Author: almakos

Alsat 2019-11-26T10:16:49+01:00 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur solidaritet dhe  keqardhje për viktimat nga tërmeti tragjik në Shqipëri. Zaev thekson se vendi është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet në Shqipëri dhe është në gatishmëri për të ndihmuar. “Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin e madh në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Fuqia e tërmetit, që e ndiejmë edhe ne, ka drejtuar mendimet tona drejt fqinjëve tanë.Bashkë ndjejmë sinqerisht me më të afërmit e viktimave ndërsa shpresojmë për kurim sa më të shpejtë nga pasojat. Që nga mëngjesi jemi në komunikim me institucionet…

Lexo më Shumë

Mjekët indianë ia kanë hequr një pacienti veshkën që kishte peshë të jashtëzakonshme prej 7.4 kilogramësh. Besohet që kjo është veshka më e rëndë që i është hequr ndonjë pacienti në Indi, sepse ky organ zakonisht peshon 120 deri në 150 gramë.Pacienti vuante nga një sëmundje e quajtur sëmundja policistike autosomale dominante, që bën që në veshkë të rriten shumë cista. Një mjek i përfshirë në këtë operacion tha se veshkat e mëdha janë të zakonshme te pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. “Ky pacient ka pësuar infeksion të madh që nuk ka mundur të luftohet me antibiotikë dhe përmasat…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar bashkë me kabinetin e tij qeveritar në Durrës  Sipas një gazetari të Top Channel Edi është në vendin e ngjarjes bashkë me disa anëtarë të kabinitetit të tij. Sot Shqipëria brenda pesë orëve është goditur nga më shumë se 13 tërmete, por më i madhi ishte ai I orës 3:55 me epiqendër në Detin Adriatik e që për pasojë e ka pësuar më se shumti qyteti I Durrësit. Tërmetet janë dëgjuar edhe në qytetet tjera, por edhe jashtë Shqipërisë, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut por edhe në Ulqin. Shumë qytetarë…

Lexo më Shumë

Rreth orës 3:55 të mëngjesit të së martës një tërmet ka goditur Kosovën duke shkaktuar edhe panik të qytetarëtTë dhënat e para thonë se epiqendra e këtij tërmeti është Deti Adriatik, me shkallë të Rihterit, 6.4 por tërmete të tjera ka pas edhe në Vorë të Shqipërisë dhe Koman. Kjo ka shkaktuar dridhje të forta sidomos në Tiranë dhe Durrës. Megjithatë, drejtori I Institutit Seizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka reaguar i pari me një status në facebook ku ka bërë thirrje që mos të shkaktohet panik të qytetarët. “Ju lutemi mos krijoni panik te qytetarët, në orët e mëngjesit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Republika e Shqipërisë ka në plan që të hapë një konsullatë në Preshevë. Por ai thotë se këtë po e pengon Ivica Daçiq. “Shqipëria pritet të hapë një konsullatë në Preshevë, por kjo po prolongohet nga Daçiqi”, thotë ai. Tutje ai tregon se për çka kanë biseduar me ushtruesin e detyrës së ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në takimin që kanë pasur përfaqësuesit shqiptar të Luginës me përfaqësues të politikës shqiptare në Tiranë. “Kam qenë kritik ndaj Shqipërisë për formën dhe…

Lexo më Shumë

Pas tre dekadash përpjekjesh, Tuzi u bë komunë me kompetenca të plota në Mal të Zi dhe në zgjedhjet e marsit për herë të parë forcat politike shqiptare fituan shumicën në Kuvendin Komunal. Nik Gjeloshaj, u zgjodh si kryetar i komunës së pavarur.Gjeloshaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës nga studioja e Nju Jorkut se fitorja e statusit të komunës me kompetenca të plota, ishte një rezultat i punës së pareshtur të forcave politike shqiptare, bashkimit të këtij faktori dhe kontributit të diasporës. “E ardhmja e këtij vendi (Tuzit) është të qeveriset nga shqiptarët, forcat politike shqiptare dhe…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për emërimet në pozitat kryesore në AKI.Kreshnik Gashi është zgjedhur shefi i ri i AKI’së, ndërsa Burim Ramadani është zgjedhur inspektori i përgjithshëm i po këtij institucioni. Reagime të shumta ka pasur për këto emërime nga një kryeministër në largim nga shoqëria civile dhe subjektet politike. LVV, si fituese e zgjedhjeve, thotë se këto emërime janë punësime partiake. “I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e heroit kombëtar, Agim Ramadani, ka bërë të ditur me anë të një postimi se me 28 nëntor do të zbulohen shtatoret Agim Ramadanit dhe Mulla Idriz Gjilanit në qytetin e Gjilanit për rastin e Ditës së Flamurit.Shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit do të zbulohet në parkun e qytetit, përballë zyrës së Kryetarit në orën 10:30. Ndërkohë prej orës 11:00 në sheshin e qytetit do të zbulohet edhe shtatorja e heroit kombëtar të luftës së fundit në Kosovë, Agim Ramadani. Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj: “Të dashur bashkëatdhetarë,shokë dhe bashkëluftëtarë të Agimit, miqë dhe dashamirë…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar është goditur nga vetura në Kaçanik, raporton Gazeta Express.Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, ka treguar se pasditen e sotme një këmbësor është goditur nga vetura në Kaçanik. Rasti ka ndodhur në orën 17:30 te “Fusha e Pajtimit”. Vetura ka goditur një këmbësor. I dëmtuari është në emergjencë të Ferizajt”, ka thënë Gashi për Express. Ai ka treguar se këmbësori pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është liruar për në shtëpi dhe se nuk ka marrë lëndime të rënda trupore.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-25T18:55:21+01:00 Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot  zgjodhi përbërjen e re me mandat prej katër vjetëve, duke filluar nga 1 janari i vitit 2020. Kryetar i ri i ASHAM-it është zgjedhur akademik Lupço Kocarev, profesor i FSHKIK, ndërsa për nënkryetarë akademikët Zhivko Popov dhe Gazanfer Bajram. Sekretar shkencor i Akademisë do të jetë Izet Zekiri. Në Asamblenë e përgjithshme zgjedhore anëtarë të Presidencës së ASHAM-it janë zgjedhur akademikët Katica Qullavkova, Abdulmenaf Bexheti, Vladimir Serafimovski, Leonid Gërçev, Gligor Jovanovski, Radovan Pavlovski dhe Momir Polenakoviq. Loading…

Lexo më Shumë

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e kanë emëruar Kreshnik Gashin drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), derisa Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së.Ky vendim ka nxitur shumë reagime. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këto emërime janë antikushtetuese dhe pazar i PAN-it të vjetër. Në ndërkohë, këto emërime nuk janë pritur mirë edhe nga shoqëria civile. Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se këto vendime janë të kundërligjshme dhe nuk janë legjitime. “Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka pritur me shqetësim emërimet që ndodhën sot nga kryeministri…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-25T17:20:57+01:00 Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në suaza të të cilës do të mbajë takim me nikoqirin e tij shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov. Siç kumtoi MPJ, në takim është parashikuar të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë dhe rajonit. Gjithashtu, shtohet, është parashikuar të shqyrtohen edhe mundësitë për përparim të dialogut politik mes dy vendeve, në dritë të implementimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës. Në suaza të vizitës zyrtare…

Lexo më Shumë