Presidenti i Francës ishte bllokuesi kryesor i vazhdimit të rrugës së mëtejme të Tiranës e Shkupit drejt BE’së, por Presidenti Thaçi ka pritje të mëdha nga ai. Thaçi në një shkrim në Tëitter ka treguar se ndodhet në Paris. Sipas tij, Franca mund të luaj rol kyç për marrëveshjen Kosovë -Serbi.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte njeriu që shuajti shpresën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negocioatave për anëtarësim në BE.
Edhe pse kishin plotësuar kushtet e parashtruara nga blloku për hapje të negociatave, Macron vendosi kundër këtij vendimi me arsyetimin se “BE’ja nuk ishte e gatshme për zgjerim”.
Ky vendim la pa shpresa dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Maqedoni kryeministri, Zoran Zaev, ka shpallur zgjedhjet e reja dhe mori përgjegjësi përkudnër se ishte ai që çbllokoi çështjen e emrit me Greqinë. Mbyllja e derës së BE’së nga Macron çoi edhe në përhapje të ideve tjera në rajon sikur ajo e antarësimit në forumin ekonomik Euroaziatik në të cilën është anëtare Rusia dhe krijimi i një minischengeni ballkanik.
Megjithaë, duket se presidenti i vendit tonë, Hashim Thaçi, ka ende besim të madh në presidentin francez.
Ai është në Paris për të marrë pjesë në Samitin e Paqes. Në këtë takim do të merrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”,ka shkruar Thaçi.
Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.
Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e tëqeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në glob.
Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin pjesë presidentë nga e tërë bota, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare si OKB dhe BE’ja, si dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave joqeveritare të botës./Express/
I’m in #Paris for the Peace Summit. Will have a meeting w/ President @EmmanuelMacron to discuss latest developments in our region and the continent. France can play a crucial role in the forthcoming process of final peace settlement of mutual recognition btwn #Kosovo & #Serbia. pic.twitter.com/MhD6l4Ntzw
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 10, 2019




