Alsat 2019-11-25T11:16:39+01:00 Kryeministri i vendit Zoran Zaev së bashku me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, gjatë një konferencë për shtyp pranë qeverisë ilustroi reformën zgjedhore, që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se reforma zgjedhore është një prioritet i qeverisë për të siguruar zgjedhjet të drejta dhe të ndershme, ndërsa do të ketë edhe një informim më të mirë të qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Do të reformojmë kodin zgjedhor me principet demokratike ndërsa qeveria e Zvicrës do të japë mbështetjen e kësaj reforme. E gjithë reforma do të jetë demokratike dhe kredibile. Reforma do të…
Author: almakos
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur partitë politike nëse kanë ndonjë ankesë në PZAP që të certifikojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Gazeta ExpressKështu kanë deklaruar nga ky institucion në një përgjigje për Gazetën Express. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë duke pritur afatin 24 orësh për të parë nëse do të ketë ankesë, që pastaj të procedojnë me publikimin e rezultateve. “Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në…
Alsat 2019-11-25T09:54:22+01:00 Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot fillon debate për projekt – buxhetin për vitin 2020. Debati sot do të nis në Komisionin për financim dhe buxhet. Projeksioni financiar i arkës së shtetit për vitin 2020 është planifikuar 3,6 miliardë euro. Qeveria tha se në fokus do të jetë kapitali njerëzor, gjegjësisht shëndetësia, arsimi, sistemi social dhe përkrahja e e zhvillimit ekonomik. Mbi 56 për qind e buxhetit do të shkojnë në këtë sferat e lartpërmendura. Planifikimet për rritje ekonomike janë 3,8% nga GDP-ja, ndërsa deficit buxhetor të jetë 2.3%. Loading…
Një nëndetëse e mbushur me më shumë se dy mijë kilogramë kokainë është sekuestruar nga policia spanjolle.Autoritetet njoftuan se dy persona janë arrestuar pasi nëndetësja u ndal në një pjesë të bregdetit në rajonin veriperëndimor të Galicia-s. Një person tjetër ka arritur të ikë, ndërsa besohet se të tre të dyshuarit janë nga Ekuadori. Mediet spanjolle raportuan se kjo nëndetëse ka ardhur nga Kolumbia dhe policia po mundohet të marrë vesh nëse ky mjet lundrimi është ngarkuar me drogë në këtë shtet apo në ndonjë vend tjetër. Në të kaluarën, nëndetëset janë përdorur nga bandit e drogës për të kontrabanduar…
Alsat 2019-11-25T09:12:07+01:00 25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave. Dita ndërkombëtare për luftë kundër dhunës ndaj grave këtë vit shënohet nën moton “Ngjyroseni botën portokalli: Gjenerata barazi kundër dhunimit”. Si edhe më parë, këtë vit Dita ndërkombëtare do ta shënojë fillimin e 16 ditëve aktivitete që do të përfundojë më 10 dhjetor të po këtij viti, që është Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Loading…
Bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikën e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, tha se emërimi i Richard Grenell si i dërguar Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi nuk do të thotë edhe përfshirje më e madhe e SHBA në periudhën e ardhshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës.“Në Kosovë, Serbi dhe në rajon, emërimi i dy të dërguarve specialë, njëri Matthew Palmer për Ballkanin Perëndimor dhe tjetri Richard Grenell për dialogun Beograd-Prishtinë, është interpretuar si një angazhim i ri dhe me këtë është vendosur fokusi i administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor”, tha Weber për emisionin “Slobodno srpski”…
Të dielën ka përfunduar rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve. Nga KQZ-ja kanë njoftuar se rezultati i tyre do të publikohet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë PZAP-i ka hedhur poshtë ankesën e LVV-së për numërim të votave të fundit të ardhura nga diaspora. Nga Vetëvendosja kanë thënë se ende nuk kanë marrë vendim nëse, lidhur me këtë çështje, do t’i drejtohen ose jo Gjykatës Supreme.Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar gjatë ditës së djeshme rinumërimi i 1407 vendvotimeve. Këto vendvotime shkuan në rinumërim pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili u mor para…
Është hapur për herë të parë në Spanjë një mësonjëtore në gjuhën shqipe.Tashmë fëmijët në Madrid dhe më tej, do të kenë një kënd ku të flasin dhe të luajnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Në këte ditë të parë patën mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Pati edhe familja nga skajet më të largëta të Spanjës për mos ta humbur këtë ngjarje. [embedded content] Ambasada e Shqipërisë në Spanjë dhe Ambasadori Gazmend Barbullushi kanë ndihmuar poashtu në këtë arritje të nisur nga Shoqata e Shqiptarëve në Spanjë dhe anëtarët e saj…
Alsat 2019-11-24T22:39:21+01:00 Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë L.M. në moshën 22 vjeçe, nga Lagja Arbëria e Kumanovës. Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit. Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit. Alsat Loading…
Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë. Një makinë tërësisht elektrike, Aspark Owl, është në gjendje që të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë në vetëm 1.69 sekonda dhe për këtë jep garanci prodhuesi japonez i makinave, Aspark.Mjeti elektrik lë pas kështu rivalë të tjerë si Concept Two i Rimac dhe Roadsterin e Teslas, që respektivisht iu duhen 1.85 sekonda dhe 1.9 sekonda për të arritur të njëjtën shpejtësi. Owl, është prezantuar fillimisht si një prototip në 2017, por versioni final e bëri premierën botërore në shoun prestigjios të makinave në Dubai.…
MPB ka lëshuar rreth 25 mijë leje për posedim të armëve. Interesim të madh ka edhe në Qendrat e TrajnimitKy qytetar armët i ka pasion. E të tillë ka goxha shumë në Kosovë. Prandaj edhe kërkesat për pajisje me leje për armë mbajtje janë të mëdha. Deri me tani Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar mbi 25 mijë leje të tilla. Drejtorit të Divizionit për armë dhe municion, Destan Mustafa “Që nga viti 2009, deri më tani kemi lëshuar rreth 25 mijë leje për armë, janë të regjistruara diku rreth 20 mijë. Kjo nënkupton se kanë qenë leje të…
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në orët e mbrëmjes në lagjen Dragodan të Prishtinës.Policia është në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet ende për të lënduar as nuk dihet për shkaqet e gjuajtjes me armë. “Rreth orës 19:50 është raportuar se ne parkun e ri të lagjes Arbëria në Prishtinë ka pas të shtëna me armë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar deri tani. Detaje tjera do te ipen pas raportimeve shtesë”, ka thënë zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Express. /Express/

