Romanca mes LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje përveç që po ngacmohet nga jashtë, ka tundime edhe nga vetë ata që duan të jenë partnerë në Qeverinë e ardhshme. Albin Kurti nuk e përjashton atë që e pëlqen ta quajë profesor, pra kreun e LDK’së, Isa Mustafën, kur flet për “kryeministrat që kanë vjedhur”. Nga ana tjetër, edhe Mustafa ia tregon vendin Kurtit, që pritet të jetë i nominuari për kryeministër.Gazeta Express Kandidati për kryeministër i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, doli me një postim në Facebook ku tregoi se kishte arritur marrëveshje me tre deputetë nga komunitetet duke thënë se tani ka…
Author: almakos
Shumë persona kërkuan që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo.Brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u në Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë. Nga këto vendime të marra 1 mijë e 705 shin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa. Gjermania është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan që të lirohen nga shtetësia kosovare. 1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga…
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë shqetësuar Vuciçi dhe aleatët e tij, për kalimin e pragut zgjedhor të koalicionit NISMA-AKR-PD.Pacolli ka shkruar në Facebook se përpjekjet për të manipuluar vu;lnëtin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar nga sundimi i ligjit. “Ri-numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit. Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve…
Alsat 2019-11-24T16:26:51+01:00 Prokurorët, por edhe punonjësit në PSP së bashku me Katica Janevën t’i kthejnë paratë që i kanë marrë jashtë kornizës ligjore. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkon konfiskim të pronës së fituar ilegale, por edhe përgjegjësi politike e morale. Sipas Trajanovit, nuk është e lejueshme që një prokuror të ketë të ardhura prej 5000-6000 euro në muaj kurse kryeministri dhe presidenti 1200 euro. Është më se e qartë që të gjithë që kanë marrë mjete e kanë ditur që punojnë jashtë rregullave të përgjithshme, se për këtë duhet të mbajnë llogari ligjore, politike e kështu me radhë.…
Qytetarët e Kosovës gati se çdo ditë ballafaqohen me probleme të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë e tyre publike, përfshirë edhe rastet e dhunës fizike, rastet e vjedhjeve e grabitjeve, dukuri tjera shqetësuese deri te zhurma dhe prishja e rendit e qetësisë publike.Për të ndihmuar qytetarët që t’i denoncojnë rastet shqetësuese tek organet kompetente të rendit, autoritetet kanë krijuar njësi të veçanta të njohura si Policia në Bashkësi (komunitet), në mënyrë që reagimi i organeve të rendit në ndihmë të qytetarëve të jetë sa më i shpejtë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se pothuajse…
Një grua dhe dy fëmijë janë raportuar të vdekur në Florida të Shteteve të Bashkuara të shtunën pasi një tren i udhëtarëve që po shkonte nga Miami në New York e goditi një veturë në një kryqëzim të rrugës me binarë.Tri viktimat ishin pasagjerë në veturën e goditur nga treni, e cila u dëmtua shumë. Sipas autoriteteve, asnjëri nga pasagjerët e trenit nuk ka pësuar lëndime në këtë aksident. Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 14 në Indiantown, rretj 38 milje larg West Palm Beach. Raportohet se treni e ka shtyrë veturën e goditur për 800 metra para se të…
Alsat 2019-11-24T15:00:55+01:00 Asnjë përgjegjësi për lëshimet që janë bërë gjatë ndërtimit të shkollës fillore “7 Marsi” në komunën e Çairit, rreth një dekadë më parë. Nuk dihet as kostoja e ndërtimit të këtij objekti. Defektet serioze tashmë kanë dalë në sipërfaqe dhe me të njëjtat po përballen nxënësit dhe mësimdhënësit, posaçërisht pas reshjeve të shiut ku çdo pjesë përmbytet nga uji ndërkohë që edhe objekti ka nisur të ndahet në dysh. [embedded content] Jo zyrtarisht, Alsat mëson se shkolla ishte lëshuar në përdorim pa u kryer i kontrolli i nevojshëm teknik për të cilin akt ishin të njoftuar edhe vet…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës.Kreu i Nismës ka thënë se pas përfundimit të rinumërimt të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. Nisma dhe koalicioni i saj do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtarë. Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore! Ashtu siç kemi thënë nga fillimi Nisma dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e…
Alsat 2019-11-24T14:16:47+01:00 Kanalizimi fekal “vërshon” stacionin e autobusëve në Tetovë. Ka vite që ujërat e zeza, pas çdo reshje shiu, përfundojnë në rrugën e stacionit të Autobusëve, për të cilin zgjidhje nuk kanë gjetur prej vitesh as ndërmarrja publike e as drejtoria e stacionit. “Përveç ujërave të zeza që janë kështu, siç i shihni, për vite me radhë, në stacionin e autobusëve në Tetovë, kanë filluar të mos kujdesen edhe për mbeturinat, dhe të krijojnë kësi deponi të vogla”. Banorët, të revoltuar nga kjo situatë thonë se ankesat e tyre nuk merren parasysh nga Ndërmarrja publike komunale. “Na pengon shumë,…
Forca e Sigurisë së Kosovës sivjet do të shënojë Ditën e Forcës me flamuj e emblema të reja për secilën njësi. Ato janë dekretuar nga presidenti i Kosovës dhe të mërkurën ushtarët e FSK-së do të parakalojnë për herë të parë me mandat të ri ushtarak.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë në një intervistë për KosovaPres, se sivjet Dita e Forcës do të jetë e veçantë për të gjithë Kosovën, meqë do të jenë zyrtarisht për herë të parë me mision dhe mandat të ri ushtarak. Të mërkurën Forca e Sigurisë së Kosovës do të shënojë ditën e saj,…
Alsat 2019-11-24T13:10:04+01:00 Kryeministri Zoran Zaev në intervistën javore të Radion Evropa e Lirë shprehet i bindur se partia e tij do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, ky është vendim i qytetarëve. Nisem nga përshtypja për atë se çka është arritur në këto dy vite e gjysmë, cila është alternativa, përkatësisht çka ofrojnë oponentët tanë dhe përcaktimi për rritjen dhe zhvillimin e ardhshme të vendit tonë. Besoj se me programin i cili do të vazhdojë si kontinuitet i tërë kësaj që është bërë deri më tani, qytetarët…
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është rrahur me dy punëtorë dhe më pas ka shtënë me armë zjarri disa herë.Sipas policisë, punëtorët ishin duke kryer disa punime në rrugë. Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe dy gëzhoja. I dyshuari dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

