Një fermer 30-vjeçar zviceran, me nofkën “Andreas F.”, abuzoi seksualisht me kafshë në fermën e prindërve të tij në Thurgau të Zvicrës.Delet, lopët, viçat, dhitë, derrat, nuk u kursyen nga 30-vjeçari, madje as qeni i tij, shkruan Blick. “Andreas F.” u zbulua kur ai pati një aksident, gjatë një takimi seksual me një kafshë. Ai u plagos nga një dem me peshë 300 kilogramë. Gjykata e Qarkut Weinfelden në kantonin Thurgau dënoi “Andreas” me tre vjet psikoterapi për të kuruar shtytjen e tij seksuale ndaj kafshëve. Tani për tani, dihet pak për këtë çrregullim seksual. Arsyeja: Shumë pak pacientë me…
Author: almakos
Presidenca e Bosnies i ka bërë thirrje për sqarim ambasadorit francez këtë të premte, pasi presidenti francez tha se vendi i tyre është një “minë me sahat”, për shkak të luftëtarëve islamikë që po kthehen nga Siria.Pasi komentoi refuzimin e Francës për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Makron tha se një shqetësim i vërtetë për BE-në ishte Bosnia Herzegovina. “Shqetësimi i parë për këtë rajon nuk është as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut, por Bosnie-Herzegovina. Një minë me sahat ngjitur me Kroacinë, e cila po has problemin e xhihadistëve që kthehen nga Siria”, tha Makron të…
Presidenti i Francës ishte bllokuesi kryesor i vazhdimit të rrugës së mëtejme të Tiranës e Shkupit drejt BE’së, por Presidenti Thaçi ka pritje të mëdha nga ai. Thaçi në një shkrim në Tëitter ka treguar se ndodhet në Paris. Sipas tij, Franca mund të luaj rol kyç për marrëveshjen Kosovë -Serbi.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte njeriu që shuajti shpresën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negocioatave për anëtarësim në BE. Edhe pse kishin plotësuar kushtet e parashtruara nga blloku për hapje të negociatave, Macron vendosi kundër këtij vendimi me arsyetimin se “BE’ja nuk ishte e gatshme…
Qeveria gjermane ka arritur një kompromis për rritjen e pensioneve për pensionistët me të ardhura të ulëta.Marrëveshja garanton një pension bazë për punëtorët me të ardhura të ulëta pas muajve të tensioneve për këtë çështje, e cila ka mund të sjellë krizë në qeveri. Anëtarët e koalicionit qeverisës, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Financave Olaf Scholz, arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve që zgjatën më shumë se gjashtë orë, raporton Reuters. Një pension bazë do të jetë një shtesë për pensionet, e cila duhet të sigurojë që ata që marrin të ardhurat më të ulëta janë në gjendje të…
Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi janë miq që nga koha e luftës. Por, kur Selimi kishte kritikuar Ramush Haradinajn që u mbrojt në heshtje kur gjatë verës udhëtoi në Hagë, nga ish- kryeministri i vendit kishin shpërthyer akuza. Në debat ishte përfshirë edhe Daut Haradinaj i cili sonte ka bërë një postim për Selimin duke i thënë se do të dalë faqebardhë.“Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, thotë Haradinaj duke pasur besim të plotë se Selimi nuk do të dënohet nga kjo gjykatë, dhe se lufta e UÇK’së ka qenë e pastër. [embedded content] Ndryshe, Haradinaj ishte…
Dhjetëra hidrocentrale operojnë në Kosovë.Por ka edhe shumë investitorë të tjerë që janë të interesuar për rregullimin e hidrocentraleve të reja. E shoqëria civile përmes një peticioni të nisur ditë më parë ka dalë kundër hidrocentraleve në gjithë vendin, duke kërkuar që të merren parasysh kërkesat e qytetarëve e të ruhen ujërat në vend. Sipas Dardan Abazit nga organizata joqeveritare INDEP, Ministria e Ambientit po e lejon që të bëhet edhe më tutje degradimi i lumenjve. “Aktualisht kjo ministri që thotë nuk po mund të bëjë asgjë ka ne në diskutim një ligj ku parashihet projektligjin për….ndryshimin e plotësimin për…
Zyrtari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili duke polemizuar me Isa Mustafën tha që s’ka punuar kurrë dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik. “Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga naiviteti apo…
Alsat 2019-11-10T18:00:38+01:00 Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi do të intervistohet gjatë javës së ardhshme nga Gjykata Speciale në Holandë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka thënë se nga Gjykata Speciale është ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Postimi i plotë: Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të…
Nga një projekt i shtetit për ndërtimin e 35 shtëpive për komunitetet në komunën e Ferizajt, kanë përfituar tre të afërm të ish-deputetit Danush Ademi, përfshirë motrën, xhaxhain dhe këshilltarin e tij. Ndërkohë që familjarë e të afërme të ish-deputetit kanë përfituar nga ky fond, janë edhe 10 familje të tjera që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive, pasi që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.Tre të afërm të ish-deputetit Danush Ademi, kanë përfituar shtëpi, nga një fond që është ndarë nga Qeveria e Kosovës, për ndërtimin e shtëpive për komunitetet. Në listën e përfituesve, figurojnë Adile Mustafa motra e ish-deputetit…
Alsat 2019-11-10T16:26:34+01:00 Hedhja e mbetjeve ndërtimore dhe orendive të vjetra shtëpiake në kontejnerë dhe sipërfaqe gjelbëruese duket se është shndërruar në shprehi të zakonshme të qytetarëve të pandërgjegjshëm. Këtë fotografi tashmë mund ta shihni thuajse në çdo komunë, ku kontejnerët mbushen me mobilje, vaska, llaminat e gjësende të vjetruara që janë të tepërta në shtëpi. Disa nga qytetarët e anketuar dënojnë këtë akt të pahijshëm, ndërsa disa prej tyre tashmë edhe ishin ballafaquar edhe me gjobën e parë për prishje të pastërtisë publike. [embedded content] “Kjo u ngjan punëve që bëhen në Maqedoni. Të gjithë komentojmë se kur shkojmë në…
Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën. Kandidat për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Aleksey Kondratyev (origjinal: Алексей Кондратьев).Sipas të dhënave të marra nga RTK, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar…
Alsat 2019-11-10T15:53:29+01:00 Ndryshimi i emrave të dy shkollave fillore në Çair, “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi” thuajse është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse. Përgjigjja e fundit për fatin e emrave të rinj erdhi vitin e kaluar nga Regjistri Qendror, Institucion i cili u shfajësua nga të gjitha akuzat se kjo e fundit ishte pengesë për emrat e rinj. Nga ky institucion u deklaruan me shkrim për Alsat se tashmë tre vjet të plota askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shprehur interesim për të kuptuar më shumë se ku mbeti procedura e nisur për…

