Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar bashkë me kabinetin e tij qeveritar në Durrës
Sipas një gazetari të Top Channel Edi është në vendin e ngjarjes bashkë me disa anëtarë të kabinitetit të tij.
Sot Shqipëria brenda pesë orëve është goditur nga më shumë se 13 tërmete, por më i madhi ishte ai I orës 3:55 me epiqendër në Detin Adriatik e që për pasojë e ka pësuar më se shumti qyteti I Durrësit.
Tërmetet janë dëgjuar edhe në qytetet tjera, por edhe jashtë Shqipërisë, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut por edhe në Ulqin.
Shumë qytetarë janë zgjuar orët e mëngjesit, derisa raportohet për së paku tri viktima deri me tani, një prej të cilave e konfirmuar. /GazetaExpress/




