MPB ka lëshuar rreth 25 mijë leje për posedim të armëve. Interesim të madh ka edhe në Qendrat e Trajnimit
Ky qytetar armët i ka pasion.
E të tillë ka goxha shumë në Kosovë.
Prandaj edhe kërkesat për pajisje me leje për armë mbajtje janë të mëdha.
Deri me tani Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar mbi 25 mijë leje të tilla.
Drejtorit të Divizionit për armë dhe municion, Destan Mustafa
“Që nga viti 2009, deri më tani kemi lëshuar rreth 25 mijë leje për armë, janë të regjistruara diku rreth 20 mijë. Kjo nënkupton se kanë qenë leje të UNMIK’un dhe tani janë në proces të legalizimit. Këto 25 mijë leje, janë lëshuar me kërkesa ligjore që ligji i njeh si arsyeje të sportit, rekreacionit dhe gjuetisë’’
Por, për tu pajisur me një leje të tillë, Drejtorit të Divizionit për armë dhe municion, Destan Mustafa thotë se qytetarët duhet të kalojnë në disa procedura.
Drejtorit të Divizionit për armë dhe municion, Destan Mustafa;
“Procesi është paksa i gjatë, qytetarët duhet të kryejnë një trajnim për armë… ky trajnim bëhet prej kompanive të licensuara prej MPB, por e gjithë këta i nënshtrohen provimit shtetëror, pastaj janë edhe 4 kërkesa tjera që duhet të përmbushen”.
Mustafa theksoi se numri i kërkesave për tu pajisur me një leje arrin diku rreth 5-6 mijë në vit.
Ndërkaq, rreth 1000 persona në vit, i nënshtrohen trajnimit me armë zjarri në një prej qendrave të trajnimit.
Menaxheri i qendrës Reload, Artan Zaimi, thotë se ky interesim sa shkon e ritet çdo vit.
Artan Zaimi, menaxher i qendrës Reload;
“Ne si kompani ofrojmë Drejtor i Administrates, Reload Ne si kompani ofrojmë trajnimin themelor për manipulim me armë zjarri, qoftë armët shkurta. Interesimi është gjithmonë i madh, është në një trend të rritjes ky sport po behet një disiplinë mjaft atraktive. 50-60 persona vijnë, rreth 1000 persona në vit i nënshtrohen provimit”.
Në momenti kur këta qytetarë pajisen me një leje të tillë, ata kanë të drejtë të blejnë armë.
Ani pse qytetarët kanë një interesim të madh të pajisen me armë, si dhe ti blejnë ato ka prej tyre që hezitojnë ta bëjnë atë.
Kjo sipas ekspertit te sigurisë Nuredin Ibishi, pasi kostoja për legalizim të një armë është shumë e lartë e në raport me gjendjen ekonomike në Kosovë.
Kostoja totale për legalizim, përfshirë kontrollet shëndetësore, vërtetimet, trajnimin dhe lejen, sipas Mustafës, arrin vlerën e rreth 300 eurove.
E aplikuesit ,zakonisht pajisen me leje për posedim të armës me arsyetim të përdorimit për rekreacion, shenjëtari ose gjueti, varësisht nga lloji i armës.




