Alsat 2019-11-24T13:10:04+01:00
Kryeministri Zoran Zaev në intervistën javore të Radion Evropa e Lirë shprehet i bindur se partia e tij do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, ky është vendim i qytetarëve. Nisem nga përshtypja për atë se çka është arritur në këto dy vite e gjysmë, cila është alternativa, përkatësisht çka ofrojnë oponentët tanë dhe përcaktimi për rritjen dhe zhvillimin e ardhshme të vendit tonë. Besoj se me programin i cili do të vazhdojë si kontinuitet i tërë kësaj që është bërë deri më tani, qytetarët do të kenë përcaktim të qartë të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme të 12 prillit.
Në pyetjen për rastin “Reket”, dhe ndaj pohimeve të opozitës se ai është koka e oktapodit, Zaev thotë se një gjë e tillë nuk do të kishte gjasa të dalë në sipërfaqe nëse do të kishte ndodhur në kohën e Gruevskit.
“Nuk mund të ndodhë pa dijen e kryeministrit nëse kryeministri është autokrat dhe nëse ka kontroll ndaj të gjitha proceseve në shtet. Një gjë e tillë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të dilte në sipërfaqe nëse do të ndodhte në kohën e Nikolla Gruevskit. Në raste të tilla zakonisht kreu i pushtetit do t’i mblidhte paratë, por tani kryeministri e paraqet rastin, unë vetë e paraqita rastin dhe kjo u tha qartë dhe nga prokuroria edhe nga të gjithë. Zoran Zaev është paraqitësi i rastit, Zoran Zaev nuk është nën hetime, nëse ka çfarëdo qoftë lidhur me këtë rast, dëshiroj të zbardhet”, deklaroi Zaev.
Loading…



