Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se pas lindjes së fëmijës në repartin e Gjinekologjisë, nuk është trajtuar mirë nga stafi mjekësorGruaja ka lindur pasditen e së dielës në spitalin e Prizrenit, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur të mërkurën e 6 nëntorit. Sipas raportit të policisë, ankuesja ka bërë të ditur se dyshon se fëmija i saj i sapolindur gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore. “Më 06.11.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar, se me datën e cekur në Repartin e Gjinekologjisë kishte lindur fëmijën e gjinisë femërore, dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte trajtuar si duhet, dhe…
Author: almakos
Qyteti i Nju Jorkut njihet për larminë e popullatës. Njerëz nga e gjithë bota shkojnë të jetojnë atje, por kjo nuk do të thotë se nuk ekziston racizmi. Komisioni për të Drejtat e Njeriut në qytetin e Nju Jorkut ka mbështetur një ligj për gjoba të rënda ndaj atyre që përdorin termin ‘i huaj i paligjshëm’ në një mënyrë që tregon urretje.Përdorimi i termit ‘i huaj i paligjshëm’ në gjuhë poshtëruese ose kërcënimi për të thirrur zbatuesit e ligjit për imigracionin ndaj një individi në Qytetin e Nju Jorkut, tani mund të rezultojë në një gjobë deri 250 mijë dollarë.…
Alsat 2019-11-09T23:00:04+01:00 Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama nënshkruan një deklaratë sot në Ohër me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, shkruajnë mediat maqedonase. Takimi i sotëm trepalësh i parapriu takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet ditën e nesërme. Kjo deklaratë me një listë të përparësive dhe masave vjen pas takimit të tyre të mëparshëm të përbashkët në Novi Sad. Në zemër të deklaratës është bashkëpunimi, angazhimi i përbashkët dhe eleminimi i të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave,…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.Këtë e bëri të ditur vet Elshani me anë të një postimi në Facebook. “Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtarët se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftesë për tu paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit”, ka njoftuar Elshani. Tutje, Elshani ka treguar se ftesën e ka pranuar fizikisht nga dy persona zyrtarë të tribunalit të Hagës. “Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës”,…
Alsat 2019-11-09T21:20:45+01:00 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga homologu i tij maqedonad, Zoran Zaev në Samitin e Ohrit. “Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve”, ka shkruar rama në Facebook. Loading…
Gjatë javës që po e lëmë pas ushtarakët rusë e serbë kishin testuar pajisje të rënda ushtarake në Serbi. Madje shteti serb ka shfaqur interesim të blejë edhe sistem të mbrojtjes reketor S-400. Një veprim i tillë është përcjellë me reagime të menjëhershme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë njohësit e sigurisë në Kosovë po e cilësojnë një veprim të tillë shqetësues. Njohësit e sigurisë në Kosovë vlerësojnë se një dukuri e tillë është shqetësuese.Ka ditë që ky armatim ka arritur në Serbi. Gjatë javës pajisje të rënda ushtarake ishin testuar nga ushtarakë rusë e serbë. Serbia…
Alsat 2019-11-09T21:13:16+01:00 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mer pjesë në takimin e nesërm në Ohër Qëndrimi i Thaçit Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese. Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar për herë të parë mikun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Nëpërmjet një shkrimi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, Thaçi ka goditur tërthorazi Ramën, për pjesëmarrjen e tij në një samit rajonal, ku nuk njihet Republika e Kosovës. Thaçi ka bërë të ditur se vetë ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, teksa ka përmendur arsyet pse ka marrë një vendim të tillë. “Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për…
Një i burgosur thotë se dënimi me vdekje është shlyer, pasi ai kishte vdekur për pak sekonda dhe ishte kthyer në jetë brenda në qeli.Benjamin Shcreiber ra pa ndjenja në qeli, në vitin 2015, dhe mjekët e risollën në jetë pasi i kishte ndaluar zemra. Pas kësaj, ai vendosi të bëjë një padi të veçantë kundër vendimit me vdekje. Gjykatësit nuk e kanë marrë parasysh deri tani, dhe thonë se nuk ka për t’u lirura derisa ta ketë verifikuar një mjek ligjor që ai ka vdekur vërtet.
Medalistja e pesëfishtë e sportit të notit në SHBA, Lucy Meyer viziton Qendrën e HANDIKOS-it‘’Shpresoj që të vizitoj sërish Kosovën dhe të ndihmoj sa më shumë fëmijët me aftësi të kufizuara’’. Kështu tha Lucy Meyer, medaliste e pesëfishtë në sportin e notit, njëkohësisht edhe zëdhënëse e UNICEF-it në SHBA, e cila bashkë me prindërit e saj sot qëndruan në Qendrën ditore të HANDIKOS-it në Prishtinë. Lucy Meyer takoi për së afërmi të gjithë fëmijët, të cilëve u shprehu dashuri dhe mbështetje të madhe. Meier bisedoi edhe me anëtarët e rritur në HANDIKOS dhe pa ambientet, dhomat dhe punishtet e Qendrës…
Shiu që po bije ditëve të fundit në Prishtinë, ndonëse jo shumë i rrëmbushëm, po e përmbytë hyrjen tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.Mjafton një rigë e shiut dhe hyrja tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë përmbytet nga uji. Kjo ngase rruga e asfaltuar ka defekte, gjë që bënë që uji të grumbullohet vetëm në një vend. Hapja e pusetave në hyrje të stacionit është bërë nga vetë punëtorët e stacionit, me qëllim që të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve që e frekuentojnë Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Alsat 2019-11-09T16:08:48+01:00 Në qendër të Shkupit u mblodh një grup qytetarësh dhe aktivistësh kundër punës së përmbaruesve. Ligji i ri, por problemi i vjetër, përmbaruesit punojnë njësoj si më parë, akuzojnë qytetarët. Shuma të mëdha ngarkohen për borxhet minimale prej disa denarëve. Aktivistët thonë se autoriteteve do t’u jepet edhe një shans tjetër, për të rregulluar gjërat dhe përmbaruesit të ndalin “vjedhjen” e qytetarëve. Përndryshe ata do të veprojnë në mënyrë radikale dhe paralajmërojnë protesta masive, në qytetet e mëdha në të gjithë vendin. [embedded content] Për një mijë denarë – dhjetë mijë, për dhjetë mijë – njëqind mijë, për…

