00 Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp në Ohër, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për Kosovën dhe për termin “mini-shengen”. Ai tha se s’ka arsye që Kosova të vetëpërjashtohet nga këto iniciativa, pasi siç tha ai edhe më parë Kosova ka marrë pjesë në samitet ku vendet e Ballkanit Perëndimorë janë dakorduar për të njëjtat gjëra, por se tani kjo vetëm se po shndërrohet në një aksion veprimi. “Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por të përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve…
Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, e bëri një paralajmërim kundër dobësimit të NATO-s. Kjo është kundërpërgjigjja më e fuqishme që Berlini ia ka dhënë deri tash komenteve kritike të presidentit francez për aleancën ushtarake, për të cilën kishte thënë se i ka vdekur truri.Presidenti Macron tha këtë javë në një intervistë për gazetën “The Economist” se NATO-ja është duke e përjetuar një vdekje të trurit, duke e cituar mungesën e koordinimit dhe qëndrimet e paparashikueshme të Shteteve të Bashkuara nën pushtetin e Donald Trump-it. “Do të ishte gabim nëse e dobësojmë NATO-n. Pa Shtetet e Bashkuara, as Gjermania, as…
Alsat 2019-11-10T13:14:24+01:00 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në konferencën për shtyp pas takimit në Oëhr me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë Edi Rama, tha se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve. “Unë e shoh që Rama është nën presion … Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë…
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka paralajmëruar se mund të ketë një rebelim të serbëve në Kosovë, në rast se Albin Kurti si kryeministër i ardhshëm i Kosovës vazhdon përpjekjet për ‘përçarjen e serbëve”“Rebelimi i serbëve të Kosovës nuk është i pamundur”, ka thënë Vulin, shkruan b92, transmeton Gazeta Express. Tutje Vulin ka thënë se nëse Albin Kurti e dëgjon kreun e opozitës në Serbi, Dragan Gjilas, dhe zgjedh në ndonjë post Rada Trajkoviqin, atëherë do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që do të ndodh në Kosovë. “Nëse Kurti e dëgjon Gjilasin dhe zgjedh Rada Trajkoviqin apo një…
A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë bëjnë shefat e kompanive të mëdha? Një studim nga Harvard Business Review tregon se si e kalojnë kohën njerëzit e suksesshëm e të pasur.Hulumtimi i nisur në vitin 2006 nga profesorët e Harvardit, Michael Prter dhe Nitin Nohria, i përfshiu të dhënat e marra nga 27 shefa të kompanive, prej tyre 25 burra dhe vetëm dy gra. Ata i drejtojnë kompanitë me të ardhura mesatare vjetore prej 13 miliardë dollarësh. Shprehitë e tyre u përcollën për tre muaj me radhë. Sipas këtij studimi, shefat e kompanive punojnë mesatarisht 9.7 orë në ditë,…
Alsat 2019-11-10T10:55:43+01:00 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook njoftoi për fillimin e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimorë në Ohër. Zaev mes tjerash thekson se takimi përforcon vlerat evropiane dhe ndihmon në ndërtimin e Ballkanit të shekullit 21. “Filluam takimin me krerët e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe arritjes së qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në BE.Nga Ohri, të gjithë ne dërgojmë një mesazh të qartë se përmes koordinimit dhe aktiviteteve tona të përbashkëta praktikojmë sjellje evropiane – në shtëpi, duke forcuar vlerat evropiane dhe duke ndërtuar…
Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë zjarriRasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Pejë përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një veturë me targa vendore. “Gjatë kontrollit në veturë është gjetur një armë AK 47, arma është konfiskuar nga krim teknika, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Pejë”, theksohet në një komunikatë të policisë. Policia me urdhër të prokurorit ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë zjarri…
Alsat 2019-11-10T09:22:34+01:00 Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit trilateral të punës të liderëve nga Ballkani Perëndimor që sot mbahet në Ohër. Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Agjenda parasheh në Ohër të mbahet mbledhja e punës në të cilën përveç tre liderëve do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq, ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje njoftoi se nuk do të merr pjesë në takimin e sotëm në…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.Ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit, njofton Klan Kosova. “Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderojë sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook. “Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e…

